• VIDEO

    Jeni kuriozë për çajin më të famshëm të momentit? Ja pija që ju dobëson dhe si ta përgatisni

    Jeni kuriozë për çajin më të famshëm të momentit?  Mos kërkoni më tej: quhet çaj jeshil matcha dhe përfitimet shëndetësore të tij janë befasuese! I sugjeruar nga nutricionistët më të njohur dhe studiues të famshëm, matcha nuk është çaji juaj jeshil tipik. Ky çaj jeshil me përqëndrim të lartë, i bluar imët, është përdorur tradicionalisht në ceremonitë e çajit kinez e japonez për qindra vjet. Matcha është një formë e koncentruar pluhur e çajit jeshil që është përdorur për shekuj me radhë, shqiptimi i tij (maa-chuh) rrjedh nga fjalët “tokë” dhe “çaj”. Ndryshe nga llojet e tjera të çajit, matcha përmban të gjithë gjethen e çajit, duke siguruar një burim më të përqendruar të lëndëve ushqyese, e pasur me shumë antioksidantë të njohur si katekina. Në studion e ‘Rreze Dielli’ shqiptarja – filipineze Adile Hoxha do të na përgatisë pikërisht pijen e famshme me çajin matcha për humbje peshe, rritje të energjisë dhe përqëndrimit.

  • VIDEO

    ‘Burrat shqiptar fshihen nga gratë’, Rriten divorcet me thinja / ‘Ngacmime’ mes panelistëve …

    "Mendojeni për një çast martesën si një lojë me litar, ku ju jeni në njërën anë dhe partneri juaj është në anën tjetër, ndonjëherë ju fitoni, duke tërhequr me gjithë fuqinë tuaj, herë të tjera ju ndaloni, bëni një hap pas duke u përpjekur të rifitoni ekuilibrin. Por çfarë ndodh kur litari, i ngjeshur nga vite të tëra shtrëngimi dhe tensioni, fillon të prishet dhe përfundimisht këputet? Kohët e fundit, gjithnjë e më shumë të rritur po përballen me atë pikë të thyer – divorcin më shumë se kurrë më parë", ky pasazh i marrë nga një studim i fundit mbi marrëdhëniet, martesat dhe divorcet në botë ngre shumë pikëpyetje, ku raportohet gjithnjë e më shumë numri i divorceve me 'thinja'. Çfarë i shtyn të moshuarit të ndahen në këtë moshë? Po për Shqipërinë, çfarë mund të themi, si qëndron ky fenomen në realitetin shqiptar? Flasim në studion e "Rreze Dielli" me tre panelistët e ftuar, Teuta Doçi, Adi Pojana dhe Adile Hoxha.

  • VIDEO

    Kulaç i ngrohtë e i përsosur me djathë nga zonja Albana

    Kulaç me djathë

    Përbërësit:

    • 500 gr miell
    • 200 gr djathë i bardhë
    • 1 lgj kripë
    • 1 lç sheqer
    • 1 lç sodë buke
    • 1 lç pluhur pjekës
    • 250 ml kos
    • 100 ml ujë i vakët /qumësht
    • 2-3 lgj vaj ulliri

    Përgatitja:

    Në një tas të madh përziejmë miellin me kripën, sheqerin, sodën e bukës dhe pluhurin për pjekje. Hapim një gropë në mes dhe shtojmë kosin, vajin e ullirit dhe ujin e vakët (ose qumështin). Fillojmë të përziejmë përbërësit me dorë ose me një lugë druri derisa të formohet një brumë i butë dhe elastik. Nëse është e nevojshme, shtojmë pak ujë ose miell, derisa brumi të mos ngjitet në duar. Shtojmë djathin e thërrmuar në brumë dhe e përziejmë butësisht që djathi të shpërndahet njëtrajtësisht në të gjithë brumin. Më pas e shtrijmë brumin në formë rrethi ose drejtkëndëshi, rreth 2-3 cm të trashë dhe e vendosim në një tavë me letër furre ose të lyer me pak vaj. E vendosim kulaçin të piqet në furrë të parangrohur në 200°C për 25-30 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë të lehtë në sipërfaqe dhe të jetë i gatuar brenda.

  • VIDEO

    Speca saganaki nga zonja Albana

    Speca saganaki

    Përbërësit:

    • 6 speca
    • 2 lgj vaj
    • 3 domate
    • 1 spec i kuq
    • 100 gr djathë
    • 3 thelpinj hudhër
    • Kripë
    • Piper
    • Rigon
    • Majdanoz

    Përgatitja:

    Presim në kubikë specat pasi i lajmë dhe i pastrojmë. I kaurdisim në vaj, shtojmë domatet e grira bashkë me një spec të kuq. Pastrojmë 3 thelpinj hudhrër dhe i shtojmë te specat. Rregullojmë shijen me erëza dhe bimë aromatike dhe në fund shtojmë djathin e thërrmuar.

  • VIDEO

    Patate të marinuara me sallam në furrë nga zonja Albana

    Patate të marinuara me sallam në furrë

    Përbërësit:

    • 1 kg patate
    • 200 gr sallam
    • 2-3 lgj vaj ulliri
    • 2 thelpinj hudhër
    • 1 l ç paprika e ëmbël /djegës
    • 1 lç rigon
    • 1 lç trumzë
    • Kripë, piper sipas shijes
    • Pak majdanoz për garniturë

    Përgatitja:

    Qërojmë dhe presim patatet në copa mesatare. Në një tas të madh përziejmë vajin e ullirit, hudhrën, paprikën, rigonin, trumzën, kripën dhe piperin. Shtojmë patatet dhe i përziejmë mirë që marinada të shpërndahet në të gjitha patatet. Presim sallamin në copa të vogla dhe e shtojmë në tasin me patate. Shtrojmë patatet dhe sallamin në një tavë pjekjeje të shtruar me letër furre, në mënyrë që të jenë të përhapura dhe të piqen në mënyrë të njëtrajtshme. I pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 30-40 minuta, derisa patatet të jenë të buta dhe të kenë marrë ngjyrë të artë. I servirim të ngrohta spërkatur me majdanoz të grirë hollë.

  • VIDEO

    Ëmbëlsirë e ftohtë me hurma nga zonja Albana

    Ëmbëlsirë e ftohtë me hurma

    Përbërësit:

    • 2 gota qumësht
    • 2 hurma
    • 2 lgj kakao
    • 2 lgj mjaltë

    Përgatitja:

    Vendosim të gjithë produktet në blender. E kalojmë masën në gotë dhe e lëmë në frigorifer të ftohet.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 14 nëntor 2024

     

    Titujt e gazetave për sot, nga orët e vona me Albanën dhe Inën te stafi i Trump dhe shqiptarët e deri tek kush është ish-drejtori i SHISH biznesmen ndërtimi i vrarë në Tiranë.

  • VIDEO

    Ramën, Berishën apo Dumanin, kë zgjedhin shqiptarët? | Frontline | Emisioni i plotë|

     

    Nën autorësinë dhe moderimin e gazetares Marsela Karapanço, politika dhe ngjarja më e rëndësishme e momentit, nuk do të jetë thjesht një opsion më shumë, por beteja e së vërtetës pa kompromis, e pyetjeve të drejtpërdrejta, e kërkesës se “llogarisë” ndaj atyre që janë deleguar të përfaqësojnë qytetarët, politikanëve. Por jo vetëm!Çdo të enjte ora 21:00

  • VIDEO

    Sondazhi në Report Tv/ Rikthimi i Trump, 65.4% e shqiptarëve thonë se Berishës s'i hiqet non grata! Mosbindja civile e PD dështim

    Në Report Tv po transmetohet sondazhi në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën për muajin nëntor. Shumica dërrmuese e shqiptarëve thonë se edhe pse Donald Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë, ish-kryeministrit Sali Berisha nuk do t’i hiqet ‘non grata’.

    • VIDEO

      Spahiu: Dy protestat e mosbindjes civile, ishin më të voglat e historisë PD nga viti 1990

      Juristi Kreshnik Spahiu komenton rezultatet e sondazhit në Report Tv sa i takon aksionit të mosbindjes civile të PD, ku 73.5% e të anketuarve e quajnë dështim, ndërsa 7.2% sukses. Spahiu thotë në emisionin ‘Frontline’ se dy protestat e mosbindjes civile, ishin më të voglat e historisë PD nga viti 1990.

      “Në një aspekt mosbindja civile i ka arritur disa qëllime, por që janë të padeklaruara. Berisha ka mundur të zërë 60-70% të hapësirës mediatike, ka mundur të spostojë rivalët e vet brenda llojit ti lërë në hije dhe të marrë protagonizmin e opozitarizmit. Ka mundur të imponohet nëpër tryeza me deputetë dhe të kthehet në qendër centrifugale që gjithë këta deputetë të zihen dhe të jenë sa më radikale që të futen në lista. Protesta më të vogla se këto dy të fundit, janë më të vogla në histori. Nuk ka se si të mos ishte zhgënjimi i vetë demokratëve që të shkojnë në shifrat 17 apo 18%”, tha Spahiu në Report Tv.

      SI.E./Shqiptarja.com

    • VIDEO

      Spahiu: 5 fakte juridike, pse Berishës nuk i hiqet Non-Grata nga Amerika dhe Anglia

      Juristi Kreshnik Spahiu komenton në Report Tv rezultatet e sondazhit, sipas të cilit 65.4% e shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit, thonë se Sali Berishës nuk i hiqet non grata me rikthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë. Në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço, juristi Spahiu jep 5 fakte juridike pse Berishës nuk i hiqet non grata nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.

       
    • VIDEO

      ‘E moshuara greke fsheh shqiptarin’/Zhd*kja e Erjon Bregut, flet dëshmitari:E goditën në banesë dhe…

      Erjon Bregu rezulton i humbur që prej datës 24 Maj të këtij viti. 41-vjecari nga Skrapari, Erion Bregu, emigroi drejt Greqisë për të punuar por fatkeqësisht humbi cdo kontakt me familjen e tij Nuk ishte hera e parë që Erioni shkonte në shtetin Grek për të punuar, për shkak se e kishte shkelur afatin tre mujor e kaloi kufirin me këmb dhe kishte vetëm 2 javë që kishte shkuar në nje fshat afer Larises, ku filloi dhe punë në bujqësi. Gruaja e moshuar që e kishte punësuar 41-vjecarin i kishte siguruar dhe vendin e fjetjes. Reth datës 20 po të muajit maj, në një nga telefonatat e fundit me vëllain e tij, Erioni i tregoi se kishte pasur konflikt me një shqiptar nga Përmeti, madje ky i fundit dhe e kishte dhunuar. Pas kësaj ngjarje të treguar nga vete 41-vjecari, telefoni i tij u fik.Perpjekjet e vellezerve për tu rilidhur ishin të kota, kane kaluar 6 muaj dhe ende nuk dihet cfare ka ndodhur me fatin e Erion Bregut. Familja ka bërë denoncimin për zhdukjen e tij në shtetin grek si dhe ne policine shqiptare, por ende nuk eshte arritur ne gjurmet e tij

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv