Speca saganaki nga zonja Albana

15 Nëntor, 11:38

Speca saganaki

Përbërësit:

  • 6 speca
  • 2 lgj vaj
  • 3 domate
  • 1 spec i kuq
  • 100 gr djathë
  • 3 thelpinj hudhër
  • Kripë
  • Piper
  • Rigon
  • Majdanoz

Përgatitja:

Presim në kubikë specat pasi i lajmë dhe i pastrojmë. I kaurdisim në vaj, shtojmë domatet e grira bashkë me një spec të kuq. Pastrojmë 3 thelpinj hudhrër dhe i shtojmë te specat. Rregullojmë shijen me erëza dhe bimë aromatike dhe në fund shtojmë djathin e thërrmuar.