-
VIDEO
Konflikti Izrael-Liban/ Eksperti: Pritet një konflikt tokësor! Duket përsëritje e historisë, paqja duke larg
Eksperti Geron Kamberi sqaroi situatën më të fundit në Lindjen e Mesme mes kërcënimeve për luftë frontale mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban.
-
VIDEO
Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe debatet me Sali Berishën! Esencë-Report Tv
Dëshmitar i zhvarrimit të Enver Hoxhës! Takimi me Nënë Terezën! Përplasjet me Sali Berishën dhe ankesat e Berishës te Kryeministri anglez John Major për ta hequr nga puna në BBC! Gazetari dhe reporteri Arben Manaj i ftuar sonte në Esencë ora 21:00.
-
VIDEO
Dënimi i Salianjit/ Kujtim Gjuzi: I them Berishës ndaloje mos të shkojë në burg! Galdini: Hyn tek ata që kanë ambicie ekstreme për karrierë
Dënimi i Ervin Salianjit që u dërgua sot në burgun e Fierit u diskutua në ‘Studio Live’ me politikanët Arjan Galdinin dhe Kujtim Gjuzin. Ky i fundit u shpreh për Arbër Hitajn se është cënuar imuniteti i Salianjit si deputet.
'Pavarësisht ndonjë konflikti që kam patur me të. Sot Partia Konservatore Kombëtare ka dalë në deklarata në mbrojtje të deputetit dhe imunitetit të deputetit. Është tjetërsuar një paragraf. Nuk dua që të godas gjykatën, por nuk mund të ndërtojmë shtetin e prokurorëve. Shteti është prej ingranazhesh, gjykata kur shkon rezultati 3-0 është rezultat i thellë. Duhet rekursi. Kur shkon në Fier ai duket që pranon një lloj fajësie. Ne themi është gjyq politik, sepse është deputet pa shkuar në dyert e burgut. Prokurorja ta mbajë në juridiksion dhe në kontroll. I bëj thirrje të ndalojë. Sali Berisha dil aty dhe thuaju të kthehet nga rruga. Berisha është në gjendje ta rrëzojë shtetin për 72 orë ka thënë Kujtim Gjuzi.'
-
VIDEO
Salianji drejt ngujimit në seli dhe burgut? Plas debati në studio
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 27 Shtator 2024 – Receta / Ushtrime në kushte shtëpie / ‘Bëje vetë’, Maska fytyre & Skrab trupi
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije për teleshikuesiet e “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pastiçe fshati me perime / Supë me domate dhe oriz / Speca turshi me gjizë dhe qumësht.
Një nga instruktorët e jogës më të njohur në vend, Klodian Murati ishte i ftuar në studion e "Rreze Dielli" për të na treguar disa ushtrime shumë të thjeshta që mund t'i bëjnë moshat e mëdha në shtëpi ose kudo. "Që ti të kesh energji duhet të vendosesh në lëvizje, në çfarëdo lloj lëvizje që ti bën, rëndësi ka që mos bësh lëvizje të gabuara dhe të ekzagjeruara për atë çka trupi yt të lejon. Lëvizje shumë të thjeshta sjellin mjaft benefite, nëse i bën në përditshmërinë tënde" thotë Klodi. Ndërsa për më të rinjtë ai tregon dhe demostron dy ushtrime për të nisur ditën plot energji. Por flasim dhe për relaksimin e muskujve të qafës, dhimbjes së kokës si dhe posturat e gabuara të qëndrimit në zyrë dhe pozicionet e gabuara në makinë, tregojmë disa ushtrime të thjeshta si dhe qëndrimin e duhur të trupit.
Në rubrikën "Bëje vetë" Stela dhe Niki këtë herë do na sjellin disa këshilla për kujdesin e lëkurës, gjithnjë me pak shpenzime dhe me produkte natyrale. Realizojnë dy maska në kushte shtëpie për fytyrën për një lëkurë plot shëndet, pa pore me elasticitet dhe mbi të gjitha për një fytyrë rinore kundra plakjes. Një nga përbërësit kryesor është aloe vera e pasur me minerale, enzima dhe kripëra. Magjia e bimës së aloe verës me disa kombinime të efektshme sjell rezultate fantastike në pak kohë në lëkurën tuaj. Gjithashtu sjellim dhe një skrab për trupin, por dhe për duart me kafe dhe vaj ulliri.
-
VIDEO
Dhimbje qafe? Ja lëvizja që do ju shpëtojë/ Për trup e shpatulla të drejta, bëj këtë ushtrim në zyrë
Në studion e "Rreze Dielli" me instruktorin e jogës Klodian Murati, tregojmë disa ushtrime për personat që punojnë në zyrë dhe qëndrojnë shumë gjatë ulur, por jo vetëm... ushtrime dhe për dhimbjet dhe relaksimin e muskujve të qafës dhe shtyllës kurrizore
-
VIDEO
Maska më e famshme e momentit/ Fytyrë e hidratuar, pa rrudha dhe super shkëlqim me 2 përbërës
Në rubrikën "Bëje vetë" Stela dhe Niki këtë herë do na sjellin disa këshilla për kujdesin e lëkurës, gjithnjë me pak shpenzime dhe me produkte natyrale. Realizojnë dy maska në kushte shtëpie për fytyrën për një lëkurë plot shëndet, pa pore me elasticitet dhe mbi të gjitha për një fytyrë rinore kundra plakjes. Një nga përbërësit kryesor është aloe vera e pasur me minerale, enzima dhe kripëra. Magjia e bimës së aloe verës me disa kombinime të efektshme sjell rezultate fantastike në pak kohë në lëkurën tuaj. Gjithashtu sjellim dhe një skrab për trupin, por dhe për duart me kafe dhe vaj ulliri.
-
VIDEO
Pastiçe fshati me perime nga zonja Albana, shije që s'do ju mbetet gjë në pjatë
Pastiçe fshati me perime
Përbërësit:
- 1 pako makarona
- 200 gr brokoli
- 200 gr lulelakër
- 200 gr karrota
- 300 gr spinaq
- 50 gr djathë kaçkavall
- Vaj ulliri
- Për kremin
- 250 gr gjizë pa kripë
- 400 ml qumësht
- 50 gr kaçkavall i grirë
- Kripë, piper i zi, trumzë
Përgatitja:
Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë. Karrotat i presim në kubikë dhe i shtojmë në ujin ku po ziejnë makaronat. Më pas shtojmë brokolin dhe lulelakrën të ndarë në boçe dhe spinaqin, i lëmë pak minuta. I kullojmë makaronat dhe perimet dhe i shtrojmë në një tavë të lyer me vaj ulliri. Në një tas përziejmë gjizën me qumështin, djathin e grirë, kripën, piperin e zi dhe trumzën. E hedhim kremin mbi makaronat me perime. E spërkasim sipërfaqen e pastiçes me djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 25 minuta.
-
VIDEO
Supa e gjyshes me domate dhe oriz nga zonja Albana / Shije fantastike, provojeni!
Supë me domate dhe oriz
Përbërësit:
- 1 qepë
- 2 domate
- 1 lgj salcë e koncentruar
- 3 lgj oriz
- 1 lgj vaj ulliri
- 2 lgj gjalpë
- 1 lgj niseshte
- Buljon mishi / perimesh
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim qepën e grirë hollë në yndyrë duke i shtuar pak kripë për ta zbutur. Shtojmë domatet e prera në kubikë të vegjël dhe i lëmë të ziejnë derisa të tretet mirë qepa. Shtojmë buljon mishi ose buljon perimesh (nëse nuk kemi buljon 1 litër ujë me koncentrat). Pasi vlon buljoni shtojmë orizin. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe në fund shtojmë pak gjalpë të tretur me piper të kuq ose salcë domate të koncentruar.
-
VIDEO
Speca turshi me gjizë dhe qumësht, pa konservues në pak ditë nga zonja Albana
Speca turshi me gjizë dhe qumësht
Përbërësit:
- 1 kg speca
- 500 gr gjizë
- 500 ml qumësht
- 1 ls kripë
Përgatitja:
Presim specat jeshil, i vendosim në kavanoz të pastër, shtojmë një shtresë të bollshme me gjizë, specat e prera sërish, gjizën dhe në fund qumështin. Mbyllim kapakun dhe i lëmë për 10 ditë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e Premte 27 Shtator 2024
Titujt e gazetave për sot, nga Salianji dënohet me 1 vit burg te opozita zbret në rrugë në protestë kombëtare e deri tek thjesht një ordiner.
-
VIDEO
Prapaskenat që çuan Salianjin në burg | E PLOTË
Nën autorësinë dhe moderimin e gazetares Marsela Karapanço, politika dhe ngjarja më e rëndësishme e momentit, nuk do të jetë thjesht një opsion më shumë, por beteja e së vërtetës pa kompromis, e pyetjeve të drejtpërdrejta, e kërkesës se “llogarisë” ndaj atyre që janë deleguar të përfaqësojnë qytetarët, politikanëve. Por jo vetëm!Çdo të enjte ora 21:00