• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 30 tetor 2024

     

    Titujt e gazetave për sot, nga PD bllokon rrugët dhe përplaset me qytetarët te Rama u premton pensionistëve 'bonus të përhershëm' dhe rritje të pensioneve e deri tek mafia e analistëve.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 29 tetor 2024

     

    Titujt e gazetave për sot, nga veriu në jug, ja rrugët që bllokohen sot për tri orë nga protesta e opozitës te Meta akuzon Monikën se në burg ndodhet për faj të saj e deri tek maskarai mediatik.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e Hënë 28 Tetor 2024

     

    Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

  • VIDEO

    EKSKLUZIVE/ Sondazhi, PS merr 19 MANDATE në Tiranë, PD HUMB 4 deputetë. Surprizë partitë e reja | EMISIONI I PLOTË |

    Në emisionin ‘Repolitix’ u publikua sondazhi i përmuajshëm në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën. Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, PS do të ruante fitoren në Tiranë, duke marrë 50.3% të votave krahasuar me 31.8% të votave për PD. Surprizë, janë të dhënat për partitë e reja që së bashku mund të marrin 5-6 mandate.

    • VIDEO

      Sondazhi i Report Tv për Tiranën/ Flogert Muça: Shqiptarët për fat të keq janë besnikë ndaj PD dhe PS! Vokshi: Rezultati mund të ishte barazim, por opozita është e ndarë

      Gjetjet e sondazhit të Report Tv dhe Eduard Zaloshnjas për qarkun e Tiranës, u diskutuan mbrëmjen e sotme në ‘Repolitix’ me Flogert Muçën, Indrit Vokshin, Eduard Zaloshnjan dhe Rezart Kthupin. Gazetari Flogert Muça thekson për Denis Mingën se shqiptarët janë konsistent në votën e tyre dhe nuk ndryshojnë kollaj mendim, teksa shikon si lajm të mirë rritjen e PD-së në kryeqyt

    • VIDEO

      Rikthehet sondazhi në 'Repolitix', si do votohet në qarkun e Tiranës? Partitë e reja fitojnë terren, 'urrejtje' më e madhe ndaj PS dhe PD! Mazhoranca rritet me 1 mandat

      Sot në Repolitix ora 21:00 rikthehet sondazhi për zgjedhjet e vitit 2025, në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën.
      Nëse do të votohej sot si do të ndaheshin 37 mandatet për qarkun e Tiranës? Sa mandate do të merrnin PS dhe PD?
      Po partitë e reja nëse do të dilnin në një koalicion të përbashkët?
      Për herë të parë sondohet, si do të ishte vota e emigrantëve nga qarku i Tiranës.
      Si do votonin sot femrat dhe meshkujt?
      Na ndiqni sot ora 21:00 në Repolitix me të dhënat e sondazhit të parë për qarkun e Tiranës.

       

       

    • VIDEO

      Shtëpi inteligjente? Elektriçisti ndan risitë: Si të kurseni energji dhe e ardhmja që na pret

      Në këtë profesion fjala ‘më fal’ nuk ekziston “Nuk duhet të fusë askush duart” Kombinimi i teorisë me praktikën, instalimet e thjeshta, projektimi i punëve nga e para, kjo është rutina e Dik Beshkut prej 36 vitesh Këshilla për kursimin e energjisë, si mund të shmangen incidentet dhe e ardhmja e shtëpisë inteligjente

    • VIDEO

      Atentati në Shkodër/ Arlind Bushati ka plagë në kokë, lufton për jetën! Mbi 20 gëzhoja u gjetën në vendngjarje

      Një grup hetimor po mbledh provat në vendin ku iu zu pritë makinës ku udhëtonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati pasditen e sotme në zonën e njohur si “Dobraç”. 
      Mësohet se deri tani nga makina me të cilin udhëtonin dy të rinjtë janë shkrehur dy armë. Më shumë se 20 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes.

      Burime nga spitali i Shkodrës bëjnë me dije se Arlind Bushati ka marrë plagë në kokë dhe gjëndja e tij shëndetësore mbetet e rëndë për shkak se ka dhe hemoragji të madhe duke I rrezikur dhe jetën.

      Një nga pistat kryesore është e ajo e hakmarrjes ndërsa policia po punon për sekuestrimin e kamerave të sigurisë që kanë qenë të instaluara në atë zonë. Forcat RENEA kanë bllokuar rrugën nacionale që lidh Shkodrën me Hanin e Hotit dhe po kryejnë të gjitha verifikimet.

      Makina Benz me targa franceze me të cilën po lëviznin Hamza Lici dhe Arlind Bushati po udhëtonte nga dalja e zonës së Rusit në drejtim të 5 heronjve, që lidh me aksin nacional dhe Hani i Hotit, informoi gazetari Ergys Kavaja.

      S.G/Shqiptarja.com

    • VIDEO

      Atentati që tronditi Shkodrën/ Poli Hoxha: Mund të jetë bërë nga vrasës me pagesë! Të gjithë i dinë konfliktet atje por askush nuk ndërhyn

      Poli Hoxha komentoi atentatin me dy viktima dhe dy të plagosur në pasditen e sotme në Shkodër. Sipas tij autorët mund të jenë vrasës me pagesë, teksa theksoi se konfliktet në Shkodër janë të njohura për të gjithë, por askush nuk po ndërhyn. 

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 30 Tetor 2024 – Receta/ Shëndeti i Veshkave nga Altin Joka/ Gjeneratat X, Y, Z

      Katër receta plot shije u gatuan sot në ‘Rreze Dielli’ nga gazetari dhe artisti Eljan Tanini si dhe moderatorja Androniki Kolka: Peshk me dafinë dhe limon/ Supë perimesh me lëng peshku / Petulla të shpejta me kos/ Bukë misri me djathë dhe majdanoz.

      Me nutricionistin dhe ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka, flasim në studion e "Rreze Dielli" për një nga organet më të rëndësishme të trupit tonë, veshkat, pa të cilat nuk kemi jetë. Cilat janë zakonet më të shpeshta që ndikojnë negativisht në shëndetin e veshkave tona dhe pse? Si ndikon mos pirja e mjaftueshme e ujit në veshkat tona? Cilat janë shenjat e dehidratimit të veshkave dhe që lajmërojnë një sëmundje të tyre? Dietat me shumë proteina janë të njohura në shumë njerëz, por a mund të jenë të dëmshme për veshkat? Si i dëmton veshkat konsumimi i tepërt i sheqerit, i sodave, alkoolit apo kafeinës... Në internet ka shumë tendenca apo mite për detoksifikimin e veshkave. A janë ato efektive apo potencialisht të dëmshme? Cilat ushqime ose çajra bimore janë të dobishme për mbrojtjen dhe mbështetjen e funksionit të veshkave tona? Përgjigjet e këtyre pyetjeve, por jo vetëm, i marrim nga Altin Joka, i cili na tregon mënyrat natyrale për t'i mbajtur veshkat tona sa më të shëndetshme.

      Në studion e “Rreze Dielli” flasim me psikologen Bona Miekley për gjeneratat e kohës së sotme. Por së pari tregojmë si përcaktohen gjeneratat dhe si janë të ndara sipas viteve. Çfarë domethënie kanë gjeneratat X, Y, Z dhe ku ndryshojnë këto breza midis tyre. Gjithashtu ndalemi në një studim të fundit rreth adoleshentëve dhe të rinjve, të cilët i përkasin gjeneratës Z, gjeneratës së lindur në kohën e teknologjisë së zhvilluar, ku sipas studimeve janë brezi më i stresuar dhe depresionuar, panvarësisht se kanë prirje për të qenë më kërkues dhe për të nisur iniciativa dhe sipërmarrje personale. 

       

    • VIDEO

      Studimi: Brezi 'Gen Z' më i stresuar, me ankth e probleme me seksualitetin/ Po ju cilit brez i përkisni?

      Në studion e “Rreze Dielli” flasim me psikologen Bona Miekley për gjeneratat e kohës së sotme. Por së pari tregojmë si percaktohen gjeneratat dhe si janë të ndara sipas viteve. Çfarë domethënie kanë gjeneratat X, Y, Z dhe ky ndryshojnë këto breza midis tyre. Gjithashtu ndalemi në një studim të fundit rreth adoleshentëve dhe të rinjve, të cilët i përkasin gjeneratës Z, gjeneratës së lindur në kohën e teknologjisë së zhvilluar, ku sipas studimeve janë brezi më i stresuar dhe depresionuar, panvarësisht se kanë prirje për të qenë më kërkues dhe për të nisur iniciativa dhe sipërmarrje personale.

    • VIDEO

      ‘Pa to, nuk kemi jetë’, 8 zakonet që po ju dëmtojnë veshkat / Ushqimet dhe bimët që i mbrojnë ato

      Me nutricionistin dhe ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka, flasim në studion e "Rreze Dielli" për një nga organet më të rëndësishme të trupit tonë, veshkat, pa të cilat nuk kemi jetë. Cilat janë zakonet më të shpeshta që ndikojnë negativisht në shëndetin e veshkave tona dhe pse? Si ndikon mos pirja e mjaftueshme e ujit në veshkat tona? Cilat janë shenjat e dehidratimit të veshkave dhe që lajmërojnë një sëmundje të tyre? Dietat me shumë proteina janë të njohura në shumë njerëz, por a mund të jenë të dëmshme për veshkat? Si i dëmton veshkat konsumimi i tepërt i sheqerit, i sodave, alkoolit apo kafeinës... Në internet ka shumë tendenca apo mite për detoksifikimin e veshkave. A janë ato efektive apo potencialisht të dëmshme? Cilat ushqime ose çajra bimore janë të dobishme për mbrojtjen dhe mbështetjen e funksionit të veshkave tona? Përgjigjet e këtyre pyetjeve, por jo vetëm, i marrim nga Altin Joka, i cili na tregon mënyrat natyrale për t'i mbajtur veshkat tona sa më të shëndetshme.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv