• VIDEO

    “Karrige kokes”, po te gjakosej Spiropali? Ja cfare ndodh me 7 tetor

  • VIDEO

    'Nuk kemi frikë nga SPAK', Asllan Dogjani: Ne dogjëm 5 karrige, Rama ka djegur Shqipërinë

    Deputeti i PD-së Asllan Dogjani i pyetur për procedimin ndaj tij dhe 23 deputetëve të tjerë për djegien e karrigeve në parlament, tha në 'Frontline Intervieë' se ata nuk e kanë frikë SPAK.

    'Nuk e kemi frikë nga SPAK. SPAK nuk është kloni. Aty janë njerëz që hetojnë. E drejta themelore për të protestuar prevalon mbi gjithçka. Është formë proteste. Kemi djegur 5 karrige para parlamentit. Kurse Rama ka djegur Shqipërinë. Deputetët nuk janë punëtorët e saj. E kanë degraduar kuvendin në një shtojcë Ramës. Vetëm demokraci funksionale nuk ka. I mirëkuptoj deklaratat e diplomatëve.'

  • VIDEO

    Gjendet e moshuara në rrugë, reagon i biri:Po e kërkoja,nuk dua ta besoj që…

    Pasditen e 23 shtatorit në studion e emisionit ‘’Pa Gjurmë’’ u denoncua nga një qyetetare, një zonjë e moshuar, e cila kishte përfunduar në situatë rruge, pasi ishte braktisur nga 5 fëmijët e saj. Qytetarja nga Shkodra që e kishte gjetur në rrugë zonjën e moshuar e kishte strehuar në shtëpinë e saj për disa ditë, teksa kujdesej për të. Ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe të vetmin detaj që mbante mend ishte emri i saj, Sofia. Zonja e moshuar është në gjendje kritike shëndetësore, ku kishte disa të djegura në trupin e saj. Gjatë transmetimit një qytetar telefonoi live duke dëshmuar se Sofia ishte nga qyteti i Shkodrës. Ndër të tjera tregoi se para disa 2 vitesh shtëpia e saj në afërsi të Bunës ishte djegur. Fatëkeqisht nga flakët e zjarrit, kishte humbur jetën dhe bashkëshorti i saj. PAsditen e sotme në lidhje telefonike reagoi djali i zonjës i cili konfirmoi këto detaje dhe se bëhej fjalë për nënën e tij duke treguar arsyet pse kishte përfunduar në rrugë.

  • VIDEO

    Sulm i rrezikshëm por legjitim?! Izraeli njofton SHBA

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 1 Tetor 2024 – Receta tradite / Tetori Rozë / Një shërbim ndryshe për të moshuarit

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Vezë të furrës me spinaq dhe beshamel / Tavë orizi me mish (Çevërme) / Supë me lëpjetë dhe kos.

    Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje. Tetori Rozë, çdo vit synon të shpërndajë informacion në lidhje me shëndetin e gjirit, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë globin. Në studion e “Rreze Dielli” me mjeken radiologe Albana Shahini dhe drejtuesen e emisionit të shëndetit 'Klinika 24', Doreada Mio, flasim për fillimin e këtij muaji kaq të rëndësishëm me këshilla për kontroll dhe parandalim, është koha për të reflektuar mbi rëndësinë e zbulimit të hershëm, mbështetjes dhe shpresës për miliona gra në mbarë globin. Apel e mesazhe kuptimplota në këtë muaj që për shumë njerëz nuk është thjesht një fjongo rozë, por një udhëtim i mbijetesës, forcës dhe shpresës.

    Jeta dhe stili i jetesës në ditët e sotme ka ndryshuar me ritme të shpejta. Me rritjen e moshës shtohet gjithnjë e më shumë edhe rreziku i sëmundjeve te ndryshme dhe vetmia. Pamundësia për të lëvizur lirisht nga moshat e vjetra dhe për të qendruar vetëm në shtëpi ka nxitur ofrimin e shumë shërbimeve dhe qendrave të kujdesit të të moshuarve. Zgjedhja e azileve ose shtëpive të të moshuarve për të marrë përkujdesin e duhur ende shihet si tabu në vendin tonë, por nuk është vetëm kjo arsyeja pasi jo të gjithë pensionistët arrijnë të përballojnë një shërbim të tillë për shkak edhe të të ardhurave të tyre. Në Ditën Botërore të të Moshuarve, kamera e “Rreze Dielli” ishte në një nga shtëpitë e të moshuarve në Tiranë për të sjellë më nga afër një tjetër realitet mes dashurisë, respektit dhe përkushtimit ndaj kësaj moshe…Arsyeja tjetër e vizitës ishte edhe një shërbim i veçantë për këtë grupmoshë, që rrallë e ndeshim në jetën e përditshme me gjyshërit tanë! 

  • VIDEO

    Lot dhe dashuri / 28- vjeçarja iu trajton thonjtë e këmbëve të moshuarve në azil

    Shtohen rastet e kancerit të gjirit, mjekja: Alarmante, raste që 20 vjeç

    Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje. Tetori Rozë, çdo vit synon të shpërndajë informacion në lidhje me shëndetin e gjirit, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë globin. Në studion e “Rreze Dielli” me mjeken radiologe Albana Shahini dhe drejtuesen e emisionit të shëndetit 'Klinika 24', Doreada Mio, flasim për fillimin e këtij muaji kaq të rëndësishëm me këshilla për kontroll dhe parandalim, është koha për të reflektuar mbi rëndësinë e zbulimit të hershëm, mbështetjes dhe shpresës për miliona gra në mbarë globin. Apel e mesazhe kuptimplota në këtë muaj që për shumë njerëz nuk është thjesht një fjongo rozë, por një udhëtim i mbijetesës, forcës dhe shpresës.

  • VIDEO

    Burani me spinaq dhe beshamel nga zonja Albana / Super shije në 5 minuta

    Vezë të furrës me spinaq dhe beshamel

    Përbërësit:

    • 4-5 kokrra vezë
    • 500 gr spinaq
    • 400 gr beshamel
    • 1 thelpi hudhër
    • 1 lugë uthull vere e bardhë
    • 60 gr djathë parmixhan
    • 4 lgj vaj ulliri
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Fillimisht nxehim furrën në 200 gradë Celsius. Ndërkohë ziejmë spinaqin në pak ujë të vluar me kripë. E kullojmë dhe e shtrydhim nga uji i tepërt. Më pas e kaurdisim spinaqin dhe hudhrën në një tenxhere të madhe me 4 lugë vaj, në zjarr mesatar për 2-3 minuta. I hedhim spinaqit kripë dhe e hapim në një tavë furre të madhe. Vlojmë ujë me kripë në një tenxhere plot, shtojmë uthullën, thyejmë një vezë në një pjatë dhe e hedhim në ujë ngadalë. E përsëritim veprimin me vezët e tjera dhe i lëmë në zjarr 5 minuta. I kullojmë më pas me një lugë me vrimë dhe i vendosim në tavë mbi spinaqin. E mbulojmë sipërfaqen me beshamel dhe djathë të grirë parmixhan. E lëmë tavën në furrë 5 minuta, derisa të prarohet lehtë dhe e shërbejmë të ngrohtë.

  • VIDEO

    Supë pule me lëpjetë dhe kos nga zonja Albana

    Supë pule me lëpjetë dhe kos

    Përbërësit:

    • 500 gr mish
    • 300 gr lëpjetë
    • 3 lugë vaj ulliri
    • 1 lugë supe gjalpë
    • 1 qepë e vogël
    • 250 ml kos
    • Kripë, piper i zi
    • Majdanoz dhe mendër

    Përgatitja:

    Presim mishin në racione, e marinojmë pak me kripë dhe e skuqim me pak vaj ulliri. Qepën e presim në kubikë të vegjël dhe e hedhim te mishi, e trazojmë me lugë druri dhe e skuqim në zjarr të ngadaltë, në mënyrë që të bëhet transparente e të tretet. Pastaj i hedhim afro një lugë ujë që të mos e lëmë të marrë ngjyrë të kuqërremtë. Shtojmë piperin e zi, 500- 600 ml ujë dhe e lëmë në zjarr derisa mishi të ziejë plotësisht. Ndërkohë, pasi kemi larë mirë lëpjetat dhe i kemi kulluar, i presim në copa të mëdha dhe në valën e fundit të gatimit i hedhim te mishi për t'i zier rreth 7-8 minuta. Shtojmë kosin, të cilin e kemi rrahur pak me pirun, majdanozin e grirë, mendrën, gjalpin e tretur dhe e heqim nga zjarri. E provojmë për shijen e kripës dhe e servirim të ngrohtë. 

  • VIDEO

    Çevërme, tavë orizi me mish nga zonja Albana/ Këtë shije nuk do e harroni lehtë...

    Tavë orizi me mish (Çevërme)

    Përbërësit:

    • 1 kg mish qengji/ viçi
    • 1.5 filxhan çaji oriz
    • 2 kokrra qepë
    • 3 fç lëng mishi/ perimesh
    • 3-4 lugë supe vaj
    • 1 lugë supe gjalpë
    • 50 gr arra të qëruara
    • Majdanoz, rigon
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Ziejmë jo plotësisht mishin, me pak lyrë dhe kripë. Në një tigan hedhim qepën e grirë hollë në formë kubike dhe e kaurdisim në zjarr mesatar, duke i hedhur herë pas here nga pak ujë, derisa të tretet plotësisht. Përgatisim 3.5 filxhanë lëng mishi ose lëng perimesh të nxehtë. Në mungesë të mishit mund të përgatisim lëng kockash me 1 koncentrat pule ose viçi. Në tavën, ku do të gatuajmë çevërmenë, hedhim orizin e larë dhe e vendosim për 5 minuta në sobën e ngrohur në 200 gradë, që të thahet plotësisht. E nxjerrim nga soba dhe e trazojmë orizin me një lugë druri që të shkriftohet. Aty shtojmë piperin e zi, rigonin, majdanozin, gjalpin, arrat dhe lëngun e përgatitur dhe i përziejmë mirë. E provojmë për kripën, që ka lëshuar mishi ose koncentrati, e nëse duhet i shtojmë edhe pak. Vendosim thelat e mishit midis orizit dhe e fusim tavën në furrë, për 35-40 minuta, derisa të shohim që tava të marrë përsipër ngjyrë të pjekur. E heqim nga furra dhe e lëmë të zbuluar për 10-15 minuta, pastaj mund ta shërbejmë. 

  • VIDEO

    5 pyetjet nga Babaramo - Emisioni i plotë

    Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, e quan një hakmarrje politike dënimin e Ervin Salianjit për kallëzim të rremë në dosjen Babale. I ftuar në Report Tv, Nallbati po ashtu tha se ky dënim është një mesazh i Ramës, që kush flet kundër tij, do pësojë të njëjtin fat.

    • VIDEO

      Spahiu: Në Shqipëri 3 politikanë janë të paprekshëm, të tjerët plus Salianji janë të prekshëm

      Juristi Kreshnik Spahiu tregoi arsyen pse Ervin Salianji sot është pas hekurave. Sipas tij, ish deputeti demokrat nuk hyn tek politikanët e paprekshëm, prandaj u dënua.

      Vetëm Berisha, Rama dhe Meta nuk preken sipas tij, ndërsa Salianji me shqiptarët e tjerë janë të prekshëm.

      'PD ka një eksperiencë protestash. Dhe çështja shtrohet këtë reaksion kundër burgosjes së Salianjit do ta shtoj në elektorat apo do ti kthehet në bumerang. Nga informacioni që kam sot ndaj kryetares së parlamentares është goditur me shufër hekuri.

      U godit me një objekt. Kryetarja e parlamentit sot u përkëdhel me një shkulje faqe nga Gazmend Bardhi. Sikur kjo përkëdhelja t’ja kishte çarë kafkën do fitonte elektorat. Dhuna fizike duhet të jetë në proporcion të rrisi kapitalin e opozitës apo do i kthehet bumerang. Disa protesta janë kthyer në kapital për të rrëzuar pushtetin, si Nano ik. Tani pyetja është nga dhuna djegia e karriges, goditja e kryetares, protestat, kam një pyetje, pse Salianji është në burg? Ervin Salianji hyn tek njerëzit e prekshëm.

      Në Shqipëri 2 milion janë të prekshëm nga ligji dhe janë 7, 8 familje apo kupola e politikës që janë të paprekshëm. Brenda 4 vjetësh ata që ishin për largimin Berishës tek Basha do eliminohen politikisht. Siç iku Ervini apo dikush, do ikin me radhë duke u skualifikuar jo në listat e hapura etj. Kjo është politika e ndërtuar në Shqipëri. Gjykata dhe drejtësia janë nën ndikim politik. Disa janë të paprekshëm. Ervin Salianji hyn në kategorinë e njerëzve të pambrojtur dhe të prekshëm nga drejtësia. Tani që është në burg nuk ka vlerë as ti çash kafkën Elisës apo të djegësh parlamentin. Mbrojtja duhet të ishte krijuar përpara. Ky proces ishte 5 vjet. Nëse Ervin Salianji do mbante linjën e përjashtimit të Berishë dhe do 

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv