Çorbë me kumbulla të thara
Përbërësit:
- 2 filxhanë kafeje oriz
- 1 dorë kumbulla të thara
- 2 duar të brendshme të grira
- 1 lugë gjalpë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kumbullat e thara i pastrojmë nga bërthamat, i presim dhe i regjim në ujë të vakët. Ndërkohë orizin e pastruar e lajmë dhe e vendosim të ziejë në zjarr të ngadaltë. Të brendshmet e bagëtive të imëta i përvëlojmë dhe më pas i presim në kubikë të vegjël dhe i hedhim tek orizi. Shtojmë edhe kumbullat e thara dhe e lëmë çorbën të gatuhet. Në fund shtojmë gjalpë dhe piper sipas dëshirës.