Musaka me patëllxhanë dhe kunguj, një mënyrë krejt e veçantë nga zonja Albana

10 Shtator, 11:50

Musaka me patëllxhanë dhe kunguj

Përbërësit:

  • 2 fç djathë i grirë
  • 4 fç qumësht
  • 1 fç kos
  • 2 domate
  • 450 gr bukë pa kore ose bukë tosti
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Salca e kimës:

  • 700 gr mish i grirë
  • 2 qepë të thata
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 karrotë
  • 1 lgj salcë e koncentruar
  • 3 domate të pjekura
  • 2 patëllxhanë
  • 2 kunguj
  • Gjethe dafine
  • Kripë, piper
  • Kanellë shkop

Përgatitja:

Kaurdisim mishin e grirë në yndyrë shtojmë më pas qepët e grira me pak kripë. E mbyllim me kapak derisa qepët të zbuten dhe më pas shtojmë karrotën e grirë në rende. E përziejmë duke i shtuar kripë dhe hudhër. E lëmë mbi 10 minuta. Shtojmë salcën e domates dhe pelten e domates me kripën dhe erëzat. Ndërkohë në një tigan tjetër skuqim kungujt, i largojmë më pas dhe shtojmë patëllxhanët me pak kripë derisa të rreshken. Perimet e skuqura i bashkojmë me kimën. Fillojmë shtrojmë musakanë në tavë, fillimisht vendosim një shtresë me fetat e bukës, kalojmë një shtresë me kimë, domatet e prera në disqe, sërish bukë, një shtresë me kimë, domatet dhe në fund salcën e bardhë me kosin e përzierë me vezë, qumësht, kripë dhe arrë moskat. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 200 gradë Celsius për 35 minuta.