Feta buke me vezë dhe djathë në furrë/ Super e shpejtë dhe plot shije nga zonja Albana

8 Nëntor, 11:12

Feta buke me vezë dhe djathë në furrë

Përbërësit:

  • 4-5 feta buke
  • 2 vezë
  • 1/2 gotë qumësht
  • 100 gr sallam ose proshutë
  • 1 qepë e vogël
  • 1 spec
  • 1 domate
  • Kripë, piper
  • Djathë kaçkavall
  • Pak vaj ulliri / gjalpë

Përgatitja:

Në një tas të madh rrahim vezët me qumështin. Shtojmë pak kripë dhe piper. Vendosim fetat e bukës në përzierjen e qumështit dhe vezëve, duke u siguruar që të njomen mirë nga të dyja anët. Rreshtojmë fetat e bukës në një tavë furre të lyer me pak vaj ose gjalpë. Sipër tyre vendosim sallamin, specat, qepën dhe domatet. Mund t'i hedhim edhe pak djathë sipër. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 15-20 minuta dhe e shërbejmë të ngrohtë.