“Në Librazhd, te delet e racës ilire” kështu e kemi titulluar reportazhin, ndërsa ju ftojmë të ngjitemi lart, në malësinë e fshatit Dardhë. Më e spikatura nga bagëtitë është tufa e deleve e fermerit të vogël Flor Alliu, me mbi 200 dele të racës Lira e Polisit. Ndalesë edhe në baxhion e vogël të fshatit, ku një çift banorësh të vjetër e mbledhin qumështin dhe e përpunojnë, sipas traditës, në mënyrë artizanale dhe primitive. Në Librazhd, te delet e racës ilire, një emision nga gazetari Agim Pipa. Të djelën, ora 13.30Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.