• VIDEO

    TRONDITET PD/ Ervin Salianji NË BURG për 1 vit! Fushatën do e bëj nga QELIA! PLASIN AKUZAT në studio

     

    Salianji do vuajë 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me dosjen Babale, teksa analisti Endri Tafani thotë në Përballje se deputeti vetë e ka fajin që u mor me personazhe të atilla. Kthupi shikon këtë ngjarje si mundësi për vijimin e flakadanëve në Kuvend.

  • VIDEO

    Dënimi i Salianjit, analisti Meçe për Report Tv: Në emër të tij, Berisha do zbatojë planin për mbrojtjen e vetes! Banushi: Grupi i PD presion gjykatës

    Analisti Arben Meçe ka komentuar në Report Tv vendimin e Apelit që la në fuqi dënimin me 1 vit burg për deputetin e PD, Ervin Salianji për kallëzim të rremë.

  • VIDEO

    Pa Gjurme-‘Kërkon të kthehemi në shtëpi, për ne është i vdekur’/Nëna me dy djemtë:Jemi dh*unuar dhe…

    Juristi Kreshnik Spahiu, pas dënimit me 1 vit burg të Ervin Salianjit, thotë se i duhet pafajësia në Gjykatën e Lartë, ose përndryshe i ndalohet përgjithmonë futja në Kuvend.

     
  • VIDEO

    TRONDITET PD-ja/ Ervin Salianji NË BURG për 1 vit! Fushatën do ta bëjë nga QELIA! AKUZA TË RËNDA

    Salianji do vuajë 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me dosjen Babale, teksa analisti Endri Tafani thotë në Përballje se deputeti vetë e ka fajin që u mor me personazhe të atilla. Kthupi shikon këtë ngjarje si mundësi për vijimin e flakadanëve në Kuven

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 26 Shtator 2024 – Receta/ Sfidat e prindërve me fëmijë me aftësi të kufizuara / Jeta e Jon Tarifës në Bali

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Oriz me presh dhe sallam special / Vezë me patate të skuqura me qepë dhe domate / Tarator me rrepka dhe kos.

    Në një botë që ndryshon çdo ditë, me trende dhe teknologji të avancuar, ajo që ka vazhduar të jetë e njejtë, fatkeqësisht, është mënyra e të menduarit e njerëzve. Shpesh, shoqëria i neglizhon fëmijët dhe specifikisht ata me aftësi të kufizuar. Për shkak të kësaj, shumicën e kohës ata marrin reagime negative në shoqërinë ku jetojnë, kësisoj këta fëmijë nuk janë në gjendje të zhvillojnë qëndrime pozitive ndaj botës së jashtme. Çdo fëmije ka të drejtë, që të ketë mundësi të barabarta dhe të njejta me të tjerët. Në studion e "Rreze Dielli" me Matilda Zizolli, Drejtore e Shërbimeve Sociale në Bashkinë e Tiranës dhe Mirela Balla, prind i një fëmije me autizëm, flasim për sfidat dhe pengesat e prindërve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, shpenzimet për shërbime sociale dhe shëndetësore dhe përballja me diskriminimin. Çfarë duhet bërë më shumë nga institucionet? Mirela Balla teksa i dridhet zëri, rrëfen sesi e kuptoi që djali i saj vuante nga autizmi, një kalvar i gjatë vizitash, mundimesh dhe vështirësish. “Lashë punën, shita shtëpinë dhe erdha në Tiranë, peng kam që e kuptova me vonesë. Më mundon fakti që shumë herë nuk e kuptoj se çfarë djali im dëshiron” - thotë Mirela. Sot Soirdio ka filluar të integrohet me shoqërinë, madje është një 17-vjeçar i talentuar që studion në Liceun Artistik për kitarë, por për familjen e tij frika më e madhe është se çdo të bëhet me të, kur ata të mos jenë më.

    Jon Tarifa na tregon jetën e re në Bali me bashkëshorten indoneziane dhe dy fëmijët, gatime tradicionale, jeta si aventurë dhe dashuria për natyrën... Në një lidhje skype nga Bali në emisionin “Rreze Dielli”, kantautori Jon Tarifa na prezanton me familjen e tij, e cila sapo është zgjeruar me ardhjen në jetë të vajzës së dytë, Elea. Mes lajmit të bukur dhe emocionit të babait më të ri, Joni ndan me shikuesit shqiptar dhe një recetë gatimi tradicionale nga Bali. Cila është menuja e ditës në familjen shqiptaro - indoneziane të Jon Tarifës.

     

  • VIDEO

    Jon Tarifa nga Bali na prezanton me familjen /Ja menuja ditore e familjes shqiptaro-indoneziane

    Jon Tarifa na tregon jetën e re në Bali me bashkëshorten indoneziane dhe dy fëmijët, gatime tradicionale, jeta si aventurë dhe dashuria për natyrën... Në një lidhje skype nga Bali në emisionin “Rreze Dielli”, kantautori Jon Tarifa na prezanton me familjen e tij, e cila sapo është zgjeruar me ardhjen në jetë të vajzës së dytë, Elea. Mes lajmit të bukur dhe emocionit të babait më të ri, Joni ndan me shikuesit shqiptar dhe një recetë gatimi tradicionale nga Bali. Cila është menuja e ditës në familjen shqiptaro - indoneziane të Jon Tarifës.

  • VIDEO

    ‘Lashë punën, shita shtëpinë’ përlotet nëna e djalit autik: Frika më e madhe ku do e lë kur…

    Në një botë që ndryshon çdo ditë, me trende dhe teknologji të avancuar, ajo që ka vazhduar të jetë e njejtë, fatkeqësisht, është mënyra e të menduarit e njerëzve. Shpesh, shoqëria i neglizhon fëmijët dhe specifikisht ata me aftësi të kufizuar. Për shkak të kësaj, shumicën e kohës ata marrin reagime negative në shoqërinë ku jetojnë, kësisoj këta fëmijë nuk janë në gjendje të zhvillojnë qëndrime pozitive ndaj botës së jashtme. Çdo fëmije ka të drejtë, që të ketë mundësi të barabarta dhe të njejta me të tjerët. Në studion e "Rreze Dielli" me Matilda Zizolli, Drejtore e Shërbimeve Sociale në Bashkinë e Tiranës dhe Mirela Balla, prind i një fëmije me autizëm, flasim për sfidat dhe pengesat e prindërve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, shpenzimet për shërbime sociale dhe shëndetësore dhe përballja me diskriminimin. Çfarë duhet bërë më shumë nga institucionet? Mirela Balla teksa i dridhet zëri, rrëfen sesi e kuptoi që djali i saj vuante nga autizmi, një kalvar i gjatë vizitash, mundimesh dhe vështirësish. “Lashë punën, shita shtëpinë dhe erdha në Tiranë, peng kam që e kuptova me vonesë. Më mundon fakti që shumë herë nuk e kuptoj se çfarë djali im dëshiron” - thotë Mirela. Sot Soirdio ka filluar të integrohet me shoqërinë, madje është një 17-vjeçar i talentuar që studion në Liceun Artistik për kitarë, por për familjen e tij frika më e madhe është se çdo të bëhet me të, kur ata të mos jenë më.

  • VIDEO

    SHBA: Mbështesim iniciativat që ruajnë pavarësinë e gjyqësorit dhe janë gjithëpërfshirëse

    Zëvendës Drejtuesja e Komanduar e Misionit të ShBA, Kathryn Hammond, gjatë takimit me drejtuesit e Institucioneve të Pavarura theksoi se SHBA mbështet ato iniciativa që ruajnë pavarësinë e gjyqësorit dhe janë gjithëpërfshirëse.

    ‘Ne mbështesim përpjekjet për rritjen e bashkëpunimit dhe pavarësisë së këtyre institucioneve. Institucionet e pavarura duhet të forcojnë llogaridhënien dhe transparencën. SHBA është e gatshëm të mbështesë institucionet pavarura.

    Organizata të shoqërisë civile përfshirë OJF, duhet të japin mendime dhe ekspertizë të vlefshme angazhimi i tyre garanton që interesa të caktuar të qeverisë të çojë në rezultate të caktuara.’- tha Hammond.

  • VIDEO

    Oriz me presh dhe sallam special nga zonja Albana

    Oriz me presh dhe sallam special

    Përbërësit:

    • 350 gr oriz
    • 500 gr presh
    • 300 gr sallam Luziana
    • 1 thelpi hudhër
    • 1 lgj margarinë
    • 300 gr domate
    • 1 tufë majdanoz
    • 1 lgj djathë i grirë
    • 1 lt buljon ose ujë
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Kaurdisim hudhrën në yndyrë dhe pasi ka lëshuar aromat e largojmë. Shtojmë preshin e prerë mesatarisht dhe më pas sallamin në fetëza. Shtojmë domatet duke i lënë në zjarr për 4 minuta, më pas hedhim lëngun e mishit ose ujin së bashku me orizin. E lëmë në vlim. Kur gatimi të jetë gati e spërkasim me djathë të grirë dhe majdanoz.

     

  • VIDEO

    Vezë me patate të skuqura me qepë dhe domate nga zonja Albana

    Vezë me patate të skuqura me qepë dhe domate

    Përbërësit:

    • 6 kokrra vezë
    • 250 gr patate
    • 1 lugë xhenxhefil i freskët
    • 4-5 lugë vaj ulliri
    • 1 qepë e grirë hollë
    • 1 thelpi hudhër
    • 250 gr domate kutie me lëngun
    • 1 spec jeshil
    • 1/2 lugë shafran pluhur
    • 1 lugë majdanoz i grirë hollë
    • Pak arrë moskat
    • Kripë, piper i zi
    • Përgatitja:

    Fillimisht ziejmë patatet për 10 minuta në ujë të bollshëm me kripë. Më pas i presim në kuba të vegjël dhe i fërgojmë me pak vaj në një tenxhere të madhe, në zjarr normal 5 minuta, derisa të marrin lehtë ngjyrë. I vendosim në letër kuzhine duke i hedhur kripë dhe pak arrëmyshk. Me vajin e mbetur kaurdisim qepën, hudhrën dhe xhenxhefilin derisa të marrin një ngjyrë të lehtë. Shtojmë domatet, specin dhe shafranin dhe i lëmë për 1 minutë. Hedhim më pas vezët në tenxhere, i trazojmë mirë për 2-3 minuta, derisa vezët të fillojnë e të mpiksen. Kontrollojmë shijen për kripë e piper. Vendosim patatet në një pjatancë, shtojmë vezët e gatuara e të thërrmuara me qepë e domate dhe e spërkasim me majdanoz të freskët.

     

  • VIDEO

    Tarator me rrepka dhe kos nga zonja Albana

    Tarator me rrepka dhe kos

    Përbërësit:

    • Rrepka
    • Kos
    • Hudhër
    • Vaj ulliri
    • Kopër
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    I kalojmë të gjithë përbërësit në blender, shtojmë vaj ulliri dhe kos. E vendosim taratorin në frigorifer që të mpikset dhe më pas e kemi gati për t'a servirur. 

     

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 26 shtator 2024

     

    Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv