Qofte me lakër shoqëruar me salcë të bardhë nga zonja Albana

8 Nëntor, 11:47

Qofte me lakër shoqëruar me salcë të bardhë

Përbërësit:

Për qoftet:

  • 500 gr lakër
  • 2 qepë
  • 3 thelpinj hudhër
  • 3 vezë
  • 4 lgj miell
  • Kripë, piper
  • Bimë aromatike
  • Vaj për skuqje

Për salcën shoqëruese:

  • 300 ml kos
  • 2 lgj majonezë
  • 4 kastraveca turshi
  • 1 lgj vaj ulliri
  • Spec djegës
  • Kripë, piper i kuq

Përgatitja:

Presim lakrën imët dhe e kalojmë në tigan me vaj bimor derisa të zbutet. Më pas shtojmë përbërësit e tjerë duke i përzier mirë. Mbledhim qoftet dhe i skuqim me pak vaj. Ndërkohë përgatisim salcën shoqëruese duke kaluar të gjithë përbërësit në blender. Masen e vendosim në frigorifer për pak minuta të mpikset dhe më pas e servirim me qoftet e lakrës.