Patëllxhanë Qebap, shumë shije në një tavë të vetme nga zonja Albana

23 Korrik, 11:33

Patëllxhanë qebap

Përbërësit:

  • 800 gr mish i grirë
  • 6-8 patëllxhanë
  • 1 qepë mesatare
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil
  • 2 kokrra domate
  • 1 lgj salcë domate
  • 1 lgj salcë speci
  • 1 gotë buljon perimesh
  • 4 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj gjalpë
  • Kripë, piper, majdanoz

Përgatitja:

Fillimisht grijmë shumë imët specin e kuq, specin jeshil, qepën dhe majdanozin. I bashkojmë perimet me mishin e grirë duke shtuar 1 lugë vaj ulliri, kripë dhe piper të zi. E punojmë mirë brumin njësoj siç veprojmë me brumin e qofteve dhe e lëmë në frigorifer të pushojë për minimalisht 30 minuta. Më pas realizojmë qofte të vogla. Presim patëllxhanët në feta rrumbullake me trashësi 1 cm e gjysëm. Në një tavë të lyer me pak vaj vendosim në rradhë një fetë patëllxhan, një qofte, një fetë patëllxhan, një qofte. Presim domatet në copëza dhe i shtojmë së bashku me specin djegës dhe hudhrat në tavë. Në një tigan me vaj ulliri dhe gjalpë kaurdisim salcën e domates dhe salcën e specit. Sapo salca të marrë valë shtojmë buljonin e perimeve dhe më pas salcën e përgatitur e vendosim mbi perimet në tavë. E mbulojmë tavën me letër alumini dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 30 minuta. Më pas largojmë letrën e aluminit dhe e rivendosim përsëri tavën në furrë dhe për 30 minuta të tjera.