• VIDEO

    Petulla të shpejta me kos, të buta si pambuk dhe që nuk thithin asnjë pikë vaj

    Petulla me kos

    Përbërësit:

    • 400 gr miell
    • 1 lugë kripë
    • 10 gr sodë
    • 1 gotë kos
    • 3 vezë
    • Vaj për skuqje

    Përgatitja:

    Formojmë brumin dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta. E hapim brumin në një petë të madhe dhe me një gotë iu japim formë petullave. Më pas i skuqim në vaj mesatar. Mund t'i shoqëroni me çfarë të doni, djathë apo mjaltë.

  • VIDEO

    Bukë misri me djathë e majdanoz nga Niki dhe Eljani

    Bukë misri me djathë e majdanoz

    Përbërësit:

    • 4 lugë miell misri
    • 2 lugë miell gruri
    • 1 gotë kos
    • 3 vezë
    • 200 gr djathë të bardhë
    • 10 gr kripë
    • Vaj ulliri
    • Majdanoz të freskët
    • Copëza gjalpi

    Përgatitja:

    Vendosim të gjithë përbërësit në një tas dhe duke i trazuar vazhdimisht formojmë një brumë të butë. I japim formë bukës së misrit në një tavë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për rreth 30 minuta.

  • VIDEO

    Supë perimesh me lëng peshku nga Eljan Tanini

    Supë perimesh me lëng peshku

    Përbërësit:

    • 1 patate
    • 1 karrotë
    • 1 degë selino
    • 1 thelpi hudhër
    • 500 ml brodo peshku
    • 1 tufë majdanoz
    • Kripë, piper
    • Pak oriz sipas dëshirës

    Përgatitja:

    Fillimisht do të kullojmë brodon e peshkut, të cilën e përdorim të ngrohtë. Presim në kubikë perimet dhe i kaurdisim për pak minuta me vaj ulliri të aromatizuar me një thelpi hudhër. Hedhim lëngun e peshkut dhe i lëmë perimet të ziejnë. Në fund shtojmë pak vaj ulliri dhe majdanoz të freskët, rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e servirim supën të ngrohtë.

     

  • VIDEO

    Peshk i aromatizuar, Eljan Tanini tregon sekretin e gatimit të peshkut

    Peshk me dafinë dhe limon

    Përbërësit:

    • 2 peshk koc
    • 1 limon
    • 2 gjethe dafine
    • Vaj ulliri
    • Pak kripë

    Përgatitja:

    Pasi e kemi pastruar peshkun e vendosim siç është të ziejë me pak ujë me kripë, ku shtojmë vaj ulliri dhe 1-2 gjethe dafine. E lëmë për pak minuta dhe e servirim me fetëza limoni. 

     

  • VIDEO

    Beleri pritet me vezë e kos, Dhuli: U takua me Ramën! Elezi: Ai që e qëlloi, intelektuali më i madh i Tiranës!

    Sot paradite kryefjala ishte vizita e disa eurodeputetëve të Parlamentit europian mes të cilëve ishte dhe Fredi Beleri. Sakaq, pati dhe një situatë ku Beleri u qëllua në bulevard me vezë dhe kos nga një qytetar që po protestonte kundër ardhjes së tij në Shqipëri, duke i kujtuar masakrën e Peshkëpisë. Në Repolitix u diskutua mbi vizitën e Fredi Belerit në Tiranë, tashmë si eurodeputet grek.

  • VIDEO

    Bllokimi i rrugëve nga opozita, Skerdjan Dhuli: Protesta e radhës në orar zyrtar! Meçe: Në finale u torturuan një masë e madhe qytetarësh në trafik

    Opozita sot bllokoi 6 akse rrugore në vend për 3 orë për aktin e radhës të asaj që PD e quan mosbindje civile. Analistët diskutuan në Repolitix mbi atë çka solli kjo protestë.

  • VIDEO

    ‘Im bir lëngonte,unë 30 m larg shijoja kafen’/ Babai: E kisha të vetëm,shokët fshehën…

     

    5 Mars 2024- Kjo date ka shënjuar përgjithmon jetën e ciftit Ahmeti nga Krraba…Djali i tyre i vetem Saimir Ahmeti del nga shtepia per tu mos u kthyer me i gjalle…Ajo që mendohej të ishte një natë miqësie mori një kthesë tragjike...Babai me dhimbje të madhe tregon 7 minutat e fundit të jetës së te birit…Sekonda të cilat kanë lëne edhe sot shumë pikëpyetje të mëdha…Kjo eshte fotografia e fundit e 19 vjecarit, e cila u shkrep atë natë mbi këtë makinë, me një shok që pozontenë të djathtën e tij, ndërsa një tjetër qëndronte në vendin e shoferit…Pas asaj shkrepje, ndodhi tragjedia …Trupi i të riut u hodh mbi toke, vetem 300 meter larg shtepise, aty ku nëna dhe babai po prisnin djalin dhe të konsumonin darkën si gjithmonë te tre bashkë….

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 29 Tetor 2024 – Receta/ ‘Bëje vetë’ Pastrimi i hekurit & Krem duarsh/ Dëshifrimi i ëndrrave

    Moderatorja Doreada Mio ishte e ftuar në emisionin "Rreze Dielli" në këndin e gatimit, ku ndau me teleshikuesit recetat e saj të veçanta dhe plot shije: Mish gici (ose pule) me xhinxhër dhe salcë soje / Oriz basmat me bajame dhe rrush të thatë / Dardha të pjekura me arra dhe djathë.  

    Në rubrikën ‘Bëje vetë’ Niki dhe Stela japin disa këshilla praktike për të gjitha amvisat. Ndodh shpesh që pllaka e hekurit të ndotet nga pjesë të ndryshme të rrobave të cilat ngjiten në hekur, prandaj proçesi i pastrimit të tij është shumë delikat dhe i rëndësishëm. Nuk është gjithmonë e thjeshtë, pasi në të mbeten njolla sidomos kur përdorni në mënyrë të vazhdueshme avullin. Me një hekur të pastër rrobat tuaja do të mbeten të reja për një kohë më të gjatë. Që ta mbani hekurin tuaj si të ishte i ri, Stela na tregon si të pastrojmë hekurin në pak minuta me produkte që të gjithë i kemi në shtëpi, metoda tepër praktike dhe pa kosto. Gjithashtu vajzat në studion e “Rreze Dielli” përgatisin dhe një krem me përbërës natyralë për duar të thata dhe të plasaritura.

    Ëndrrat janë pjesë e veçantë e jetës tonë, pothuajse çdo natë ne shohim nga një ëndërr. Shumicën e tyre i harrojmë brenda 10 minutave dhe nuk na kujtohen më, por sa më shumë që i kushtojmë vëmendje ëndrrave aq më shumë i mbajmë mend ato. Prandaj është shumë e rëndësishme që të dimë kuptimin e tyre. Poetët dhe filozofët i kanë interpretuar ato si fantazi romantike ose si manifestime të anës më të errët të natyrës njerëzore. Ëndrra mund të shkaktojë përvoja dhe ndijime të ndryshme të fuqishme, si kënaqësi, pikëllim, frikë, apo makthe. Po çfarë na tregojnë vërtetë ëndrrat? A janë ato paralajmëruese të një situate? Cilat janë disa nga simbolet që nuk duhen injoruar… Me studiuesen e shkencave të okultit Pranvera Xhafa diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” më shumë për këtë tematikë, si mund të dëshifrojmë ëndrrat, çfarë tregojnë simbolet e ndryshme për botën tonë të brendshme?

  • VIDEO

    Nëse shohim ëndërr me të vdekur, kafshë apo diçka tjetër... ja sinjalet që na japin

    Ëndrrat janë pjesë e veçantë e jetës tonë, pothuajse çdo natë ne shohim nga një ëndërr. Shumicën e tyre i harrojmë brenda 10 minutave dhe nuk na kujtohen më, por sa më shumë që i kushtojmë vëmendje ëndrrave aq më shumë i mbajmë mend ato. Prandaj është shumë e rëndësishme që të dimë kuptimin e tyre. Poetët dhe filozofët i kanë interpretuar ato si fantazi romantike ose si manifestime të anës më të errët të natyrës njerëzore. Ëndrra mund të shkaktojë përvoja dhe ndijime të ndryshme të fuqishme, si kënaqësi, pikëllim, frikë, apo makthe. Po çfarë na tregojnë vërtetë ëndrrat? A janë ato paralajmëruese të një situate? Cilat janë disa nga simbolet që nuk duhen injoruar… Me studiuesen e shkencave të okultit Pranvera Xhafa diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” më shumë për këtë tematikë, si mund të dëshifrojmë ëndrrat, çfarë tregojnë simbolet e ndryshme për botën tonë të brendshme?

  • VIDEO

    'Duar të buta si pambuk', ja kremi viral me dy përbërës

    Kruajtja, thatësia dhe acarimi i lëkurës janë simptoma të zakonshme për shumë njerëz, lëkura e të cilëve mund të përkeqësohet sidomos në këtë sezon kur temperaturat fillojnë të ulen. Por jo vetëm moti i ftohtë, por dhe përdorimi i  dezinfektuesve apo larja shpesh e duarve sjell tharje dhe plasaritje. Por falë rutinave të thjeshta në shtëpi që mund të përfshihen lehtësisht në regjimin tuaj është e mundur t’i ruani duart pa shumë përpjekje. Në “Bëje vetë” Niki dhe Stela tregojnë si të përgatisim një krem me përbërës natyralë për duar të thata dhe të plasaritura nga faktorë të jashtëm.

  • VIDEO

    Si të pastroni hekurin në çast vetëm me dy përbërës që i keni në shtëpi

    Në rubrikën ‘Bëje vetë’ Niki dhe Stela japin disa këshilla praktike për të gjitha amvisat. Ndodh shpesh që pllaka e hekurit të ndotet nga pjesë të ndryshme të rrobave të cilat ngjiten në hekur, prandaj proçesi i pastrimit të tij është shumë delikat dhe i rëndësishëm. Nuk është gjithmonë e thjeshtë, pasi në të mbeten njolla sidomos kur përdorni në mënyrë të vazhdueshme avullin. Me një hekur të pastër rrobat tuaja do të mbeten të reja për një kohë më të gjatë. Që ta mbani hekurin tuaj si të ishte i ri, Stela na tregon si t’a mirëmbajmë atë dhe si të pastrojmë hekurin në pak minuta me produkte që të gjithë i kemi në shtëpi, metoda tepër praktike dhe pa kosto.

  • VIDEO

    Dardha të pjekura me arra dhe djathë nga Doreada Mio

    Dardha të pjekura me arra dhe djathë

    Përbërësit:

    • 2 dardha
    • 50 gr djathë gorgonzola
    • 50 gr arra të qëruara
    • 1 lugë mjaltë

    Përgatitja:

    Dardhat të pa qëruara i presim në mes dhe i pjekim në furrë për 10 minuta. Bashkojmë djathin me arrat e qëruara dhe mbushim dardhat, i vendosim në furrë sërish për pak minuta dhe i servirim duke hedhur pak mjaltë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv