Qull me sallam pikant në furrë
Përbërësit:
- 300 gr sallam pikant
- 10 gr gjalpë
- 500 ml qumësht
- 200 gr miell misri
- 1/2 qepë
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Fillimisht nxehim furrën në 200 °C dhe lyejmë me gjalpë një tavë xhami ose balte. Në një tigan në zjarr të ngadaltë, ziejmë qumështin dhe hedhim ngadalë miellin e misrit, e rrahim mirë me tel vezësh që të mos formohen kokrriza. Shtojmë qepën, kripën dhe piperin. Masën e përgatitur e hedhim në tavë dhe shtojmë sallamin pikant të prerë në feta ose kubikë mesatare. E vendosim tavën të piqet në furrë për 15 minuta derisa të marrë një ngjyrë të artë në sipërfaqe.