• VIDEO

    Spahiu: Berisha nuk do protestonte apo digjte Kuvendin nëse Ervin Saljani do ishte kundërshtar i tij

    Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv thotë se Berisha nuk do protestonte apo digjte Kuvendin nëse Salianji do ishte kundërshtar i tij. Sipas Spahiut, Berisha s’do e bënte këtë aksion nëse Salianji do ishte në krahun e Bashës apo një partie tjetër.

    “Mbrojtja politike është që vëllai i ish-ministrit të Brendshëm ka qenë dënuar për trafik droge në Itali, me vendim të formës së prerë. Çështja është, fakti që ka qenë i dënuar për trafik droge, nuk e merr të mirëqenë që ai përgjim është i ligjshëm, i vërtetë dhe mund të jetë i lejueshëm. Një person që është i dënuar për vrasje, apo trafik droge, nuk mundesh ti të mëshosh fakte të paqena. Publiku është i ndarë në gjysmë, gjysma thotë është i vërtetë, gjysma thotë i manipuluar me një person që interpretonte. Që të ndërtojmë një analizë reale, duhet të ndajmë ai përgjim ishte i vërtetë apo i manipuluar. Ne duhet ta ndajmë këtë edhe sikur të jetë supertrafikant ai.

  • VIDEO

    Kaosi në Kuvend, Klosi: Luftuan për t’i treguar atij në ballkon se kush do jetë deputet! Nallbati: T’u dhimbsën karriget ty, mos trego përralla këtu

    Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi është përfshirë në një debat me deputetin e PD, Bledion Nallbati për dënimin e Ervin Salianjit për kallëzim të rremë në dosjen Babale. Klosi tha se ëhstë absurde të thuhet që është dënuar me urdhër të Ramës.

  • VIDEO

    Paro Laçi: Berisha na dha urdhër të rrihnim me shkopa gome nënat e viktimave të Tragjedisë së Otrantos

    Paro Laçi dha dëshmi në Studio Live se si tragjedia e Otrantos me 86 viktima ndodhi prej një informacioni të gabuar të qëllimshëm dhënë shtetit italian, sikur në birgjet italiane po vinte një anjie me bandën e Zani Çaushit e armatosur, kur në fakt ishin familje shqiptare që po shkonin drejt Italisë për një jetë më të mirë.

    Më pas nënat e viktimave po bënin një homazh duke ndezur qirinj në bulevardin përballë Hotel Dajtin. Berisha i jep urdhër gardës ku punonte në atë kohë dhe Paro Laçi që të dhunonin ato nëna, sepse nuk ishin nënat e viktimave por të dashurat e kriminelëve dhe të komunistëve.

  • VIDEO

    'I ati i Malltezit iu tha familjeve jeni dëmshpërblyer me monedha ari', Paro Laçi: Na dolën pseudo-pronarët! Berisha me dhëndrin më bënë presion

    Ish presidenti i Partizanit, Paro Laçi rrëfeu në 'Studio Live' se si u krye privatizimit të tokës ku ka qenë klubi Partizani me dokuemnta fallco, me presione dhe me të gjithë aparatin shtetëror të përdorur nga Berisha. 

  • VIDEO

    Paro Laçi tregon se si u dogj 'Koha Jonë': Doli një shkrim se si PD kishte marrë 50 milion lekë nga një firmë piramidale për një spektakël! Rrahëm dy gazetarë të huaj

    Paro Laçi tregoi në 'Studio Live' se si u dogj me urdhër të Berishës gazeta 'Koha Jonë'. Laçi në atë kohë punonte në gardën e republikës dhe me urdhër të Berishës u dhunuan gazetarët dhe dy prej tyre ishin të huaj.

     
  • VIDEO

    Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos!

    Ish presidenti i Klubit Partizani, Paro Laçi dha disa dëshmi tronditëse në Studio Live, Report Tv mbrëmjen e sotme, duke vënë si fajtor Berishën për tragjedinë e Otrantos më 28 mars 1997, ku mbetën të vdekur 86 persona.

  • VIDEO

    U zhd*k 10 vjeç, gjendet Petro Kuçuku në Greqi: Nuk mbaj mend asgjë, u rrita në manastir

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 30 Shtator 2024 – Receta/ Horoskopi i muajit Tetor nga Jorgo Pulla/ Gjendrat dhjamore, trajtimi natyral

    Zonja Albana solli dy sugjerime recetash tradite në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pacarok me të brendshme qengji dhe Krem vanilje.

    Në emisionin “Rreze Dielli”, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Tetor për 12 shenjat e zodiakut. Sipas tij, Tetori do të jetë një muaj i gjatë me shumë zhvillime. Do të jetë një muaj dinamik, me ndyshime në punë, por dhe me mjaft zhvillime në fushën shpirtërore. ”Muaji Tetor është një muaj vendimtar sa i takon këtij viti, pasi kemi eklipsin e fundit diellor, dhe ndryshimet që do të ndodhin tani kanë një ndikim të madh në lidhje me vazhdimësinë” thotë Pulla, duke shtuar se ky moment është vendimtar për 6 muajt e ardhshëm. Vëmendje më të theksuar duhet të kenë të gjithë ata që kanë patur probleme me bankat, duhet të rishikojnë dhe një herë çështje të rëndësishme që lidhen me dokumentacione apo problematika në fushën e dashurisë, ku është momenti për të zgjidhur çdo lloj problemi. “Pritet të ndodhë një gjë shumë e madhe dhe pozitive këtë muaj, prandaj duhet të jemi të vëmendshëm në anën e ekonomisë dhe atë familjare”,- thekson Jorgo Pulla në parashikimin e tij për muajin Tetor.

    Gjëndrat e yndyrës që shfaqen si gunga në qafë, shpinë, bark, kokë, krahë apo këmbë shpesh mund të shkaktojnë shqetësim kur shihen për herë të parë. Megjithëse gjëndrat dhjamore të quajtura lipoma në përgjithësi janë lezione beninje, ato mund të bëhen një problem estetik për personin, sepse rriten në mënyrë të pakontrolluar, por jo vetëm. Gjëndrat e dhjamit që shfaqen në disa pjesë të trupit mund të bëhen një obsesion te njerëzit, ndonjëherë mund të ngatërrohen me tumoret. Lidhur me këtë shqetësim flasim në “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja. Çfarë janë lipomat në të vërtetë, në sa lloje ndahen lipomat dhe cilat janë shkaqet e formimit të tyre? Kur është momenti që njerëzit duhet të shqetësohen, si duhet bërë ekzaminimi i tyre dhe si të frenojmë formimin dhe zhvillimin e lipomave. Në studion e “Rreze Dielli” specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja na tregon trajtimin alternativ sesi të shpëtojmë nga lipomat, pa patur nevojën e ndërhyrjeve kirurgjikale.

     

  • VIDEO

    Pse bizneset priren drejt evazionit fiskal, plani me 7 masa i Ramës kundër nëndeklarimit të pagave

  • VIDEO

    Gjëndër dhjamore apo tumor? Ja si të bëni dallimin / Ylli Merja: Trajtimi natyral i lipomave

    Gjëndrat e yndyrës që shfaqen si gunga në qafë, shpinë, bark, kokë, krahë apo këmbë shpesh mund të shkaktojnë shqetësim kur shihen për herë të parë. Megjithëse gjëndrat dhjamore të quajtura lipoma në përgjithësi janë lezione beninje, ato mund të bëhen një problem estetik për personin, sepse rriten në mënyrë të pakontrolluar, por jo vetëm. Gjëndrat e dhjamit që shfaqen në disa pjesë të trupit mund të bëhen një obsesion te njerëzit, ndonjëherë mund të ngatërrohen me tumoret. Lidhur me këtë shqetësim flasim në “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja. Çfarë janë lipomat në të vërtetë, në sa lloje ndahen lipomat dhe cilat janë shkaqet e formimit të tyre? Kur është momenti që njerëzit duhet të shqetësohen, si duhet bërë ekzaminimi i tyre dhe si të frenojmë formimin dhe zhvillimin e lipomave. Në studion e “Rreze Dielli” specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja na tregon trajtimin alternativ sesi të shpëtojmë nga lipomat, pa patur nevojën e ndërhyrjeve kirurgjikale.

  • VIDEO

    ‘Muaji vendimtar i vitit’ Ndryshime drastike në Tetor shenjat e…/Jorgo Pulla paralajmëron, vëmendje!

    Në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Tetor për 12 shenjat e zodiakut. Sipas tij, Tetori do të jetë një muaj i gjatë me shumë zhvillime. Do të jetë një muaj dinamik, me ndyshime në punë, por dhe me mjaft zhvillime në fushën shpirtërore. ”Muaji Tetor është një muaj vendimtar sa i takon këtij viti, pasi kemi eklipsin e fundit diellor, dhe ndryshimet që do të ndodhin tani kanë një ndikim të madh në lidhje me vazhdimësinë” thotë Pulla, duke shtuar se ky moment është vendimtar për 6 muajt e ardhshëm. Vëmendje më të theksuar duhet të kenë të gjithë ata që kanë patur probleme me bankat, duhet të rishikojnë dhe një herë çështje të rëndësishme që lidhen me dokumentacione apo problematika në fushën e dashurisë, ku është momenti për të zgjidhur çdo lloj problemi. “Pritet të ndodhë një gjë shumë e madhe dhe pozitive këtë muaj, prandaj duhet të jemi të vëmendshëm në anën e ekonomisë dhe atë familjare”,- thekson Jorgo Pulla në parashikimin e tij për muajin Tetor.

  • VIDEO

    Pacarok me të brendshme qengji nga zonja Albana / Ja receta origjinale e traditës

    Pacarok me të brendshme qengji

    Përbërësit:

    • 1 kg zorrë e paçe qengji
    • 300 gr miell misri
    • 100 gr miell gruri
    • 300 ml kos e ujë
    • 2 kokrra vezë
    • 2 fk vaj ulliri
    • 1 lugë kafeje sodë
    • Kripë, piper i zi
    • Pak gjalpë

    Përgatitja:

    Lajmë zorrët dhe paçen dhe i vendosim të ziejnë me pak kripë derisa të jenë zbutur. Derdhim lëngun dhe i lëmë të kullojnë e të ftohen. I grijmë në copa të vogla dhe i vendosim në zjarr në një tigan. I skuqim pak me 4 lugë vaj, sa të pinë lëngun. I hedhim pak piper të zi dhe i heqim nga zjarri. Ndërkohë në një tenxhere hedhim 250 ml kos e 50 ml ujë, 1 lugë kafeje kripë, vajin e ullirit, miellin dhe i përziejmë. E vendosim tenxheren pak në zjarr të ulët, sa të vaket. E heqim nga zjarri e i bashkojmë me zorrët dhe paçen. Shtojmë edhe sodën dhe i përziejmë. E hedhim në tepsi dhe e pjekim në sobë të nxehur, në temperaturë 180 gradë, për 45 minuta. Kur kanë kaluar 25 minuta në pjekje, i spërkasim me gjalpë dhe me pak kos të holluar që në përfundim të pjekjes të marrë ngjyrë të kuqërremtë.

     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv