Supë me speca të kuqe nga zonja Albana/ Shija e kësaj supe do ju befasojë

3 Shtator, 11:57

Supë me speca të kuqe

Përbërës:

  • 4 speca të kuqe
  • 3 thelpinj hudhër
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj miell
  • 1 lgj gjalpë
  • 1 lgj salcë e kuqe
  • 200 ml qumësht
  • 100 ml ujë
  • Kripë, piper, erëza

Përgatitja:

Pjekim specat, më pas largojmë lëkurën dhe i presim në kubikë. Në një tenxhere shtojmë vajin dhe kaurdisim miellin për pak minuta duke shtuar më pas salcën me erëzat sikurse edhe hudhrat. Më pas e shuajmë me qumësht. Bashkojmë specat dhe e kalojmë supën në blender, në fund shtojmë pak gjalpë dhe e servirim.