-
VIDEO
Trahanik nga zonja Albana / Me pak trahana realizoni këtë recetë të mrekullueshme
Trahanik
Përbërësit:
- 2 filxhanë çaji trahana
- 2 filxhanë çaji ujë
- 2 filxhanë çaji qumësht
- 1 kokërr vezë
- 1 e verdhë veze
- 200 gr djathë të bardhë
- 1 lugë çaji sodë
- 1 lugë çaji kripë
- 2 lugë supe gjalpë
- Pak vaj
Përgatitja:
Në një tenxhere hedhim ujin, qumështin, kripën, gjalpin dhe e vëmë në zjarr që të ngrohet. Kur fillon të ngrohet, e largojmë nga zjarri dhe hedhim aty trahananë duke e trazuar me një lugë druri. Copëtojmë djathin, rrahim vezën dhe sodën me pak ujë dhe ia hedhim masës duke e përzier mirë. Ndërkohë kemi ndezur furrën dhe kemi lyer tavën me pak gjalpë. E hedhim masën e lëngshme në tavë dhe e sheshojmë me lugë. Përsipër i hedhim 1 të verdhë veze të rrahur me pak qumësht dhe pak vaj. E vendosim në furrë për ta pjekur në 180 gradë, për 45-50 minuta.
-
VIDEO
Paluze e pjekur në furrë me arra nga zonja Albana
Paluze e pjekur në furrë me arra
Përbërësit:
- 200 gr sheqer
- 500 ml ujë
- 500 ml qumësht
- 250 gr niseshte
- 3 lugë supe gjalpë
- 150 gr arra të grira
- 1 pako vanilje
- 1 e verdhë veze
- Pak sheqer pluhur
Përgatitja:
Në fillim skuqim gjysmën e masës së sheqerit e më vonë hedhim gjysmën tjetër, më qëllim që të mos marrë ngjyrë shumë të errët. Hedhim ujin dhe 2 lugë gjalpë, e përziejmë derisa të tretet sheqeri. Shtojmë qumështin, në të cilin kemi tretur niseshtenë dhe vaniljen, duke e përzier vazhdimisht me një tel ëmbëlsirash. Kur e shohim që masa është ajkosur e trashur, e heqim nga zjarri dhe i shtojmë arrat e grira. E përziejmë mirë, që arrat të shpërndahen njësoj në të gjithë masën. Lyejmë tavën me pak gjalpë dhe shtrojmë masën e paluzes, të cilën e lyejmë me një të verdhë veze, të përzier me një lugë qumësht. I hedhim përsipër edhe pak gjalpë. E pjekim në furrë të nxehur, në 200 gradë për 25 minuta. E lëmë të ftohet, më pas e presim dhe e pudrosim me pak sheqer pluhur.
-
VIDEO
Shije speciale! Tavë me lakër arme dhe kimë nga zonja Albana
Tavë me lakër arme dhe kimë
Përbërësit:
- 1 kg lakër arme
- 500 gr mish të grirë
- 100 gr oriz
- 2 qepë të mëdha
- 3 domate të grira
- 4 lugë supe vaj misri
- 4 lugë supe vaj ulliri
- 3 lugë salcë domatesh
- 1 tufë majdanoz
- 1 lugë kafeje piper i zi
- 1 lugë kafeje piper i kuq
- Kripë, pak trumzë
Përgatitja:
Fillimisht veçojmë nga lakra arme të gjitha gjethet e mira të saj, duke i pastruar nga koçanët. Grijmë në kubikë të vegjël qepët dhe i kaurdisim në një tigan me vaj. Skuqim aty edhe mishin e grirë duke shtuar pak kripë, domaten e grirë, salcën e domates dhe i trazojmë të gjitha derisa të formohet një kima e shijshme. Grijmë majdanozin dhe shtojmë orizin dhe trumzën, duke e provuar edhe për kripën. Në tavë shtrojmë nga një gjethe lakër arme në gjithë sipërfaqen. Hedhim mbi to kima dhe përsëri shtrojmë gjethe armeje. Veprojmë kështu me 4-5 shtresa e në fund shtrojmë gjethet më të mëdha e të bukura. E presim në katrorë si pastiço dhe e spërkasim përsipër me piper të kuq dhe 4 lugët e vajit të ullirit. Hedhim ujë të nxehtë deri afër sipërfaqes dhe e vendosim për ta pjekur në 200 gradë, për 45-50 minuta, derisa ta pijë lëngun.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 20 nëntor 2024
Titujt e gazetave për sot, nga Ilir Meta mbetet në burg dhe thotë se më mori më qafë Monika te veprimi shokues i autorit të vrasjes së 14-vjeçarit e deri tek Shqipëria në gjumë ,Ukraina na bën dush të ftohtë.
-
VIDEO
Vrasja e 14-vjeçarit, TRONDITI Shqipërinë/ Ja sa do DËNOHET adoleshenti që vrau Martinin me thikë
Ngjarja e rëndë e vrasjes së 14 vjeçarit Martin Cani ditën e djeshme pranë shkollës ‘Fan Noli’ u diskutua në Repolitix me Rezart Kthupi, Faik Basha, Idajet Beqiri dhe Skerdjan Dhulin.
-
VIDEO
Vrasja e 14 vjeçarit/ Idajet Beqiri në 'Repolitix': Të dënohet dhe prindi për keqedukim! Kthupi: Shoqëri e dhunshme! Dhuli: Nxënësve sot do u gjesh hashash, thikë ose dorezë
Ngjarja e rëndë e vrasjes së 14 vjeçarit Martin Cani ditën e djeshme pranë shkollës ‘Fan Noli’ u diskutua në Repolitix me Rezart Kthupi, Faik Basha, Idajet Beqiri dhe Skerdjan Dhulin.
-
VIDEO
Kush e vrau 14-vjecarin? Trondit Pastori: Ja si shmangej vrasja
-
VIDEO
Bomba e gazetarit: Ja deshmia që “djeg” Berishën…
-
VIDEO
Mbyllet pa nisur mirë protesta e opozitës para Parlamentit, pjesëmarrje e ulët! Më shumë gazetarë e kameramanë, sesa mbështetës
Ndërsa në Parlament vazhdon ende diskutimi mbi buxhetin e ri për vitin 2025, pak protestues që iu përgjigjën thirrjes së Partisë Demokratike për të protestuar përpara godinës e kanë përfunduar tashmë manifestimin e tyre.
Dhjetëra militantët e paktë të pranishëm u dorëzuan përballë shiut dhe braktisën sheshin shumë më herët nga sa pritej. Opozita mbajti një protestë para Parlamentit, ndërsa brenda institucionit ligjvënës po zhvillohen diskutimet maratonë për buxhetin 2025.
Por ajo që u vu re ishte pjesëmarrja tejet e ulët e mbështetësve të partisë Demokratike të Kuvendi.
Protesta ishte paralajmëruar në orën 17:00, por nisi një orë me vonesë, dhe për shkak të numrit të ulët, por ndoshta edhe kushteve të këqija atmosferike.
Ajo u mbyll para orës 20:00 dhe pa mbaruar diskutimet në Kuvend.
Madje dukej sikur në sheshin para Parlamentit kishte më shumë gazetarë, policet dhe kameramanë sesa protestues.
-
VIDEO
Lojë agjenturash me shkrimtarin turk Azis Nesin
Në vitin 1979, në shqipëri do të vinte për herë të parë për një vizite Azis Nesin. Shkrimtari I njohur turk kishte njohje të vjetër me orientalistin Mykerem Janina , madje ky I fundit kishte përkthyer në gjuhën shqipe edhe veprat e para të tij. Në letra siç dëshmohet në disa burime, Azis nesin dhe Mykerem Janina trajtoni mjaft tema të letërissë, botimeve, por edhe detaje të jetës së tyre. Me rastin e vizitës së tij në Shqipëri, Azis nesin kishte kërkuar menjëherë që të takohej me osmanologun e njohur Mykerem jnaina, por takimi ishte I pamundur. Askush nuk mund tia shpjegonte shkrimtarit turk, se përkthyesi dhe miku I tij I vyer, ishte burgosur në moshnë 88 vjeçare, me akuza absurd për agjitacion e propagandë. Por Azis nesin këmbëngulte se nuk do të kthehej në Tiurqi pa e takuar Janinën…. Një lojë e gjatë intrigash e jusitifikimesh do të pasonin ditët e qëndrimit të tij ën Shqipëri, dhe nesin, nuk do të lëjohej të shknte në burgun e Ballshit, ku mbahej I burgosur përkthyesi I moshuar Mykerem Janina. Pse ky I fundit iht eetiketuar nga sigurimi I shteitt si agjent I zbulimit turk dhe pse Sigurimi ishte vigjilent, për çdo korrespodencë të mykrem janinës, për cdo bisedë të tijën lidhur me personalitete të huaja me të cilët ai kishte korrespodencë apo edhe që kishin arhdur në Shqipëri, siç ishte edhe rasti tjetër I shkrimtarit dhe studiueit shqiptaro- turko Nexhip Alan. Qoftë jeta para burgut të dytë, foftë ajo gjatë burgut dhe pas tij, do të rridhte kështu, me survejim e përgjim të pandërprerë….
-
VIDEO
Vrasja e 14 vjeçarit/ Pastori Akil Pano në 'Frontline Interview': Kjo tragjedi është pafuqi! Modelet e dhunshme frymëzojnë adoleshentët! Falja është fuqi
Pastori Akil Pano ishte i ftuar në ‘Frontline Interview’ mbrëmjen e sotme ku foli për rastin tragjik të 14 vjeçarit Martin Cani i cili ndërroi jetë dje pasi u godit me thikë në kraharor pas një sherri me bashkëmoshatar të tjerë pranë shkollës ‘Fan Noli’.
-
VIDEO
Kush e zhd*ku shqiptarin në Greqi?/Flasin emigrantët:Shkoku i dhomës e goditi dhe mohoi…
Erioni Bregu është 41 vjecari nga Skrapari i cili rezulton i humbur për familjen që prej 24 majit të këtij viti. Babai i dy fëmijve u largua drejt Greqisë për të punuar, dhe telefonatët e fundit e rezlizoi nga një fshat i Larisës me 2 vëllezërit e tij. Pas kësaj ngjarje të treguar nga vetë 41-vjecari, telefoni i tij u fik. Nuk ishte hera e parë që Erioni shkonte në shtetin Grek për të punuar, për shkak se e kishte shkeur afatin tre mujor e kaloi kufirin ilegalisht. Sipas familjarëve, 41 vjecari punonte tek një shtëtase greke, ku kjo e fundit i kishte siguruar ushqimin dhe fjetjen.