Omletë Italiane
Përbërësit:
- 1 qepë e prerë hollë
- 2 lgj vaj ulliri
- 120 gr proshutë
- 6 kokrra vezë
- 350 gr makarona spirale
- 3 lugë qumësht
- 30 gr djathë parmixhano
- 2 lgj majdanoz
- 1 lgj borzilok të freskët
- 60 gr djathë cedar
- Kripë, piper
Përgatitja:
Në një tigan hedhim vajin dhe qepën, të cilën e zbusim për 1 minutë dhe e lëmë në një pjatë. Në një tas bashkojmë vezët, qumështin, kripën dhe piperin. Kullojmë pastat dhe i shtojmë djathin parmixhano dhe erëzat. Furrën e gradojmë në 180°C dhe e parangrohim 15 minuta përpara. Marrim tavën, e lyejmë, e spërkatim me miell, përziejmë masën dhe e shtrojmë. Sipër hedhim djathin çedar dhe e vendosim të piqet për 30-35 minuta.