Patate të pjekura me qumësht dhe djathë nga zonja Albana

3 Shtator, 11:50

Patate të pjekura me qumësht dhe djathë

Përbërës:

  • 500 gr patate
  • 2 kokrra vezë
  • 2 lgj miell
  • 200 ml qumësht
  • 200 gr djathë i butë
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Presim patatet në disqe të holla. Në një tas shtojmë qumështin, vezët, miellin, vajin, kripën, piperin dhe majdanozin. I përziejmë mirë dhe i bashkojmë me patatet. Tepsinë e lyejmë me vaj dhe shtojmë masën e përgatitur. E vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.