-
VIDEO
Lasgush Poradeci, helmi që mbante në dollap nga frika e arrestimit dhe letërkembimet e tij
Marie Poradeci (Gusho) e bija e Lasgush Poradecit të madh është e ftuara e mbrëmjes sonte në Esencë ora 21:00. Letërkëmbimet e Lasgush Poradecit u botuan me të ardhurat e tyre personale në një përmbledhje nga të bijat e gjeniut të madh të letrave shqipe, Maria dhe Kostandina. Letërkëmbimet e Lasgusisht janë një vlerë e madhe, pasi ato tregojnë raportet shoqërore, njerëzore dhe sociale mes Lasgushit dhe intelektualëve shqiptarë të kohës, por edhe një një shqipe disi të harruar apo edhe të respektuar.
-
VIDEO
Meta në burg, Alibeaj për Report Tv: S'mallëngjehem se u arrestua ish-presidenti, e çfarë pastaj! Berisha kërkon të shesë qeverinë teknike si karamele, i paaftë të fitojë zgjedhjet
‘Nuk më mallëngjen historia, ish-kryeministër, ish-president, e çfarë pastaj.’ Kështu zgjedh ta komentojë deputeti opozitar, Enkelejd Alibeaj arrestimin e Ilir Metës, për të cilin thotë se çdo politikan duhet të japë sinjalet se ligji zbatohet. I ftuar në Report Tv, themeluesi i ‘Djathtas 1912’, thotë se në fund, Ilir Meta është një qytetar i këtij vendi ndaj të cilit ishte marrë një vendim gjykate që duhej t’i bindej.
-
VIDEO
‘Pse isha shqiptare, vjehrra më dëboi’/36-vjeçarja: Kërkoj tim bir, se burri të shkoi në…
Ervisa Sulaj, një 36-vjeçare nga Tirana, u largua në emigrim drejt shtetit të Italisë në vitin 2010, ajo u shkoi atje për një jetë më të mirë, ku u priti motra e halla e saj. Në vitin 2018, Ervisa u njoh me një shtetas italian, dhe një vit më pas ata u martuan. Gjatë kësaj periudhe, Ervisa ngeli shtatzënë, por takoi kundërshtimin e ish-vjehrrës, e cila dëshironte që ajo të abortonte pasi Ervisa ishte nga një shtet tjetër. Fillimisht, marrëdhënia me ish-burrin e saj ishte e mirë, por situata ndryshoi pas lindjes së djalit të tyre në vitin 2020. Konfliktet filluan ku mes debatit futej edhe ish-vjehrra.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 1 Nëntor 2024 – Receta/ Jeta e Kamala Harris/ Çifti kostarikan mrekullohen nga recetat shqiptare
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Mish viçi në qumësht me presh/ Supë milaneze/ Papare e aromatizuar.
Më në fund libri i Kamala Harris, “Të vërtetat që mbartim” vjen edhe në gjuhën shqipe. Parathënia e këtij botimi është realizuar nga Linda Rama, duke ngjallur në këtë mënyrë një kërshëri edhe më të madhe të lexuesit për ta patur në duar këtë botim të Shtëpisë botuese ‘Mediaprint’. “Të vërtetat që mbartim” rrëfen historinë frymëzuese të një gruaje mbi supet e së cilës qëndron shpresa e një kombi të tërë. Kush është kjo grua që do të ndihmojë në formësimin e të ardhmes së Amerikës? Çfarë e nxit atë? Ajo është zëvendëspresidentja e parë grua, por edhe me ngjyrë e SHBA-së. Tanimë, Kamala Harris është edhe kandidate për presidente. Në këtë libër, ajo tregon udhëtimin e saj të pakrahasueshëm me të tjerë si bijë e një emigranteje indiane dhe një Xhamajkani, e cila ia doli të bëhej prokurore e përgjithshme e Kalifornisë, madje edhe si paditëse e kishte parësore drejtësinë sociale. Gjatë kohës së krizës, ajo fitoi betejën me bankat dhe bizneset e mëdha dhe mbrojti interesat e qytetarëve të thjeshtë. Luftoi racizmin duke përforcuar ligjin dhe në mënyrë të vazhdueshme shtyu përpara reformat e sistemit të drejtësisë. “Të vërtetat që mbartim” është një shkollë më vete për zgjidhjen e problemeve, për udhëheqjen në kohë krizash dhe menaxhimin e këtyre krizave. Zëvendëspresidentja Kamala Harris, një nga lideret politike më frymëzuese, na paraqet në formë dinamike sfidat e mëdha me të cilat është përballur, urtësitë dhe njohuritë e fituara nga vështirësitë e hasura në karrierën e saj, si dhe na prezanton me shembujt që e kanë inspiruar më shumë në jetë.
Ata janë të apasionuar pas kulinarisë, historisë, modës, por dhe pëlqejnë të eksplorojnë kultura të ndryshme në botë. Çifti nga Kosta Rika këto ditë ndodhen në Shqipëri dhe me shumë kënaqësi kanë pranuar ftesën e "Rreze Dielli" për të ndarë eksperiencën e tyre gjatë një udhëtimi disa javor në Europë. Marcos Patterson Ulloa është Chef dhe menaxher i dy restoranteve, ndërsa Shirley Dittel Meza është kuratore imazhi si dhe ka një sipërmarrje për veshje dhe aksesorë për femra. Arsyeja e ardhjes në Shqipëri lidhet kryesisht me punën e tyre, pasi Marcos kërkon të zbulojë dhe provojë receta të vendit me idenë për t'i përshtatur më pas në restorantet e tij, teksa Shirley dëshiron të njohë tendencat e modës së veshjeve këtu në Shqipëri, por dhe në vende të tjera të Europës si Spanjë, Itali e Francë. Në studion e "Rreze Dielli" ata shoqërohen nga Marlise Sanches Torres, mikesha e tyre e cila është nuse në Tiranë në familjen e Mitro Çelës. Marcos e Shirley në Shqipëri kanë vizituar Tiranën, Durrësin, Krujën e Beratin dhe shprehen se janë tepër të impresionuar nga mikpritja shqiptare dhe gatimet tradicionale, madje me plot gojën thonë se këtu janë ndjerë më mirë se në çdo vend tjetër.
-
VIDEO
PS i shtrin dorën e bashkëpunimit opozitës, Etjen Xhafaj : Gati të ulemi në tryezë me PD! Gazetarja: Jo për sy e faqe, duhet të ofroni diçka
‘Ne jemi gati që të ulemi në tryezë me PD’, kështu është shprehur deputeti i PS etjen Xhafaj. I ftuar në emisionin 'Sot Live në Shqipëri' në Report Tv, me gazetarin Nertil Agalliu, ai tha se duhet të mazhoranca dhe opozita të bwhen bashkë për çështje që kanë interes kombëtar.
-
VIDEO
A do të bëheshe avokat i Ilir Metës nëse nuk do ishe në politikë? Si përgjigjet Adriatik Lapaj
-
VIDEO
‘Autori më i shitur i 2023’,Botuesja: Altin Joka rikthehet fuqishëm/ Risitë e Panairit të Librit 2024
Edhe pak ditë na ndajnë nga Panairi i Librit Tirana 2024, i cili do të mbahet nga data 13 deri më 17 Nëntor, në Pallatin e Kongreseve nga ora 09:00 deri më 20:00. E ftuar në studion e “Rreze Dielli” botuesja Elda Vela nga "Mediaprint", tregon rreth sfidave, përgatitjeve të ditëve të fundit si dhe zbulon disa nga temat, titujt dhe autorët e këtij sezoni në festën e madhe të librit. Ajo shprehet entuziaste që edhe këtë vit Altin Joka pas suksesit të librit të parë “Burgu i Shëndetit” si autori më i shitur i 2023, rikthehet fuqishëm me një tjetër botim “Përse nuk po shërohemi”, i cili sipas botueses pritet të ketë një sukses të jashtëzakonshëm.
-
VIDEO
'Rrëmbejnë' recetat shqiptare/ Historia e çiftit kostarikan që befasohen nga Shqipëria:Më mirë se...
Ata janë të apasionuar pas kulinarisë, historisë, modës, por dhe pëlqejnë të eksplorojnë kultura të ndryshme në botë. Çifti nga Kosta Rika këto ditë ndodhen në Shqipëri dhe me shumë kënaqësi kanë pranuar ftesën e "Rreze Dielli" për të ndarë eksperiencën e tyre gjatë një udhëtimi disa javor në Europë. Marcos Patterson Ulloa është Chef dhe menaxher i dy restoranteve, ndërsa Shirley Dittel Meza është kuratore imazhi si dhe ka një sipërmarrje për veshje dhe aksesorë për femra. Arsyeja e ardhjes në Shqipëri lidhet kryesisht me punën e tyre, pasi Marcos kërkon të zbulojë dhe provojë receta të vendit me idenë për t'i përshtatur më pas në restorantet e tij, teksa Shirley dëshiron të njohë tendencat e modës së veshjeve këtu në Shqipëri, por dhe në vende të tjera të Europës si Spanjë, Itali e Francë. Në studion e "Rreze Dielli" ata shoqërohen nga Marlise Sanches Torres, mikesha e tyre e cila është nuse në Tiranë në familjen e Mitro Çelës. Marcos e Shirley në Shqipëri kanë vizituar Tiranën, Durrësin, Krujën e Beratin dhe shprehen se janë tepër të impresionuar nga mikpritja shqiptare dhe gatimet tradicionale, madje me plot gojën thonë se këtu janë ndjerë më mirë se në çdo vend tjetër.
-
VIDEO
Sekretet e Kamala Harris, jeta e kandidates për presidente të Amerikës/ Ja ç'thotë Linda Rama
Më në fund libri i Kamala Harris, “Të vërtetat që mbartim” vjen edhe në gjuhën shqipe. Parathënia e këtij botimi është realizuar nga Linda Rama, duke ngjallur në këtë mënyrë një kërshëri edhe më të madhe të lexuesit për ta patur në duar këtë botim të Shtëpisë botuese ‘Mediaprint’. “Të vërtetat që mbartim” rrëfen historinë frymëzuese të një gruaje mbi supet e së cilës qëndron shpresa e një kombi të tërë. Kush është kjo grua që do të ndihmojë në formësimin e të ardhmes së Amerikës? Çfarë e nxit atë? Ajo është zëvendëspresidentja e parë grua, por edhe me ngjyrë e SHBA-së. Tanimë, Kamala Harris është edhe kandidate për presidente. Në këtë libër, ajo tregon udhëtimin e saj të pakrahasueshëm me të tjerë si bijë e një emigranteje indiane dhe një Xhamajkani, e cila ia doli të bëhej prokurore e përgjithshme e Kalifornisë, madje edhe si paditëse e kishte parësore drejtësinë sociale. Gjatë kohës së krizës, ajo fitoi betejën me bankat dhe bizneset e mëdha dhe mbrojti interesat e qytetarëve të thjeshtë. Luftoi racizmin duke përforcuar ligjin dhe në mënyrë të vazhdueshme shtyu përpara reformat e sistemit të drejtësisë. “Të vërtetat që mbartim” është një shkollë më vete për zgjidhjen e problemeve, për udhëheqjen në kohë krizash dhe menaxhimin e këtyre krizave. Zëvendëspresidentja Kamala Harris, një nga lideret politike më frymëzuese, na paraqet në formë dinamike sfidat e mëdha me të cilat është përballur, urtësitë dhe njohuritë e fituara nga vështirësitë e hasura në karrierën e saj, si dhe na prezanton me shembujt që e kanë inspiruar më shumë në jetë.
-
VIDEO
Mish viçi në qumësht me presh nga Albana/ Ja sekreti që mishi t'ju shkrihet në gojë
Mish viçi në qumësht me presh
Përbërësit:
- 1 kg mish viçi
- 30 gr gjalpë
- 5-6 lgj vaj ulliri
- 3 presh prerë në unaza
- 500 ml qumësht
- Kripë, piper
Përgatitja:
Lidhim mishin me disa rrotullime spango kuzhine dhe i japim shije me kripë e me një bluarje të mirë piperi. Vendosim mishin të skuqet në vaj me gjalpë në një tigan të thellë në zjarr mesatar. Kur mishi të ketë marrë ngjyrë, ulim pak flakën, shtojmë preshin dhe e lëmë edhe për 5 minuta të tjera duke e kthyer shpesh që të mos digjet. Rregullojmë shijen me kripë e piper. E mbulojmë mishin me qumësht dhe vazhdojmë gatimin edhe për 1 orë, derisa lëngu të ketë shterur. Më pas heqim mishin nga tenxherja, kalojmë salcën në sitë. Mishin e shërbejmë në feta me salcën e preshve, shoqëruar me bizele apo patate sipas dëshirës.
-
VIDEO
Supë milaneze nga zonja Albana/ Pasi t'a provoni nuk do gatuani asnjë supë tjetër
Supë milaneze
Përbërësit:
- 100-150 gr lëkurë derri
- 80 gr proshutë
- 2 degë selino
- 1 thelpi hudhër
- 1 qepë mesatare
- 1 lugë majdanoz
- 1-2 gjethe sherebele
- 1 patate e madhe
- 2 karota
- 2 kunguj të vegjël
- 3 domate të vogla
- 150 gr fasule
- 100 gr bizele kokërr
- 1/2 lakër e vogël
- 150 gr oriz
- Kripë, piper, rozmarinë
- Djathë parmixhan i grirë
Përgatitja:
Në një tenxhere të madhe vendosim lëkurën e derrit të prerë në shirita, proshutë të prerë në kubikë, selino, hudhër, qepë, majdanoz, sherebelë, rozmarinë, patate, karota dhe kunguj të qëruar dhe të prerë në feta, domate dhe fasule. E mbulojmë me ujë të vluar dhe e e lëmë të ziejë ngadalë me kapak, për rreth 1 orë e një çerek. Më pas shtojmë lakrën e prerë në shirita dhe vijojmë gatimin dhe për 20-30 minuta të tjera. Në fund rregullojmë shijen me kripë e piper dhe shtojmë bizelet dhe orizin. Supa do të jetë gati pas 15-20 minutash, e shërbejmë spërkatur me djathë parmixhan.
-
VIDEO
Papare e aromatizuar, pa asnjë lekë shijoni këtë pjatë fantastike nga zonja Albana
Papare e aromatizuar
Përbërësit:
- 100 gr gjalpë
- 150 gr djathë i bardhë
- Bukë e ndenjur e fortë
- Hudhra
- Spec i kuq pluhur
- Nenexhik i thatë
- Ujë
Përgatitja:
Kaurdisim në tigan gjalpin dhe bukën e copëtuar derisa të marrë ngjyrë, më pas e shuajmë me ujë. Shtojmë thërrime djathi dhe nenexhik, sipas dëshirës e pasurojmë shijen me hudhër të shtypur në havan me piper të zi edhe pak spec të kuq.