• VIDEO

    Oriz basmat me bajame dhe rrush të thatë / Shije mistike nga Doreada Mio

    Oriz basmat me bajame dhe rrush të thatë

    Përbërësit:

    • 1 filxhan oriz basmat
    • 2 filxhanë lëng pule ose brodo
    • 50 gr bajame të qëruara
    • 50 gr rrush të thatë
    • 1 lugë vaj ulliri
    • 1 lugë të vogël gjalpë
    • Kripë sipas dëshirës

    Përgatitja:

    Kaurdisim orizin për pak minuta me pak gjalpë dhe vaj ulliri dhe më pas shtojmë lëngun e mishit. E lëmë të gatuhet njësoj siç veprojmë me pilafin. Në një tigan të vogël kaurdisim me pak gjalpë bajamet dhe rrushin e thatë dhe ia shtojmë orizit pasi të gatuhet. 

     

  • VIDEO

    Mish me xhinxhër dhe salcë soje nga Doreada Mio, receta e preferuar e familjes

    Mish gici /pule me xhinxhër dhe salcë soje

    Përbërësit:

    • 500 gr mish gici/pule
    • 3 cm xhinxhër
    • 1 spec djegës
    • 3 lugë salcë soje
    • 1 lugë mjaltë
    • 1 thelpi hudhër
    • 2 lugë vaj ulliri

    Përgatitja:

    Vendosim në një tigan pak vaj ulliri, një thelpi hudhër, xhinxherin dhe specin djegës të prerë në shirita. Sapo të shpërthejnë aromat hedhim mishin të prerë në kubikë dhe e lëmë derisa të thahet. Ndërkohë në një tas bashkojmë salcën e sojës me mjaltin dhe pak ujë dhe ia shtojmë mishit. Vendosim kapakun, e lëmë për rreth 5 minuta dhe e servirim të ngrohtë.

  • VIDEO

    Meta, 1 javë pas arrestit/ Gazetari Sokol Dema: Lëshoi fjalë të rënda ndaj Policisë dhe në seancë fyeu Dumanin! Sefa: SPAK nuk e ka pasur të lehtë atë skenë

    Arrestimi i bujshëm i Ilir Metës një javë më parë u vijua të diskutohet edhe mbrëmjen e sotme në ‘5 Pyetjet me Babaramon’, në Report Tv. Si e komentojnë deputeti Hoxha, ish-prokurori Beci, gazetarët Demaj dhe Vezaj,dhe avokati Sefa

  • VIDEO

    ‘Lexova letrën e fshehur,mësova të vërtetën e babait’/Vëllezërit:Kërkojmë zonjën me emrin…

  • VIDEO

    Rikthehet në Report Tv Sondazhi për zgjedhjet 2025! Si do ndahen mandatet në Tiranë?

    Të mërkurën në Repolitix ora 21:00 rikthehet sondazhi për zgjedhjet e vitit 2025, në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën. Nëse do të votohej sot si do të ndaheshin 37 mandatet për qarkun e Tiranës? Sa mandate do të merrnin PS dhe PD?

    Po partitë e reja nëse do të dilnin në një koalicion të përbashkët? Për herë të parë sondohet, si do të ishte vota e emigrantëve nga qarku i Tiranës. Si do votonin sot femrat dhe meshkujt? Na ndiqni të mërkurën ora 21:00 në Repolitix me të dhënat e sondazhit të parë për qarkun e Tiranës.

  • VIDEO

    Si po ndikon tek qytetarët trafiku i rënduar në Tiranë? Faktorët dhe zgjidhja

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 28 Tetor 2024 – Receta/ Trëndafili i egër, bombë me vitaminë C/ Horoskopi i muajit Nëntor nga Jorgo Pulla

    Amvisë korçare dhe shefe kuzhine e “Vetëm Shije” një prej restoranteve me ushqimet më të shijshme tradicionale por jo vetëm, Dhurata Dino sjell në studion e “Rreze Dielli” katër receta të shpejta dhe me shije vërtetë fantastike: Pispili me presh / Dollma me lakër / Supë kungulli / Ëmbëlsirë me Kinoa.

    Me qindra familje shqiptare e kanë aktivitet jetësor mbledhjen e kësaj bime të mrekullueshme, por edhe të bimëve të tjera mjekësore. Trëndafili i egër ose Rosa Canina ka vendlindjen në Evropë dhe Shqipëria është një nga vendet e bekuara me këtë super bimë, për shkak të klimës dhe tokës pjellore. Të huajt shprehin interesin për bimët tona medicinale si rasti i këtij specialisti dhe tregtari të trendafilit të egër nga Hungaria, Fakete Karoly. Kokrrat e trëndafilit të egër janë nga bimët medicinale me efektet më të fuqishme në organizmin e njeriut tregon Ylli Merja. Ato thahen dhe janë të gatshme për të përcjellë të gjitha vlerat e tyre të pakrahasueshme tek njerëzit, kryesisht në formën e çajit. Ato janë të pasura me vitamina, acide yndyrore, antioksidantë, madje përbëjnë një metodë domethënëse për përfitimin e vitaminës C. Kokrrat e trëndafilit të egër mund të përdoren për çaj, mund të bëhen reçel ose marmaladë dhe mund të përfshihen në shumë ushqime të tjera. Varianti i tyre i thatë që përdoret në çaj është kryesisht më popullori. Duke u nisur nga pesha, trëndafili i egër përmban 40-50% më shumë vitaminë C se portokalli. Përgatitja e një doze lëngu, përdoret edhe si tonik. Në saj të përbërëseve anti-inflamator, kjo bimë e çmuar ndihmon në parandalimin e rrudhave dhe në plakjen e parakohshme. Trëndafili i egër është një nga elementët që duhen përdorur në mekanizmat mbrojtës të trupit. Parandalon infeksionet bakteriale dhe virale, lufton temperaturën, forcon funksionet imunitare, lodhjen, rrit qarkullimin e gjakut në gjymtyrë, rrit fluksin e qarkullimit të ujit në trup dhe shuan etjen.

    Në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Nëntor për 12 shenjat e zodiakut. Sipas tij, Nëntori do të jetë një muaj plot zhvillime. ”Muaji Nëntor nuk mund të krahasohet as me vitin, pasi do jetë një muaj ndryshimesh në çdo aspekt” tha Jorgo në fillim të bisedës, duke shtuar se ndikon shumë Hëna e re në Akrep ndaj vjen dhe kjo periudhë. ”Duke filluar nga 1 nëntori, deri më 25 mars të 2025, do ndodhin gjëra që nuk i kemi parë këtu e 30 vite” shtoi ai, duke nënvizuar se në këtë kohë do të kenë probleme oligarkët apo dhe politikanët. Astrologu Pulla dha dhe një parlajmërim për të gjitha shenjat, që të kenë qetësi dhe të jenë me këmbë në tokë. Shumë padrejtësi që janë bërë, Hëna në Akrep i ndriçon dhe i zgjidh, dhe shenjat e ujit dhe shenjat e tokës do të kenë ndikime shumë të mira.”Disa do ndryshojnë punë, disa të tjerë do merren me kreditime për të hapur një biznes, pra do të kemi ndryshime të pritshme” theksoi Jorgo Pulla, duke vijuar më tej me parashikimin e detajuar për 12 shenjat e zodiakut. 

     

  • VIDEO

    'Nëntor i frikshëm', ja cilat shenja do të sprovohen nga ky muaj/ Horoskopi mujor nga Jorgo Pulla

    Në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Nëntor për 12 shenjat e zodiakut. Sipas tij, Nëntori do të jetë një muaj plot zhvillime. ”Muaji Nëntor nuk mund të krahasohet as me vitin, pasi do jetë një muaj ndryshimesh në çdo aspekt” tha Jorgo në fillim të bisedës, duke shtuar se ndikon shumë Hëna e re në Akrep ndaj vjen dhe kjo periudhë. ”Duke filluar nga 1 nëntori, deri më 25 mars të 2025, do ndodhin gjëra që nuk i kemi parë këtu e 30 vite” shtoi ai, duke nënvizuar se në këtë kohë do të kenë probleme oligarkët apo dhe politikanët. Astrologu Pulla dha dhe një parlajmërim për të gjitha shenjat, që të kenë qetësi dhe të jenë me këmbë në tokë. Shumë padrejtësi që janë bërë, Hëna në Akrep i ndriçon dhe i zgjidh, dhe shenjat e ujit dhe shenjat e tokës do të kenë ndikime shumë të mira.”Disa do ndryshojnë punë, disa të tjerë do merren me kreditime për të hapur një biznes, pra do të kemi ndryshime të pritshme” theksoi Jorgo Pulla, duke vijuar më tej me parashikimin e detajuar për 12 shenjat e zodiakut.

  • VIDEO

    Ja ‘bomba’ me vitaminë C me zero lekë që solli hungarezin në Shqipëri / Ylli Merja: E gjeni kudo

    Me qindra familje shqiptare e kanë aktivitet jetësor mbledhjen e kësaj bime të mrekullueshme, por edhe të bimëve të tjera mjekësore. Trëndafili i egër ose Rosa Canina ka vendlindjen në Evropë dhe Shqipëria është një nga vendet e bekuara me këtë super bimë, për shkak të klimës dhe tokës pjellore. Të huajt shprehin interesin për bimët tona medicinale si rasti i këtij specialisti dhe tregtari të trendafilit të egër nga Hungaria, Fakete Karoly. Kokrrat e trëndafilit të egër janë nga bimët medicinale me efektet më të fuqishme në organizmin e njeriut tregon Ylli Merja. Ato thahen dhe janë të gatshme për të përcjellë të gjitha vlerat e tyre të pakrahasueshme tek njerëzit, kryesisht në formën e çajit. Kjo shkurre e egër është me degë gjëmbore dhe arrin nga 2 në 4 metra lartësi. Ka një rrënjë të gjatë dhe fibroze. Degët e saj çelin lule të bardha ose ngjyrë rozë me nga pesë deri në shtatë petale nga fillimi i pranverës deri në mes të verës. Kokrrat e trëndafilit të egër kanë një përdorim të gjërë medicinal. Ato janë të pasura me vitamina, acide yndyrore, antioksidantë, madje përbëjnë një metodë domethënëse për përfitimin e vitaminës C. Kokrrat e trëndafilit të egër mund të përdoren për çaj, mund të bëhen reçel ose marmaladë dhe mund të përfshihen në shumë ushqime të tjera. Varianti i tyre i thatë që përdoret në çaj është kryesisht më popullori. Duke u nisur nga pesha, trëndafili i egër përmban 40-50% më shumë vitaminë C se portokalli. Përgatitja e një doze lëngu, përdoret edhe si tonik. Në saj të përbërëseve anti-inflamator, kjo bimë e çmuar ndihmon në parandalimin e rrudhave dhe në plakjen e parakohshme. Trëndafili i egër është një nga elementët që duhen përdorur në mekanizmat mbrojtës të trupit. Parandalon infeksionet bakteriale dhe virale, lufton temperaturën, forcon funksionet imunitare, lodhjen, rrit qarkullimin e gjakut në gjymtyrë, rrit fluksin e qarkullimit të ujit në trup dhe shuan etjen.

     

  • VIDEO

    Pispili me presh sipas traditës korçare nga amvisa Dhurata Dino

    Pispili me presh

    Përbërësit:

    • 500 gr miell misri
    • 1 kg presh
    • 2 vezë
    • 100 gr gjizë ose djathë
    • 1 gotë qumësht
    • 1 gotë kos
    • Vaj ulliri
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Fillimisht përgatisim mbushjen e pispilisë. Kaurdisim preshin mirë, e rregullojmë me kripë e piper dhe e lëmë të ftohet. Ndërkohë përgatisim brumin e pispilisë, i cili duhet të jetë një masë homogjene e rrjedhshme, jo e fortë. Hedhim në një tas miellin e misrit, pak vaj ulliri dhe ujë. E trazojmë mirë dhe e shtrojmë brumin duke e hapur me duar në të gjithë hapësirën e tavës, të cilën e kemi lyer me pak vaj. Tek preshi i kaurdisur shtojmë vezët, kosin dhe djathin e thërrmuar. E vendosim mbushjen mbi petën e misrit që kemi hapur në tavë dhe e nivelojmë mirë. Trazojmë në një tas pak qumësht, pak kos dhe pak miell misri. E përziejmë mirë dhe e shtojmë mbi pispilinë, të cilën e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius derisa të marrë një ngjyrë të bukur në sipërfaqe.  

  • VIDEO

    Supë kungulli sipas amvisës korçare Dhurata Dino

    Supë kungulli

    Përbërësit:

    • 500 gr kungull i verdhë
    • 2 karrota
    • 1 qepë
    • 2 thelpinj hudhra
    • Pak vaj ulliri
    • 100 gr fara kungulli
    • Bukë të thekur

    Përgatitja:

    Fillimisht pastrojmë kungullin nga farat dhe një pjesë të farave i vendosim në furrë të piqen së bashku me disa feta buke, të cilat i aromatizojmë me erëza, kripë dhe pak vaj ulliri. Ndërkohë nisim me përgatitjen e supës duke kaurdisur fillimisht qepën së bashku me hudhrën. Pasi qepa bëhet pak transparente shtojmë karrotat e prera në rondele dhe kungullin në kubikë. Hedhim pak ujë, kripë, piper dhe vaj ulliri dhe i lemë derisa të zbuten. Më pas e frulojmë supën duke e kthyer në kremoze dhe e servirim me bukën e thekur dhe me farat e kungullit të pjekura.   

  • VIDEO

    Dollma me lakër plot shije nga amvisa Dhurata Dino

    Dollma me lakër

    Përbërësit:

    • 1 lakër mesatare
    • 500 gr mish viçi i grirë
    • 1 qepë
    • 1 tufë koper
    • 200 gr oriz
    • Vaj ulliri
    • Kripë, piper

    Për lëngun:

    • 1 limon
    • 1 lugë niseshte
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Ziejmë lakrën me pak kripë dhe ujë, e ndajmë fleta-fleta dhe e kemi gati për mbështjelljen e dollmave. Nisim me përgatitjen e mbushjes duke trazuar mishin e grirë me qepën e grirë imët, koper, oriz, kripë, piper dhe pak vaj ulliri. Me këtë masë mbushim gjethet e lakrës duke i mbështjellë sipas formës që duam. I vendosim dollmat në një tenxhere, i hedhim pak ujë, kripë, piper dhe vaj dhe i lëmë që të ziejnë për rreth 30 minuta në zjarr të avashtë. Pasi dollmat janë zier kullojmë lëngun dhe e presim me një vezë dhe lëng limoni ose me pak lëng limoni dhe pak niseshte dhe servirim dollmat.   

     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv