-
VIDEO
Gozleme, Pite turke pa vaj, mbushur me gjizë, kos e vezë nga zonja Albana
Gozleme, pite turke pa vaj
Përbërësit:
- 5 gota miell
- 1 lugë e gjysmë maja
- 1 lugë e gjysmë kripë
- Ujë
Për mbushjen me djathë:
- 400 gr djathë
- 1 tufë majdanoz
- 1 qepë e vogël
- Pak vaj ulliri
- Piper i kuq
Për mbushjen me patate:
- 3 patate mesatare
- Gjalpë
- Erëza
Për mbushjen me gjizë:
- 400 gr gjizë
- 4 lugë kos
- 2 vezë
- 2 lgj gjalpë
Përgatitja:
Zëmë brumin dhe e ndajmë në kuleçë, të cilët i punojmë mirë me duar dhe i hapim sa pëllëmba e dorës ose pak më të mëdha. Përgatisim disa lloje mbushje sipas dëshirës dhe vendosim mbushje deri te gjysma e petës. Gjysmën tjetër të petës e hedhim mbi mbushje duke i shtypur anësoret. I kalojmë në tavë për pjekje ose i skuqim pa vaj, por duke i lyer me gjalpë me anë të një furçe.
-
VIDEO
Reçel me domate jeshile nga zonja Albana / Shije unike, e paimagjinueshme
Reçel me domate jeshile
Përbërësit:
- 1 kg domate të gjelbra
- 800 gr sheqer
- 1 limon (lëngu dhe lëkura e grirë)
- 1 shkop kanelle
- 2-3 karafil
Përgatitja:
Lajmë mirë domatet e gjelbra dhe presim pjesën e sipërme, nëse është e nevojshme. I presim në kubikë të vegjël ose feta të holla, sipas preferencës. Vendosim domatet në një tas të madh dhe shtojmë sheqerin sipër. I lëmë të qëndrojnë për 4-6 orë ose gjatë natës, në mënyrë që të nxjerrin lëngun e tyre natyror. Më pas e transferojmë përzierjen e domateve dhe sheqerit në një tenxhere të thellë. Shtojmë lëngun e limonit dhe lëkurën e grirë. Nëse dëshirojmë aromë më të thellë, shtojmë shkopin e kanellës dhe karafilat. Gatuajmë reçelin në zjarr të ulët deri të mesëm, duke e përzier vazhdimisht për të shmangur ngjitjen në fund të tenxheres. E lëmë të ziejë për rreth 45-60 minuta derisa reçeli të trashet dhe të ketë një konsistencë xheli. Sterilizojmë kavanozat dhe kapakët duke i zhytur në ujë të valuar për disa minuta. I lëmë të thahen mirë. Hedhim reçelin e ngrohtë në kavanoza, mbyllim mirë kapakët dhe i lëmë të ftohen plotësisht me kokë poshtë, për të krijuar një mbyllje hermetike.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 21 nëntor 2024
Titujt e gazetave për sot, nga pas vrasjes së 14-vjeçarit Rama propozon të mbyllen ose të vendosen filtra për Tik Tok dhe Snapchat te sekuestrohen dy vila në emër të Monika Kryemadhit e nënës së saj e deri tek "helmimi" i shqiptarëve me ilaçe të dyshimta.
-
VIDEO
BOMBA, sondazhi për ELBASANIN, PS 9 mandate, PD vetëm 5. SKEMA, si do MOHOHET vota diasporës
Ne emisionin “Repolitix” u publikua sondazhi i përmuajshëm, i Report Tv, në bashkëpunim me analistin Eduard Zaloshnja, që këtë herë analizoi prirjen e votës në qarkun e Elbasanit. Sipas sondazhit, PS ruan rezultatin e 2021 ndërsa lufton një mandat më shumë, ndërsa PD bie. Ndryshe nga 2021, një mandat në Elbasan mund të rrëmbehet nga partitë e vogla.
-
VIDEO
Sekuestrimi i vilave të Kryemadhit/ Juristi Romeo Kara: Të shkulet me rrënjë kjo e keqe! Pa lënë pas dore partitë e tjera, kanë uzurpuar jetën tonë
Juristi Romeo Kara e shikon si të logjikshme lëvizjen e gjykatës sot me sekuestrimin e dy vilave të Monika Kryemadhit në Kodrën e Dieliit në Tiranë. Më tej ai shpërtheu ndaj tre partive kryesore në vend që kanë uzurpuar jetën e shqiptarëve.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 20 Nëntor 2024 – Receta tradite/ Mjalti/ Gështenjat/ Lakra 'bombë' e shëndetit
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me lakër arme dhe kimë / Trahanik/ Paluze me arra e pjekur në furrë.
Me nutricionistin dhe ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka, u ndalëm në një nga produktet me shumë vlera të mëdha shëndetësore, mjalti. Vlerat e mjaltit për shëndetin janë të provuara shkencërisht dhe jo më kot ai njihet si ‘ari i lëngshëm’. Po si duhet të përdoret mjalti pa humbur vlerat e tij ushqyese? Cilat janë disa nga gabimet që shpesh herë bëjnë konsumatorët? Ekzistojnë disa lloje mjalti, cili është më cilësori? Si mund të dallojnë konsumatorët midis mjaltit të cilësisë së lartë dhe mjaltit me cilësi të ulët apo të rreme? Pse falsifikimi është bërë një problem kaq i madh në tregun e mjaltit? Çfarë duhet të kërkojnë konsumatorët në etiketa apo bletarritës për t'u siguruar që po blejnë mjaltë të pastër dhe natyral. A ka ndonjë rrezik për shëndetin që lidhet me konsumimin e tepërt të mjaltit? Kur është momenti më i mirë gjatë ditës për të konsumuar mjaltin dhe sa është doza e rekomanduar? Diskutojmë në ‘Rreze Dielli’ me nutricionistin Joka, i cili na tregon dhe disa nga problematikat shëndetësore në të cilat mjalti bashkuar me produkte të tjera natyrale ndihmon në trajtimin e tyre.
Gështenjat janë ndër më të mirat e sezonit, të pjekura apo të ziera, aroma e tyre është e parezistueshme, posaçërisht në këto ditë vjeshte. Por përveç shijes fantastike, gështenjat janë dhe tepër të ushqyeshme, një grusht gështenjash në ditë sjell shumë vlera për shëndetin, pasi ato janë të pasura me vitamina e minerale. Gështenjat janë burim i pasur i vitaminës C, kalciumit dhe fosforit, ndaj ato janë ideale kur ndiheni të lodhur dhe të plogësht. Gështenjat kanë më pak yndyrë në krahasim me arrorët e tjerë me lëvore të fortë, gjithashtu edhe më shumë niseshte, që i bëjnë të tretshme. Për të mësuar më shumë mbi vlerat e gështenjave dhe se çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse konsumoni gështenja flasim në studion e "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka, i cili na tregon dhe gramaturën që duhet të konsumojmë në një ditë, si dhe për cilët persona dhe problematika shëndetësore janë më të këshillueshme.
Lakra është një nga perimet e preferuara të stinës së dimrit, ajo vjen në ngjyra të ndryshme të kuqe, vjollcë, të bardhë dhe jeshile. Veçse shumë e shijshme lakra është gjithashtu mjaft e mirë edhe për shëndetin tonë, pasi përmban fibra, folate, mangan, kalcium, kalium, magnez dhe plot vitamina. Së bashku me ushqyesit e rëndësishëm që përmban, lakra ka pak kalori dhe përmban antioksidantë të fuqishëm, përfshirë polifenolet dhe komponimet e squfurit. Si e tillë lakra është një nga perimet me më shumë përfitime dhe cilat janë ato i diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka. Dallimet ushqyese midis lakrës së bardhë dhe të kuqe, përfitimet shëndetësore dhe vetitë medicinale. Diskutojmë për rolin e lakrës në parandalimin e sëmundjeve, tretjen dhe menaxhimin e peshës tek njerëzit, enjtjet apo dhimbjet e kyçeve. Gjithashtu ndalemi dhe në përfitimet në shëndet nga konsumimi i lakrës së fermentuar turshi.
-
VIDEO
Mbylljet Tiktok dhe Snapchat? Mentor Kikia në Report Tv: Kufizimi i përdorimit të rrjeteve sociale masë e duhur! Shoqëria jonë e ngarkuar nga dhuna! Mjedis më edukues për të rinjtë
Pas ngjarjes së rëndë ku Martin Canit, nxënësi 14 vjeçar u vra me thikë nga një bashkëmoshatar, Qeveria vendosi që të hedhë në diskutim publik dy propozime, mbyllja në Shqipëri e Snap Chat apo TikTok apo vendosja e filtrave në këto dy rrjete sociale tepër të populluara mes adoleshentëve.
-
VIDEO
Atentati me 4 të vrarë në Shkodër, arrestohen 4 policë! Akuzohen për 'shpërdorim detyre'
Katër policë janë arrestuar nga AMP në lidhje me masakrën e Shkodrës me 4 të vrarë.
Ata akuzohen per ''Shpedorim detyre'' ne lidhje me atentatin e 30 tetorit. Arrestimi i tyre u krye ne oret e para te mengjesit, pritet njoftimi zyrtar i AMP.
Të arrestuar janë Blerim Kurmekaj, Viktor Logu, Julian Sterkaj, Marte Martini.
-
VIDEO
Regjistruan pronë tek Gjiri i Lalzit me dokumente false, arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Durrësit, Ardian Kona, 3 të tjerë në kërkim! U zbuluan nga përgjimet
Policia arrestoi sot ish kreun e Kadastrës së Durrësit Ardian Kona. Ai akuzohet për shpërdorim detyre pasi regjistroi pronë me dokumente false. Në kërkim janë dhe 3 persona.
-
VIDEO
Lakra ‘bomba’ që vret sëmundjet
Lakra është një nga perimet e preferuara të stinës së dimrit, ajo vjen në ngjyra të ndryshme të kuqe, vjollcë, të bardhë dhe jeshile. Veçse shumë e shijshme lakra është gjithashtu mjaft e mirë edhe për shëndetin tonë, pasi përmban fibra, folate, mangan, kalcium, kalium, magnez dhe plot vitamina. Së bashku me ushqyesit e rëndësishëm që përmban, lakra ka pak kalori dhe përmban antioksidantë të fuqishëm, përfshirë polifenolet dhe komponimet e squfurit. Si e tillë lakra është një nga perimet me më shumë përfitime dhe cilat janë ato i diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka. Dallimet ushqyese midis lakrës së bardhë dhe të kuqe, përfitimet shëndetësore dhe vetitë medicinale. Diskutojmë për rolin e lakrës në parandalimin e sëmundjeve, tretjen dhe menaxhimin e peshës tek njerëzit, enjtjet apo dhimbjet e kyçeve. Gjithashtu ndalemi dhe në përfitimet në shëndet nga konsumimi i lakrës së fermentuar turshi.
-
VIDEO
Gështenjat, të pjekura apo të ziera? Ku po gabojmë në konsumimin e tyre
Gështenjat janë ndër më të mirat e sezonit, të pjekura apo të ziera, aroma e tyre është e parezistueshme, posaçërisht në këto ditë vjeshte. Por përveç shijes fantastike, gështenjat janë dhe tepër të ushqyeshme, një grusht gështenjash në ditë sjell shumë vlera për shëndetin, pasi ato janë të pasura me vitamina e minerale. Gështenjat janë burim i pasur i vitaminës C, kalciumit dhe fosforit, ndaj ato janë ideale kur ndiheni të lodhur dhe të plogësht. Gështenjat kanë më pak yndyrë në krahasim me arrorët e tjerë me lëvore të fortë, gjithashtu edhe më shumë niseshte, që i bëjnë të tretshme. Për të mësuar më shumë mbi vlerat e gështenjave dhe se çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse konsumoni gështenja flasim në studion e "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka, i cili na tregon dhe gramaturën që duhet të konsumojmë në një ditë, si dhe për cilët persona dhe problematika shëndetësore janë më të këshillueshme.
-
VIDEO
Mjalti, shëruesi i madh i 216 sëmundjeve/ Altin Joka: Si të përdoret pa humbur vlerat