• VIDEO

    Krem vanilje, receta fantastike e kremit të pastiçerisë plot shije nga zonja Albana

    Krem vanilje

    Përbërësit:

    • 500 ml qumësht
    • 6 të verdha veze
    • 100 gr sheqer
    • 1 lugë esencë vanilje
    • Fruta të stinës / Biskota

    Përgatitja:

    Vendosim qumështin në vlim në një tenxhere mesatare. Rrahim të verdhat e vezëve me sheqer me një mjet elektrik me shpejtësi të lartë, derisa të përftojmë një krem të trashë e të zbardhur. I shtojmë vezët e rrahura tek qumështi dhe e lëmë në zjarr për rreth 10 minuta, duke e trazuar me një lugë druri, derisa kremi të trashet.  Heqim tenxheren nga zjarri dhe shtojmë vaniljen. E lëmë kremin të ftohet lehtë duke e mbuluar me një fije të tejdukshme që të mos formohet cipë. Sipas dëshirës kremin e servirim me pak biskota të thërrmuara ose me fruta të stinës. 

     

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 30 shtator 2024

     

    Titujt e gazetave për sot, nga Sali Berisha shpall luftën të paralizohet qeveria te PD shtyn protestën për datën 7 tetor e deri tek një komedi poshtëruese.

  • VIDEO

    Si u shpall ARMIK I POPULLIT Edison Gjergo, artistin që e pati frikë diktatura! Suzana Varvarica në Esencë-Report Tv (29.09.2024)

     

    Si u shpall ARMIK I POPULLIT Edison Gjergo, artistin që e pati frikë diktatura! Përse u dënua artisti dhe piktori i kohës së tij? Peripecitë, dashuritë dhe pasionet e Edison Gjergos! E ftuar në studio studiuesja e Artit Pamor Suzana Varvarica Kuka. Esencë, sonte, ora 21:00 në Ekranin e Report Tv nga Eljan Tanini. #eljantanini #esencë #edisongjergo #reporttv #suzanavarvarica #artishqiptar #eljantanini #esencë #reporttv #arturshkurti #ReportTv #EsenceReportTv #Esence #EsenceNgaEljanTanini #EljanTanini #Histori #Nostalgji #Deshmi

  • VIDEO

    Delet Lara e Polisit, racë ilire | Veri- Jug

     

    Flor Alliu, fermer I vogël në Malsinë e fshatit Dardhë në Librazhd, rrëfen traditën e bashkëjetesës me delet e racëc ilire, delet Lara e Polisit.

  • VIDEO

    Një baxhio e vogël primitive | Veri- Jug

     

    Në malësinë e fshatit Dardhë të Librazhdit, në lartësinë 1000 metra mbi nivelin e detit, çifti Qsman dhe Hazrie Qatja, trashëgojnë punën e zanatcinjve të baxhios, ku cdo gjë, prej qindra vjetësh, kryhet në mënyrë artizanale dhe primitive.

     

  • VIDEO

    “Në Librazhd, te delet e racës ilire” | Veri-Jug

     

    “Në Librazhd, te delet e racës ilire” kështu e kemi titulluar reportazhin, ndërsa ju ftojmë të ngjitemi lart, në malësinë e fshatit Dardhë. Më e spikatura nga bagëtitë është tufa e deleve e fermerit të vogël Flor Alliu, me mbi 200 dele të racës Lira e Polisit. Ndalesë edhe në baxhion e vogël të fshatit, ku një çift banorësh të vjetër e mbledhin qumështin dhe e përpunojnë, sipas traditës, në mënyrë artizanale dhe primitive. Në Librazhd, te delet e racës ilire, një emision nga gazetari Agim Pipa. Të djelën, ora 13.30Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.

  • VIDEO

    Klinika 24- Nga kanceri i qafës së mitrës tek historia emocionuese e mjekut otorino-laringolog (28.09.2024)

     

    Emisioni mjekësor 'Klinika 24' me një eksperiencë 12 vjecare, vjen në Report Tv Televizion cdo të shtune, ora 20 00, si një dritare me informacione dhe këshilla të dobishme rreth shëndetit. Misioni i këtij formati televizv, është edukimi, informimi dhe frymëzimi i teleshikuesve dhe ndjekësve në mediat sociale për të jetuar me stil. Krijimi i zakoneve të shëndeteshme dhe përdorimi i zbulimeve apo trajtimeve të reja në fushën e mjekësisë ndihmon dhe orjenton popullatën drejt asaj që quhet dhe sfida e mijëvjecarit: Të jetuarit gjatë dhe shendetshem.

  • VIDEO

    Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv

    Amarcord, në Report Tv. Kujtime, nostalgji, rrëfime për Shqipërinë e shkuar e që jeton të tashmen e braktisur duke gjetur dhe kërkuar kujtime edhe në rrënoja.

  • VIDEO

    Si mund të zbulohet kanceri i qafës së mitrës, thyhet miti i të shkurait te gjinekologu | Klinika24

    I ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV  ishte Doktor Roland Lama, Obstetër-Gjinekolog. Ai foli për mënyrat e reja shkencore të diagnostikimit, por dhe për pap testin që do të mbetet sipas tij një mënyrë e pazëvendësueshme.

  • VIDEO

    14 orë në një operacion, mjeku otorino-laringolog Alfred Aga emocionon me rrëfimin e tij | Klinika24

    I ftuar në rubrikën Anamneze, në emisionin “Klinika 24” në Report TV, ishte kirurgu ORL, Dr.Alfred Aga, i cili foli për profilin e tij profesional si Otorino Laringolog dhe problematikat më të shpeshta që has tek pacientët.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 28 Shtator 2024

     

    Titujt e gazetave për sot, nga Salianji vetëdorëzohet e dërgohet në burgun e Fierit te PD nis mosbindjen civile e deri tek telenovela 24 orëshe me Ervin Salianjin.

  • VIDEO

    Emri i drejtorit të ri të Policisë/ Softa: Kandidatët janë persona me profil të lartë! Uroj që të ndryshojë mentaliteti i menaxhimit

    Softa vlerësoi në Studio Live emrat e kandidatëve për postin e drejtorit të ri të përgjithshëm të policisë së shtetit, ndërsa theksoi se drejtori i ri duhet të krijojë një skuadër me profesionistë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv