• VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 19 Nëntor 2024 – Receta/ Kush shpenzon më shumë para, burrat apo gratë?

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qofte me bishta preshi, djathë dhe kuskus / Vezë të thërrmuara me patate e xhenxhefil / Petulla me qumësht.

    Në "Rreze Dielli" sot u diskutua rreth një teme që na prek të gjithëve, pavarësisht se kush jemi apo nga vijmë - Paratë. Është diçka për të cilën mendojmë çdo ditë, pavarësisht nëse po e shpenzojmë, po e kursejmë ose po shqetësohemi për të. Paratë mund të sjellin rehati dhe lumturi, por gjithashtu mund të sjellin stres dhe presion. Ne të gjithë kemi zakone, vlera dhe përvoja të ndryshme me paratë, të cilat formojnë mënyrën se si jetojmë dhe marrim vendime. Panelistët iu përgjigjën pyetjeve: Kush priret të shpenzojë më shumë? Si vendosim midis kursimit për të ardhmen apo shijimit të jetës tani? Dhe, ndoshta më interesantja, çfarë do të thotë paraja për secilin prej nesh? A ka një sasi të caktuar parash që mund të garantojë lumturinë, apo lumturia është vërtet e ndarë nga paraja? Sa shpesh ne ngatërrojmë pasurinë me lumturinë kur lëvizim nëpër burimet e mediave sociale? A mendoni se shikimi i jetëve luksoze të të tjerëve në internet ndikon në mënyrën se si ne e përcaktojmë lumturinë për veten? A ndiheni më të lumtur duke shpenzuar para për të tjerët apo duke trajtuar veten? Pse? Diskutojmë me të ftuarit Lindita Pano, Koalicioni 'Pro Familjes & Jetës', Eda Bano, sipërmarrëse dhe Rezart Cenaj, ekspert i komunikimit. 

     

  • VIDEO

    ‘Paraja prish dynjanë’, Kush shpenzon më shumë burrat apo gratë dhe për çfarë?/ Ndizet debati

    Në "Rreze Dielli" sot u diskutua rreth një teme që na prek të gjithëve, pavarësisht se kush jemi apo nga vijmë - Paratë. Është diçka për të cilën mendojmë çdo ditë, pavarësisht nëse po e shpenzojmë, po e kursejmë ose po shqetësohemi për të. Paratë mund të sjellin rehati dhe lumturi, por gjithashtu mund të sjellin stres dhe presion. Ne të gjithë kemi zakone, vlera dhe përvoja të ndryshme me paratë, të cilat formojnë mënyrën se si jetojmë dhe marrim vendime. Panelistët iu përgjigjën pyetjeve: Kush priret të shpenzojë më shumë? Si vendosim midis kursimit për të ardhmen apo shijimit të jetës tani? Dhe, ndoshta më interesantja, çfarë do të thotë paraja për secilin prej nesh? A ka një sasi të caktuar parash që mund të garantojë lumturinë, apo lumturia është vërtet e ndarë nga paraja? Sa shpesh ne ngatërrojmë pasurinë me lumturinë kur lëvizim nëpër burimet e mediave sociale? A mendoni se shikimi i jetëve luksoze të të tjerëve në internet ndikon në mënyrën se si ne e përcaktojmë lumturinë për veten? A ndiheni më të lumtur duke shpenzuar para për të tjerët apo duke trajtuar veten? Pse? Diskutojmë me të ftuarit Lindita Pano, Koalicioni 'Pro Familjes & Jetës', Eda Bano, sipërmarrëse dhe Rezart Cenaj, ekspert i komunikimit.

  • VIDEO

    Mos i hidhni lëkurat e xhinxherit, ja si të përgatisni një çaj special kundër virozave

    Xhinxheri dhe lëkura e tij kanë shumë vlera ndaj, sa herë që përdorni xhinxhër, lëkurat mos i hidhni, pasi me to mund të përgatisni një çaj tepër të shijshëm ideal në këtë stinë dhe që mban larg virozat falë përbërësve antiinflamator.

  • VIDEO

    Vezë të thërrmuara me patate e xhenxhefil nga zonja Albana

    Vezë të thërrmuara me patate e xhenxhefil

    Përbërësit:

    • 6 kokrra vezë
    • 250 gr patate
    • 1 lugë xhenxhefil i freskët
    • 4-5 lugë vaj ulliri
    • 1 qepë e grirë hollë
    • 1 thelpi hudhër
    • 250 gr domate në kuti
    • 1 spec jeshil
    • 1/2 lugë shafran pluhur
    • 1 lugë majdanoz i grirë hollë
    • Pak arrë moskat
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Fillimisht ziejmë patatet për 10 minuta në ujë të bollshëm me kripë. Më pas i presim në kuba të vegjël dhe i fërgojmë me pak vaj në një tenxhere të madhe, në zjarr normal 5 minuta, derisa të marrin lehtë ngjyrë. I vendosim në letër kuzhine duke i hedhur kripë dhe pak arrëmyshk. Me vajin e mbetur kaurdisim qepën, hudhrën dhe xhenxhefilin derisa të marrin një ngjyrë të lehtë. Shtojmë domatet, specin dhe shafranin dhe i lëmë për 1 minutë. Hedhim më pas vezët në tenxhere, i trazojmë mirë për 2-3 minuta, derisa vezët të fillojnë e të mpiksen. Kontrollojmë shijen për kripë e piper. Vendosim patatet në një pjatancë, shtojmë vezët e gatuara e të thërrmuara me qepë e domate dhe e spërkasim me majdanoz të freskët.

  • VIDEO

    Petulla me qumësht / Sekreti i petullave të buta si pambuk nga zonja Albana

    Petulla me qumësht

    Përbërësit:

    • 200 ml ujë i vakët
    • 200 ml qumësht i vakët
    • 1 lç kripë
    • 1 lk sheqer
    • 7 gr maja
    • 700 gr miell
    • Vaj për skuqje

    Përgatitja:

    Në një enë hedhim përbërësit dhe i lëmë të vijnë për 30 minuta. Hapim brumin me dorë pothuajse sa pëllëmba e dorës dhe skuqim petullat në vaj të ngrohtë.

  • VIDEO

    Qofte me presh, djathë e kuskus nga zonja Albana/ Super të shijshme e të shëndetshme

    Qofte me bishta preshi, djathë dhe kuskus

    Përbërësit:

    • 3 bishta preshi
    • 100 gr kuskus
    • 100 gr djathë të bardhë
    • 2 vezë
    • 3 lgj galetë
    • 2 lgj majdanoz
    • Kripë, piper sipas shijes
    • Vaj ulliri për skuqje

    Përgatitja:

    Presim bishtat e preshit në copëza të vogla dhe i vendosim të ziejini për rreth 5 minuta në ujë me kripë. I kullojmë mirë dhe i shtypim pak për të hequr ujin e tepërt. Vendosim kuskusin në një tas, shtojmë 250 ml ujë të nxehtë, e mbulojmë dhe e lëmë të zbutet për 5-10 minuta. Më pas e përziejmë me pirun për të ndarë kokrrizat. Bashkojmë të gjithë përbërësit bashkë në një tas të madh, duke kombinuar bishtat e preshit, kuskusin, djathin e thërrmuar, vezët, galetën, majdanozin, kripën dhe piperin. I përziejmë mirë derisa masa të lidhet. Formojmë qofte të vogla me duar dhe i shtypim pak për t'i dhënë formë të rrafshët. Ngrohim pak vaj ulliri në një tigan dhe skuqim qoftet në zjarr mesatar, derisa të marrin një ngjyrë të artë nga të dyja anët. 

     

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 19 nëntor 2024

     

    Titujt e gazetave për sot, nga çdo pensionist do marrë nga 100 deri në 150 euro bonus për fundvit te vdes i mituri që u godit 6 herë më thikë në zemër e deri tek si të dallojmë një hajvan televiziv.

  • VIDEO

    Pa Gjurme- ‘Nusja kërkon ta shpallë të vdekur’/ I riu: Vëllai kishte konflikte, dyshojmë se…

    47-vjeçari Eduart Aliaj është i riu që sot është në skedën e të humburve, që prej vitit 2002. 22 vitet e tij të zhdukjes mbajnë ende në ankth zemrat e familjarëve, për fatin e të cilit nuk dihet ende më asgjë. Ishte një 25- vjeçar asokohe, kur u zhduk pa lënë gjurmë, nga Athina e Greqisë.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 18 Nëntor 2024 – Receta tradite/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla

    Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Musaka me presh dhe mish të grirë dhe Kimë tradicionale me vezë.

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 18-24 nëntor, për të gjitha shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla duket se do të jetë një javë tepër dinamike, me ndryshime të mëdha, por dhe me shumë mundësi. Përgjatë kësaj jave do të kemi dy ndikime të forta planetare të cilat ‘futen’ fuqishëm, ku çdo problematikë do të fshihet nga memorja dhe do të krijohet mundësia për të zgjidhur çështje të vështira të së shkuarës. Në datën 19 nëntor kemi hyrjen e Plutonit në Ujor, i cili do të sjellë ndryshime shumë të mëdha për të gjitha shenjat e zodiakut. Plutoni si guvernator i Akrepit do të japë mundësi për të menduar mirë përpara se të firmoset një dokument apo përpara një vendimi të rëndësishëm. “Vetëm kujdes! Vëmendje ndaj skandaleve, çdo gjë në këtë periudhë do të shikohet me lupë, ata që kanë probleme duhet të trokasin” thekson Pulla, duke vijuar se në datën 21 nëntor kemi gjithashtu një tjetër ndikim të fortë planetar, Dielli futet në Shigjetar duke sjell mjaft të papritura.

  • VIDEO

    ‘Kujdes nga skandalet, çdo gjë shihet me lupë', Jorgo Pulla paralajmëron… /Horoskopi 18-24 nëntor

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në emisionin “Rreze Dielli”, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 18-24 nëntor, për të gjitha shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla duket se do të jetë një javë tepër dinamike, me ndryshime të mëdha, por dhe me shumë mundësi. Përgjatë kësaj jave do të kemi dy ndikime të forta planetare të cilat ‘futen’ fuqishëm, ku çdo problematikë do të fshihet nga memorja dhe do të krijohet mundësia për të zgjidhur çështje të vështira të së shkuarës. Në datën 19 nëntor kemi hyrjen e Plutonit në Ujor, i cili do të sjellë ndryshime shumë të mëdha për të gjitha shenjat e zodiakut. Plutoni si guvernator i Akrepit do të japë mundësi për të menduar mirë përpara se të firmoset një dokument apo përpara një vendimi të rëndësishëm. “Vetëm kujdes! Vëmendje ndaj skandaleve, çdo gjë në këtë periudhë do të shikohet me lupë, ata që kanë probleme duhet të trokasin” thekson Pulla, duke vijuar se në datën 21 nëntor kemi gjithashtu një tjetër ndikim të fortë planetar, Dielli futet në Shigjetar duke sjell mjaft të papritura.  

  • VIDEO

    Sekretet e Kimës së përsosur me vezë nga zonja Albana

    Kimë me vezë

    Përbërësit:

    • 500 gr mish i grirë
    • 1 qepë mesatare
    • 2-3 domate / 2 lgj salcë
    • 2-3 lugë vaj ulliri
    • 3-4 kokrra vezë
    • Kripë dhe piper
    • Pak spec djegës
    • Majdanoz ose kopër

    Përgatitja:

    Në një tigan ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën e grirë imët derisa të zbutet dhe të marrë një ngjyrë të artë. Shtojmë mishin e grirë dhe e përziejmë mirë duke e skuqur derisa të thahet lëngu dhe mishi të marrë një ngjyrë kafe.  Shtojmë më pas domatet e grira ose salcën e domates dhe e lëmë të ziejë derisa salca të trashet. Në fund shtojmë kripën, piperin dhe nëse dëshirojmë dhe pak spec djegës. Bëjmë disa zgavra të vogla në masën e mishit në tigan dhe thyejmë vezët mbi to. Mbulojmë tiganin me kapak dhe e lëmë për pak minuta derisa të mpiksen vezët. Kimën e shërbejmë të ngrohtë spërkatur me pak majdanoz ose kopër sipas dëshirës.

  • VIDEO

    Musaka me presh dhe mish të grirë nga zonja Albana

    Musaka me presh dhe mish të grirë

    Përbërësit:

    • 1 kg presh
    • 400-500 gr mish i grirë
    • 1 qepë mesatare
    • 2-3 lugë gjelle vaj ulliri
    • 2 domate / 2 lugë gjelle salcë
    • 1 gotë kos
    • 2 vezë
    • 2 lugë gjelle miell
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Fillimisht presim preshin në feta të holla dhe e vendosim të ziejë në një tenxhere me ujë të vluar me pak kripë, për 5-7 minuta derisa të zbutet pak. E kullojmë dhe e lëmë të ftohet. Ndërkohë në një tigan ngrohim vajin e ullirit dhe skuqim qepën e grirë derisa të bëhet transparente. Shtojmë mishin e grirë dhe e kaurdisim mirë derisa të thahet lëngu. Më pas shtojmë domatet e grira ose salcën e domates, kripën, piperin dhe nëse dëshirojmë dhe pak arrë moskat. E lëmë të ziejë për 10 minuta derisa të trashet masa. Fillojmë montojmë musakanë, në një tavë të lyer me pak vaj, shtrojmë gjysmën e preshit si shtresë të parë. Sipër preshit shtojmë mishin e grirë dhe e përhapim në mënyrë të njëtrajtshme. E mbulojmë më pas me pjesën tjetër të preshit. Rrahim vezët me kosin dhe miellin derisa të bëhet një masë homogjene dhe e shtrojmë në tavë, të cilën e vendosim në furrë të parangrohur në 180°C për 30-40 minuta, derisa sipërfaqja të marrë një ngjyrë të artë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv