Patëllxhanë me domate, hudhër e bimë aromatike/ Shije e parezistueshme nga zonja Albana

22 Korrik, 12:32

Sallatë verore me patëllxhanë

Përbërësit:

  • 4 patëllxhanë
  • 1 kokë hudhër
  • 3 lgj vaj ulliri
  • 2 lgj uthull
  • Majdanoz
  • Domate qershi
  • Koper
  • Kripë
  • Arra sipas dëshirës

Përgatitja:

Pastrojmë patëllxhanët, i presim në feta rrumbullake dhe i vendosim në ujë me kripë për 10-15 minuta. I kullojmë dhe i thajmë me letër kuzhine. Patëllxhanët mund t'i pjekim në furrë në temperaturën 180 gradë për 20 minuta duke i vendosur në një tepsi me letër pjekje, ose lyejmë me pak vaj vegjetal një tigan zgare dhe i pjekim në të. Hudhrat i grijmë imët kopër, dhe i vendosim në një tas ku shtojmë kripë, uthull, vaj ulliri. Marinojmë patëllxhanët dhe i servirim duke shtuar domate qershi, majdanoz dhe arra të grira sipas dëshirës.