Oriz me presh dhe sallam special
Përbërësit:
- 350 gr oriz
- 500 gr presh
- 300 gr sallam Luziana
- 1 thelpi hudhër
- 1 lgj margarinë
- 300 gr domate
- 1 tufë majdanoz
- 1 lgj djathë i grirë
- 1 lt buljon ose ujë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim hudhrën në yndyrë dhe pasi ka lëshuar aromat e largojmë. Shtojmë preshin e prerë mesatarisht dhe më pas sallamin në fetëza. Shtojmë domatet duke i lënë në zjarr për 4 minuta, më pas hedhim lëngun e mishit ose ujin së bashku me orizin. E lëmë në vlim. Kur gatimi të jetë gati e spërkasim me djathë të grirë dhe majdanoz.