-
VIDEO
Spahiu: E turpshme që progres raporti i BE, përkthehet si regres nga opozita dhe mediat e saj
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në 'Frontline' Report Tv, progres raportin e paraqitur nga ambasadori i BE-së Silvio Gonzato sot në parlament.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 1 nëntor 2024
Titujt e gazetave për sot, nga Rama thotë se Amerika ka sjellë 'Noc Rrokun' e se reformën në drejtësi e bëri PS te shuplaka e europarlamentarëve ndaj Gaz Bardhit e deri tek një protestë e rrallë.
-
VIDEO
Ironia e Spahiut: Partitë të mos shkruajnë programe, sepse populli nuk i lexon dhe harxhoni letra kot
Kreshnik Spahiu e mbylli 'Frontline' mbrëmjen e sotme me një batutë sa i përket porgrameve politike të partive kryesore. Sipas tij, askush nuk harxhon kohë të lexoj programe politike prandaj partitë më mirë mos harxhojnë letër.
'Sipas një studimi afro 0.5 % e shqiptarëve lexojnë programet e partive politike. As nuk i besojnë as nuk i lexojnë. I bëj thirrje partive mos harxhimi letër dhe të ndotin ambjentin maksimumi për kausha farash do ruhen. Shqiptarët vlerësojnë kostumet e kryetarëve, kollaret, mjekrën.'
-
VIDEO
Spahiu: PD u bashkua me PS për rrogat e deputetëve dhe listat e mbyllura, por jo për rezolutën e BE
Kreshnik Spahiu e shikon si të turpshme sjelljen e opozitës që nuk votoi për rezolutën e BE-së. Sipas tij PD dhe opozita e gjejnë mirë gjuhën me Ramën për të votuar amnistinë apo për listat e mbyllura, por jo për rezolutën e BE-së duke dashur bllokimin e Shqipërisë.
'Moment historik për Shqipërinë, përgjegjësia e liderëve duhet të jetë e nivelit të lartë. Çështja është je patriot apo jo. Kjo opozitë që gjeti dialogun për listën e mbyllur, për të rritur rrogat nga 1000 euro në 3500 euro e gjeti konsensus dialogun me Edi Ramën, bën amnisti politike për të liruar të dënuarit e GJKKO. Kur bëhet fjalë për interesat e Shqipërisë këta e votojnë Shqipërinë dhe shqiptarët.
Mosdhënia e votës për rezolutën është një sjellje antikombëtare. Është sjellje personale nuk ka lidhje me Edi Ramën. Dje u plotësuan 14 kërkesa Fredi Belerit, u gjet dialogu pse nuk gjendet me Gaz Bardhin. Kam 34 vjet që studioj shtetin e së drejtës por nuk i marr vesh.'
-
VIDEO
'Flamur Noka në hetim pasuror', avokati Edmond Petraj zbulon: Brenda nëntorit mund të kemi ndonjë arrestim surprizë
Avokati Edmond Petraj zbuloi në 'Studio Live' se SPAK po heton pasurinë e Flamur Nokës, Fatmir Xhafajt, kryebashkiakut Veliaj dhe disa eksponentëve të opozitës. Petraj shton se brenda nëntorit mund të ketë një arrestim surprizë të rangut të lartë.
'Flamur Noka është në hetim pasuror. Ka filluar për zotin Xhafaj, për Erion Veliaj. Për disa deputetë të tjerë të opozitës, që po hetohen dhe analizohen. Brenda nëntorit do kemi ndonjë surprizë të rangut të lartë.'
-
VIDEO
Ergys Mërtiri: Negociatat u hapën jo për meritën tonë! Qefalia: Puna e SPAK vullnet i mazhorancës! Komisioni Xhafa do bëhet nën vëzhgimin e ndërkombëtarëve
Ergys Mërtiri dhe Xhemal Qefalia komentuan në Studio Live ecurinë e Shqipërisë në BE, mes aludimeve për marrëveshje për komisionin Xhafa, teksa sot ambasadori i BE-së në Tiranë, Gonzato i dorëzoi presidentit dhe parlamentit progres raportin 2024.
-
VIDEO
Punonjësia e REPORT-it diagnostikohet me kancer, kolegët e surprizojnë LIVE/ “S’jam vetëm, dua…”
-
VIDEO
Lakror i Matit me miell misri, lakra dhe presh nga Admirina Peçi
Lakror i Matit me miell misri, lakra dhe presh
Përbërësit:
- 4 presh mesatar
- 1/2 lakër e bardhë
- 200 gr djathë dele/ dhie
- 250 gr mish qengji
- 1 gotë lëng mishi
- 1 gotë kos
- 50 gr gjalpë
- Majdanoz
- Kripë, piper
- Miell misri
Përgatitja:
Fillimisht vendosim mishin e qengjit të ziejë. Presim lakrën, preshin dhe jeshillëqe të tjera nëse duam, dhe i vendosim në zjarr me pak vaj ulliri të zbuten me lëngjet e tyre. Ndërkohë përgatisim brumin për shtresën e poshtme të lakrorit ku miksojmë miell misri, pak djathë të thërrmuar, kos dhe pak lëng nga mishi i zier. Shtrojmë petën e misrit në tavë duke e niveluar mirë, sipër vendosim mishin e zier të copëtuar dhe më pas lakrat dhe preshin e zbutur. E spërkatim me pjesën e mbetur të djathit dhe hedhim me duar miell misri për të krijuar shtresën e sipërme të lakrorit. Shtojmë në fund pak lëng mishi mbi lakror dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 250 gradë Celsius. Ndërkohë tresim pak gjalpë, hedhim pak kripë dhe gjysmë gote ujë, dhe pasi lakrori të jetë pjekur e hedhim në sipërfaqe për t'a zbutur dhe aromatizuar.
-
VIDEO
Supë me mish qengji nga gazetarja Admirina Peçi
Supë me mish qengji
Përbërësit:
- 200 gr mish qengji
- 1 lugë miell
- 1 gotë qumësht
- 1 e verdhë veze
- Lëngu i 1/2 limoni
- Majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht ziejmë mishin e qengjit, më pas kullojmë lëngun dhe mishin e copëtojmë. Kaurdisim në një tenxhere një lugë miell me pak yndyrë dhe sapo të zverdhet e shuajmë gradualisht me lëngun e ngrohtë të mishit dhe me pak qumësht. Shtojmë copëzat e mishit dhe e lëmë supën të lidhet. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe në fund e presim me një vezë me limon. Servirim supën të ngrohtë spërkatur me majdanoz të freskët.
-
VIDEO
Sallatë e egër me lëng shege nga Admirina Peçi
Sallatë e egër me lëng shege
Përbërësit:
- Lëngu i 1 shege të madhe
- 1 gotë ujë i ftohtë
- 1 lgj uthull shege
- 1 qepë e vogël e kuqe
- 1 lgj mjaltë
Përgatitja:
Shtrydhim lëngun e një shege të madhe (ose dy shegëve) dhe e përziejmë me një gotë ujë të fohtë. Në një tas trazojmë pak mjaltë, pak kripë dhe 1 lugë uthull dhe e hedhim tek lëngu i shegës. Presim qepën e kuqe në fetëza, e vendosim në një tas sallate duke e marinuar me lëngun e shegës. Në fund zbukurojmë sallatën me disa kokrra shege.
-
VIDEO
Hasude me arra sipas traditës matiane nga Admirina Peçi
Hasude me arra
Përbërësit:
- 1 gotë niseshte
- 1 gotë sheqer
- 1 gotë ujë
- 250 ml vaj
- 200 gr arra të shtypura
Përgatitja:
Bashkojmë sheqerin me niseshten dhe e tresim mirë me pak ujë. Nxehim vajin, shtojmë 2 lugë sheqer dhe sapo të fillojë të karamelizohet hedhim masën e tretur të niseshtes. E trazojmë mirë pa ndërprerje derisa masa të lidhet. Shtojmë arra të shtypura dhe e hedhim hasuden në një tavë. E nivelojmë me një spatul apo lugë kuzhine dhe e lëmë të ftohet. Më pas e ndajmë në racione dhe e servirim me pak arra të grira përsipër.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 31 tetor 2024
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.