-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 18 nëntor 2024
Titujt e gazetave për sot, nga miratimi i buxhetit 8 miliardë euro Kuvendi dy ditë në seancë e opozita në protestë te Berisha sfidon Britaninë që e shpalli 'Non Grata' e deri tek barazim i akullt, ja llogaritë e Shqipërisë kundër Ukrainës.
-
VIDEO
Esencë- LEGJENDA që e mposhti DIKTATURËN me Vullnet! (17.11.2024)
Arratisja nga komunizmi! Mentaliteti dhe vështirësitë e tij si refugjat! Forca për të mos e braktisur zakonin dhe peshën e lojës edhe në ferr! Sekrete të suksesit personal! Sonte në Report Tv, ora 21:00 përballë gazetarëve Ernest Koçi dhe Eljan Tanini, Legjenda e Futbollit Shqiptar Rudi Vata. Legjenda që e mposhti diktaturën me vullnet!
-
VIDEO
Familja Sharra në Gjergjan | Veri Jug
Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.
-
VIDEO
Në Gjergjan të Elbasanit | Veri Jug
Fshati Gjergjan ngrihet mbi kodrina me ullinj dhe zbret poshtë në fusha të punuara, si një mozaik i gjelbërt. Ndalesë në familjen Sharra, një familje që e mban ekonominë vetëm me 2 lopë, pa asnjë mbështetje nga shteti. Më pas, qëndrim në minifermën e Tajar Lamçes që, prej një viti, mban 15 lopë të racave nga më të mirat. Në udhëtim në fshatin Gjergjan bashkë me ne, agronomja Luljeta Çala. Ndiqni reportazhin 'Në Gjergjan të Elbasanit' të dielën, premierë, ora 13 e 30, me gazetarin Agim Pipa.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 16 nëntor 2024
Titujt e gazetave për sot, nga ndryshon sasia dhe mënyra e ndarjes së bonusit të fundvitit te zbardhet udhëzimi i PD për protestën e së martës e deri tek Shqipëri edhe një herë si një vit më parë ndaj Çekisë.
-
VIDEO
Roli i intelektualëve në shoqërinë e sotme! Elektroshok nga Profesor Ardian Ndreca
Çdo të premte ora 22:00 në ekranin e Report Tv, Profesor Ardian Ndreca vjen me Emisionin Elektroshok. Tema e parë e këtij emisioni ishte: Roli i intelektualëve në shoqëritë moderne, por sidomos në Shqipërinë tonë! A mund të kemi elita nëse nuk kemi kritikë? A është çdo i diplomuar një intelektual? A mund të jetë intelektuali një lloji ushtari i politikës? Cila është elita që na duhet si e zgjedhur për nga zotësia? Na duhen më shumë intelektualë apo njerëz teknikë?
-
VIDEO
GJAKMARRJET mes fiseve TOPTANI, BARGJINI dhe JELLA për të rrëmbyer Tiranën! Esencë
Sherret, vrasjet, gjakmarrjet dhe hasmëritë që tronditën Tiranën e vititit 1800. Cilat ishin gjakmarrjet mes fisit Jella, Toptani dhe Bargjini për të sunduar Tiranën? Esencë, sonte ora 21:00 në Report Tv, e ftuar në studio gazetarja Rezarta Delisula.
-
VIDEO
Avokati Beqiri në Report Tv: SPAK do nisë Hetimet edhe për Argitën dhe Shkëlzen Berishën! 23 dosje për Metën ‘flenë’ në qeveri
Avokati Idajet Beqiri i ftuar në Report Tv ka komentuar punën e SPAK dhe dosjet e politikanëve. Në emisionin ‘Studio Live’, avokati Beqiri thotë se SPAK ka ngritur ‘stekën’ në majën e korrupsionit, referuar hetimeve që po bëhen për familjen Berisha.
-
VIDEO
‘Dështimi’ i Hetimorit të Shëndetësisë, Logu në Report Tv: PS e kishte të qartë që do bllokojë punën! Bala: Ligji nuk e përcakton si të dëshmonte Beqaj
Komisioni Hetimor i Shëndetësisë u mbyll pa dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqaj dhe duke qenë se afati i mbaroi mesnatën e së enjtes palët nuk përgatitën as raporte. Avokati Besart Logu i ftuar në Report Tv thotë se nga dështim, padyshim që opozita humbi kredo politike, pasi sipas tij mazhoranca e ka pasur qëllimin të qratë që në fillim, bllokimin e punës së komisionit.
Në emisionin ‘Studio Live’, Logu tha se dy ditët e fundit e futën komisionin një rrugë pa krye. Sipas tij, Beqaj nuk kishte përse të dëshmonte me power point.
-
VIDEO
S’bëra kurrë fëmijë, djali i burrit më bëri nënë’/Gruaja:E ëma kërkoi ta rrëmbente, por…
Përshëndetje zonja Odeta unë që po ju shkruaj jam Sofije Buzi jetoje së bashku me burrin në Kominat. Ne jemi dy pleq njëri 70-vjeç e tjetri 73-vjeç, jetojmë me qira në një banës 1+1 dhe qiranë e paguan djali i burrit 200 mije lekë në muaj. Unë djalit i mbajë fëmijët 10 dhe 6 vjeç, djali është i ndarë nga ne. Ati i duhet për vete për vetët shtëpia se u rritën fëmijët edhe shpesh herë lindin dhe konflikte sepse djali është përdorues i alkoolit dhe krijon dëme pa shkas. Unë vetë kam kaluar një hemorragji cerebrale (Ishemi), kam vetëm një pension 100 mijë lek të vjetra, ndërsa burri nuk ka pension se nuk plotëson vitet e punës. Burri është operuar nga një tumor në fshikëzën urinare dhe në prostatën. Jam në borxhe për arsye të operimit të burrit dhe nuk kam mundësi të paguaj, ju lutem më ndihmoni në një nga emisionet tuaja për ndihmë financiare e paketa ushqimore. Kam kërkuar për shtëpi sociale, por asnjë smë ndihmoj. Kërkoj një shtëpi, por nuk kam mundësi ta paguaj qiranë shtëpisë. Ne po vuajmë të dy bashkë se nuk di se si tua them. Jemi të ndërgjegjshëm se djali dhe nusja kanë të drejtën e tyre të jetojnë jetën sit ë duan, dhe e kuptojmë që në jemi bërë barrë për ta. Ju lutëm Znj.Odeta më ndihmoni të vijë të ndonjë emisionet tuaja e ishalla ka ndonjë bamirës të na ndihmojë. Me shumë respekt Sofije Buzi!
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 15 nëntor 2024 – Receta/ Martesa & Divorcet/ ‘Beje vetë’, Çaj matcha për dobësim & Maskë fytyre
Zonja Albana solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Patate të marinuara me sallam në furrë/ Kulaç me djathë/ Speca saganaki/ Ëmbëlsirë e ftohtë me hurma.
"Mendojeni për një çast martesën si një lojë me litar, ku ju jeni në njërën anë dhe partneri juaj është në anën tjetër, ndonjëherë ju fitoni, duke tërhequr me gjithë fuqinë tuaj, herë të tjera ju ndaloni, bëni një hap pas duke u përpjekur të rifitoni ekuilibrin. Por çfarë ndodh kur litari, i ngjeshur nga vite të tëra shtrëngimi dhe tensioni, fillon të prishet dhe përfundimisht këputet? Kohët e fundit, gjithnjë e më shumë të rritur po përballen me atë pikë të thyer – divorcin më shumë se kurrë më parë", ky pasazh i marrë nga një studim i fundit mbi marrëdhëniet, martesat dhe divorcet në botë ngre shumë pikëpyetje, ku raportohet gjithnjë e më shumë numri i divorceve me 'thinja'. Çfarë i shtyn të moshuarit të ndahen në këtë moshë? Po për Shqipërinë, çfarë mund të themi, si qëndron ky fenomen në realitetin shqiptar? Flasim në studion e "Rreze Dielli" me tre panelistët e ftuar, Teuta Doçi, Adi Pojana dhe Adile Hoxha.
Jeni kuriozë për çajin më të famshëm të momentit? Mos kërkoni më tej: quhet çaj jeshil matcha dhe përfitimet shëndetësore të tij janë befasuese! I sugjeruar nga nutricionistët më të njohur dhe studiues të famshëm, matcha nuk është çaji juaj jeshil tipik. Ky çaj jeshil me përqëndrim të lartë, i bluar imët, është përdorur tradicionalisht në ceremonitë e çajit kinez e japonez për qindra vjet. Matcha është një formë e koncentruar pluhur e çajit jeshil që është përdorur për shekuj me radhë, shqiptimi i tij (maa-chuh) rrjedh nga fjalët “tokë” dhe “çaj”. Ndryshe nga llojet e tjera të çajit, matcha përmban të gjithë gjethen e çajit, duke siguruar një burim më të përqendruar të lëndëve ushqyese, e pasur me shumë antioksidantë të njohur si katekina. Në studion e ‘Rreze Dielli’ shqiptarja – filipineze Adile Hoxha do të na përgatisë pikërisht pijen e famshme me çajin matcha për humbje peshe, rritje të energjisë dhe përqëndrimit.
Lëkurë e thatë dhe pa hidratim? Kjo maskë është zgjidhja juaj! Në rubrikën ‘Bëje vetë’ shqiptarja – filipineze Adile Hoxha realizon një nga maskat më të vjetra me vetëm dy produkte natyrale që nuk mungojnë kurrë në shtëpitë tona. Adile si e apasionuar pas rutinës sistematike me maska bio, sugjeron maskën hidratuese me kos dhe mjaltë për lëkurë të butë e plot shkëlqim. Mjalti është një hidratant natyral, ai tërheq lagështinë në lëkurën tuaj duke e lënë atë të ndjehet e shëndetshme dhe e hidratuar, ndërsa kosi zbut dhe siguron një eksfolim të butë, duke sjellë një lëkurë më të shndritshme dhe më të lëmuar. Gjithashtu Adile na tregon dhe sekretin e lëkurës së saj rinore, përgatit scrubin e saj të preferuar me dy përbërës.
-
VIDEO
Lëkurë e thatë dhe pa hidratim? Maska me kos e mjaltë, sekreti i lëkurës si bebe i shqiptaro-filipinezes
Lëkurë e thatë dhe pa hidratim? Kjo maskë është zgjidhja juaj! Në rubrikën ‘Bëje vetë’ në ‘Rreze Dielli’ shqiptarja – filipineze Adile Hoxha realizon një nga maskat më të vjetra me vetëm dy produkte natyrale që nuk mungojnë kurrë në shtëpitë tona. Adile si e apasionuar pas rutinës sistematike me maska bio, sugjeron maskën hidratuese me kos dhe mjaltë për lëkurë të butë e plot shkëlqim. Mjalti është një hidratant natyral, ai tërheq lagështinë në lëkurën tuaj duke e lënë atë të ndjehet e shëndetshme dhe e hidratuar, ndërsa kosi zbut dhe siguron një eksfolim të butë, duke sjellë një lëkurë më të shndritshme dhe më të lëmuar. Gjithashtu Adile na tregon dhe sekretin e lëkurës së saj rinore, përgatit scrubin e saj të preferuar me dy përbërës.