Byrek i ëmbël me kungull vjeshte që shkrihet në gojë nga zonja Albana

17 Shtator, 11:56

Byrek i ëmbël me kungull

Përbërësit:

  • 1 pako peta ose peta të bëra vetë
  • 500 gr kungull të verdhë
  • 300 ml qumësht
  • 3 kokrra vezë
  • 1 gotë sheqer
  • 3 lgj gjalpë

Përgatitja:

Grijmë kungullin në rende dhe e kaurdisim në gjalpë, shtojmë sheqerin dhe qumështin. Shtrojmë 2 petë dhe vendosim masën e kungullit. Shtrojmë 3 petë të tjera, mbushje dhe sërish 3 petë. E spërkasim me gjalpë në çdo petë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.