• VIDEO

    Zbulohet PAZARI për zgjedhjet/ Berisha SULM me opozitën ndaj SPAK, Meta e mbyll në 2025! | E PLOTË

  • VIDEO

    Dosja 'Partizani' drejt gjykimit/ Kulluri: Jemi 500 vjet pronarë në Dukat të Vlorës, nuk kemi marrë gjë! Këta me 120 m2 u bënë milionerë

    Berisha sulmoi sërish SPAK në mbyllje të hetimeve ndaj tij, teksa rruga e PD-së drejt zgjedhjeve me kryetarin drejt gjyqit u diskutua në 'Repolitix' me Edvin Kullurin, Plator Nesturin, Neritan Alibalin dhe Leonard Karajn. 

    • VIDEO

      'Janë të gjitha dosjet të hapura', gazetarja Keti Banushi: Meta me bashkëpunëtorët po hetohen me metodën 'ndiq paranë'

      Lidhur me hetimet ndaj Ilir Metës, gazetarja Keti Banushi zbuloi në ‘Studio Live’ se dosjet janë të hapura.

    • VIDEO

      Një ditë me transformuesin, njihuni me të riun me zanatin më të veçantë | Një nga ne

    • VIDEO

      Pa Gjurme-‘Mori para borxh,nuk u kthye më në shtëpi’/Nëna rrëfen humbjen e të birit:Kem frikë se…

       

      U zhduk nga Tuzi i Malit të zi kur ishte ende një adoleshent, në kërkim të Ditan Erkoçeviq nga Shkodra. 17- vjeçari i asaj kohe u nis i vetëm në drejtim të Tuzit të Malit të Zi, në fillim të qershorit të vitit 1997 vend të cilin e kishte shkelur edhe herë të tjera, muaj para se të zhdukej. Meqenëse ai merrej me një biznes familjar, me vete kishte edhe një sasi parash. Atë natë kishte qëndruar në shtëpinë e disa të afërmve në Tuz. Mëngjesin e 6 qershorit ishte larguar për në punë në tregun e qytetit ku shiste artikuj të ndryshëm. Sipas të afërmve me të cilët kontaktoi për herë të fundit u mësua se Dritani u paraqit në punë normalisht dhe ka qenë i shoqëruar me disa persona. Një prej tyre një shtetas malazez, të cilit i kishte marrë afro 1000 franga borxh. Pas këtij momenti Dritani nuk është bërë më i gjallë. Familjarët u njoftuan nga të afërmit për zhdukjen e tij. Mënjëherë të shqetësuar ata morën rrugën drejt Tuzit, duke bërë edhe denoncimin në polici. Vëllezërit e Dritanit u takuan me shtetasin malazez tek i cili i riu kishte marrë borxh, por nuk mundën të mësonin asnjë të dhënë për fatin e Dritanit. Malazezit i është shlyer borxhi nga familjarët, por për Dritanin kërkimet vijojnë ende edhe pas 27 vitesh.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 25 Shtator 2024 – Receta/ Rëndësia e Magnezit nga Altin Joka, ku dhe si ta marrim/ Retro & Sozi

      Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Lakror i ardhur me qepë të njoma, kos dhe gjizë / Pogaçe e nënës / Supë me lëng kockash dhe perime.

      Magnezi është minerali kryesor më i rëndësishëm që i nevojitet trupit tuaj. Për të funksionuar në mënyrë korrekte dhe efikase, trupi juaj ka nevojë për shumë lëndë ushqyese. Megjithatë, nëse ka mungesë të magnezit, ka mbi 350 reaksione biokimike. Studimet kanë treguar se sot magnezi është mungesa e dytë më e zakonshme. Po cili është roli kryesor i magnezit në organizëm? Çfarë pasojash shëndetësore shkakton mungesa e theksuar e magnezit? Cilët individë kanë më tepër prirje për mungesë magnezi? Kush ka mangësi më shumë? A e pakëson stresi magnezin? Si ta kuptojmë që kemi mungesë magnezi, cilat janë shenjat më tipike? Po suplementet sa na ndihmojnë, sa kohë duhen marrë dhe a kanë efekte anësore? Si ta zëvendësojmë magnezin, si ta marrin në mënyrën e duhur, cilat ushqime përmbajnë më shumë magnez? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve, por jo vetëm, i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga nutricionisti Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.

      Moda dhe muzika në komunizëm, stili i veshjeve dhe nostalgia e një kohe ku çdo gje ishtë e ndaluar. Producentja Xhilda Toska në studion e "Rreze Dielli" tregoi për eventin që solli modelet “retro” se si visheshin në vitet e errëta femrat dhe meshkujt shqiptarë. Eventi u mbajt në Pogradec, ku morën pjesë breza të vjetër e të rinj. "Risollëm për publikun ikonat e atyre viteve si: Marlin Monroe, Rafaela Karanë, Nexhmije Pagarushën, Tina Turner, Aleksandër Gjokën. U ndanë edhe disa çmime, por e rëndësishme është se ne sollëm atmosferën nostalgjike, ku Shqipëria kishte vetëm televizorët bardhezi" - tha Toska. Në studio dy zonjat që mbajnë peshën e të qenit sozi e personaliteteve si Nexhmije Pagarusha apo Sharon Stone, treguan me krenari si i bën të ndihen ky titull. Hatixhe Llushi ish- këngëtare e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, e cila ka kënduar me mjeshtëri këngët e të madhes Nexhmije Pagarusha, u shpreh se me artisten e madhe kishte miqësi dhe ndihet e privilegjuar të këndojë këngët e saj e po ashtu të ketë edhe ngjashmëri fizike. Ndërsa Zhaneta Tola Benga, e çertifikuar në Sanremo si sozia e Sharon Stone tregoi sesi u bë pjesë e çertifikimit dhe kush e spikati për ngjashmërinë me aktoren e madhe të Hollivudit.

    • VIDEO

      Njihuni me Sharon Stone shqiptare, çertifikuar në Itali si sozia e ikonës hollivudiane

      Moda dhe muzika në komunizëm, stili i veshjeve dhe nostalgia e një kohe ku çdo gje ishtë e ndaluar. Producentja Xhilda Toska në studion e "Rreze Dielli" tregoi për eventin që solli modelet “retro” se si visheshin në vitet e errëta femrat dhe meshkujt shqiptarë. Eventi u mbajt në Pogradec, ku morën pjesë breza të vjetër e të rinj. "Risollëm për publikun ikonat e atyre viteve si: Marlin Monroe, Rafaela Karanë, Nexhmije Pagarushën, Tina Turner, Aleksandër Gjokën. U ndanë edhe disa çmime, por e rëndësishme është se ne sollëm atmosferën nostalgjike, ku Shqipëria kishte vetëm televizorët bardhezi" - tha Toska. Në studio dy zonjat që mbajnë peshën e të qenit sozi e personaliteteve si Nexhmije Pagarusha apo Sharon Stone, treguan me krenari si i bën të ndihen ky titull. Hatixhe Llushi ish- këngëtare e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, e cila ka kënduar me mjeshtëri këngët e të madhes Nexhmije Pagarusha, u shpreh se me artisten e madhe kishte miqësi dhe ndihet e privilegjuar të këndojë këngët e saj e po ashtu të ketë edhe ngjashmëri fizike. Ndërsa Zhaneta Tola Benga, e çertifikuar në Sanremo si sozia e Sharon Stone tregoi sesi u bë pjesë e çertifikimit dhe kush e spikati për ngjashmërinë me aktoren e madhe të Hollivudit.

    • VIDEO

      12 shenjat urgjente që trupi ka nevojë për Magnez / Joka: Pse s’përthithet magnezi nga organizmi

      Magnezi është minerali kryesor më i rëndësishëm që i nevojitet trupit tuaj. Për të funksionuar në mënyrë korrekte dhe efikase, trupi juaj ka nevojë për shumë lëndë ushqyese. Megjithatë, nëse ka mungesë të magnezit, ka mbi 350 reaksione biokimike. Studimet kanë treguar se sot magnezi është mungesa e dytë më e zakonshme. Po cili është roli kryesor i magnezit në organizëm? Çfarë pasojash shëndetësore shkakton mungesa e theksuar e magnezit? A është e vërtetë që shkakton edhe kancer? Cilët individë kanë më tepër prirje për mungesë magnezi? Kush ka mangësi më shumë? A e pakëson stresi magnezin? Si ta kuptojmë që kemi mungesë magnezi, cilat janë shenjat më tipike? Po suplementet sa na ndihmojnë, sa kohë duhen marrë dhe a kanë efekte anësore? Si ta zëvendësojmë magnezin, si ta marrin në mënyrën e duhur, cilat ushqime përmbajnë më shumë magnez? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve, por jo vetëm, i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga nutricionisti Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.

    • VIDEO

      Gara për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Komisioni interviston 11 kandidatët, të premten ministri Hoxha i çon listën kryeministrit Rama! Emrat favoritë

      Komisioni Ad-Hoc po pyet sot 11 kandidatët, pas skualifikimit të 4 të parëve. Në orën 15:00 mbyllet procesi, dëgjesa sipas rendit alfabetik, secili 30 minuta në dispozicion. Renditja sipas pikëzimit, verifikime në disa kritere, grada, vettingu dhe karriera kritere të forta. Procesi monitorohet nga ndërkombëtarët. Fituesi pritet të mësohet gjatë mbledhjes së Qeverisë të mërkurën

    • VIDEO

      Lakror i ardhur me maja me qepë të njoma, kos dhe gjizë nga zonja Albana

      Lakror i ardhur me maja

      Përbërësit:

      • 500 gr miell
      • 20 gr maja buke
      • 250 ml ujë të vakët
      • 1 filxhan kafeje vaj
      • Pak kripë

      Mbushja:

      • 1 kg qepë të njoma
      • 2 kokrra vezë
      • 500 ml kos
      • 1 filxhan çaji qumësht
      • 150 gr gjizë ose djathë
      • 1 lugë supe gjalpë
      • 1 filxhan kafeje vaj
      • Kripë, piper, nenexhik

      Përgatitja:

      Qepët e njoma i grijmë imët, i vendosim në një tigan të madh dhe i skuqim me pak gjalpë e vaj. Shtojmë pak ujë dhe kur shohim që kanë ulur volumin, shtojmë qumështin, gjizën, piperin, kripën, 1 lugë miell gruri, pak nenexhik dhe i përziejmë. E largojmë masën nga zjarri dhe shtojmë kosin e vezët. Ndërkohë që mbushja e lakrorit ftohet paksa përgatisim brumin. Tresim majanë në ujin e vakët, shtojmë kripën, vajin dhe zëmë brumin. Uji hidhet dalëngadalë, aq sa të na formohet një brumë jo shumë i butë, por as shumë i fortë. E punojmë pak mbi banak dhe e ndajmë në dy pjesë. Lyejmë tepsinë me pak vaj. Hapim njërën pjesë të brumit, aq sa është tepsia dhe e shtrojmë duke i lënë pak anët të ngritura. Hedhim harxhin, të cilin e kemi të ngrohtë dhe e hapim uniformë në të gjithë sipërfaqen. Hapim edhe pjesën tjetër të brumit dhe e shtrojmë përsipër. Rregullojmë anësoret e lakrorit, e spërkasim me pak vaj dhe e lëmë të mbuluar për 30 minuta, sa të fryhet brumi. Piqet në 200 gradë, për 35 minuta. Më pas e heqim nga soba, e lyejmë me pak gjalpë dhe e mbulojmë.

       

    • VIDEO

      Supë kolagjen me perime dhe lëng kockash nga zonja Albana

      Supë me perime dhe lëng kockash

      Përbërësit:

      • 1 qepë
      • 1 patate
      • 1 karrotë
      • 1 degë selino
      • 80 gr oriz
      • 1 litër lëng kockash
      • Lëng limoni
      • Majdanoz
      • Kripë, piper

      Përgatitja:

      Kaurdisim me pak vaj ulliri qepën të prerë në kubikë të vegjël. Sapo qepa të marrë ngjyrë të artë shtojmë perimet dhe vazhdojmë kaurdisjen. Ndërkohë lëngun e kockave që kemi përftuar nga zierja e kockave, e kullojmë dhe e shtojmë tek perimet. Hedhim orizin, rregullojmë shijen me kripë, piper dhe e lemë supën të marrë valë. Në fund shtojmë lëng limoni dhe majdanoz të grirë imët. 

       

    • VIDEO

      Pogaçe e nënës, super e butë dhe e shijshme nga zonja Albana

      Pogaçe e nënës

      Përbërësit:

      • 1,5 kg miell
      • 1 qeskë maja
      • 1 lugë e mesme sodë buke
      • 2 lugë vaj
      • Kripë
      • Ujë të vakët

      Përgatitja:

      Me të gjithë përbërësit zëmë një brumë të fortë, i cili ngjeshet gjatë duke e punuar në tryezën e punës, derisa të mos ngjitet. Pas disa minutash ngjeshjeje, brumin e vendosim në vend të ngrohtë që të vijë për afro 1 orë. Ngjeshet edhe një herë në tavolinë të pudrosur mirë me miell dhe e hapim në tepsi të lyer me yndyrë. E vendosim në vend të ngrohtë që të vijë pak, më pas e shpojmë në disa vende, e lyejmë me vaj dhe e vendosim në furrë të nxehtë fillimisht në temperaturë 250 gradë Celsius, më pas e ulim temperaturën në 200 gradë për t'u pjekur për 40-50 minuta.

       

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv