Qofte me kunguj dhe nenexhik
Përbërësit:
- 4 kunguj të njomë
- 4 qepë të njoma
- 1 qepë e thatë
- 2 kokrra vezë
- 1/2 tufë nenexhik
- 1/2 tufë majdanoz
- Miell që fryhet
- Kripë, piper
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Kungujt i grijmë në rende dhe i bashkojmë me qepët dhe bimët aromatike të grira imët. Shtojmë erëzat me vezët dhe miellin, sipas dëshirës mund të shtojmë dhe djathë. E lëmë masën në frigorifer për 15 minuta dhe më pas skuqim qoftet. Në momentin e servirjes i shoqërojmë me salca të ndryshme.