• VIDEO

    Euro2024/ Nesër Kroaci-Shqipëri! Tifozët optimistë: Rezultati 0:3, presim maksimumin nga Hysaj

    Nesër Kombëtarja shqiptarja do të zhvillojë ndeshjen e saj të dytë në Kampionatin Europian 2024, në Hamburg të Gjermanisë.

  • VIDEO

    A do të bashkëpunonte me Argita Berishën? Ja si përgjigjet Basha

    Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftuar në Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ është pyetur nëse do të mund të bashkëpunonte me Argita Berishën. Duke ju përgjigjur gazetarit Arbër Hitaj, Basha tha se nëse PD shihet si strehë për problemet e çdokujt nuk është alternativë.

     
  • VIDEO

    'Meta shiti gruan, na bërtiti ne surrat', gazetarët zbulojnë të reja nga thirrja në SPAK (13 qershor 2024)

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 18 qershor 2024 – Receta/ Takat e larta/ Ushtrime barku/ Shqipëria turistike

    Zonja Albana solli tre receta tradicionale dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Rigonla - Mish viçi me salcë domate dhe gjalpë / Musaka me dromsa / Bukë misri e hirrëtuar.

    Alarmante, pasojat që lënë takat e larta janë shumë të rënda për vajzat. Këtë mesazh do të japë Klodian Murati, instruktori i yogas në emisionin “Rreze Delli”. Por cilat janë problemet që shkaktojnë takat nga përdorimi i tepërt? Nga postura e trupit, tek problemet me gjunjtë, thembrat, gishtërinjtë e këmbëve, presioni i indeve nervore e shumë të tjera, të cilat çojnë në problematika të mëdha shëndetësore nga deformimet e këmbëve tek artriti e dhimbjet e shpinës. Po cili është kufiri më i mirë i takave që duhet përdorur?

    Instruktori i yogës Klodian Murati, jo pak herë ka qënë viral me videot e tij të ushtrimeve në rrjetet sociale, e tillë është dhe videoja e lëvizjeve të barkut, e cila ka marrë shumë shikime dhe komente. Në studion e “Rreze Dielli” Klodi tregon teknikën sesi duhet bërë fillimisht tërheqja e barkut dhe më pas ushtrimi me muskujt e tij duke sjellë benefite shumë të mëdha për organizmin, pasi vendos në lëvizje të gjitha organet përfshirë dhe sistemin tretës si dhe ndihmon për të pasur një bark të sheshtë.

    Shqipëria është një tokë e mbushur plot surpriza dhe e aftë për të mahnitur turistët e shumtë, të cilët po shtohen vit pas viti. E gjendur mes maleve dhe detit, Shqipëria është një vend ku mund të ngelesh pa fjalë nga panoramat e saj natyrore. Peisazhe shumëngjyrëshe, liqene, male të larta, lumenj, lugina, dete...kjo është panorama që ofron Shqipëria për çdo turist të huaj që dëshiron të eksplorojë një vend të panjohur më parë. Bukuritë e rralla natyrore vinë të gërshetuara me trashëgiminë kulturore dhe atë historike, por dhe traditat mikpritëse të shqiptarëve. Në studion e "Rreze Dielli" flasim me Flora Xhemani Baba, konsulente udhëtimesh, themeluese e Revistës Travel dhe Fisnik Muça, guidë e turizmit malor, Shqipëria turistike, destinacionet më të bukura të vendit nga veriu në jug. Si po i presim turistët këtë sezon? Si jemi me rritjen e çmimeve, a përputhen me shërbimin?

  • VIDEO

    Ngelësit e anglishtes! Habit eksperti: “Shqiptarët nuk dinë gjuhë të huaj!”

  • VIDEO

    Humbja me Italinë, Prodani ‘skanon’ kombëtaren: Tregoi se s’është ende gati, lojtarët kanë nevojë për motivim! Kroacia ekip i vështirë

    Ish-sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani ka ‘skanuar’ kombëtaren shqiptare në ndeshjen me Italinë, përballje në të cilën humbi me rezultatin 1-2.

    • VIDEO

      Destinacioni më i ri i pazbuluar në Shqipëri, ja ku ndodhet / Turizmi, si do jenë çmimet këtë vit?

      Shqipëria është një tokë e mbushur plot surpriza dhe e aftë për të mahnitur turistët e shumtë, të cilët po shtohen vit pas viti. E gjendur mes maleve dhe detit, Shqipëria është një vend ku mund të ngelesh pa fjalë nga panoramat e saj natyrore. Peisazhe shumëngjyrëshe, liqene, male të larta, lumenj, lugina, dete...kjo është panorama që ofron Shqipëria për çdo turist të huaj që dëshiron të eksplorojë një vend të panjohur më parë. Bukuritë e rralla natyrore vinë të gërshetuara me trashëgiminë kulturore dhe atë historike, por dhe traditat mikpritëse të shqiptarëve. Në studion e "Rreze Dielli" flasim me Flora Xhemani Baba, konsulente udhëtimesh, themeluese e Revistës Travel dhe Fisnik Muça, guidë e turizmit malor, Shqipëria turistike, destinacionet më të bukura të vendit nga veriu në jug. Si jemi me rritjen e çmimeve, a përputhen me shërbimin? Çfarë rekomandojnë panelistët tanë për pushimet familjare të vendasve, cilat janë destinacionet më ekonomike?   

    • VIDEO

      Habit Klodi | Lëviz zorrët live, shihni çfarë i punon barkut / Ja teknika dhe përftimet…

      Instruktori i yogës Klodian Murati jo pak herë ka qënë viral me videot e tij të ushtrimeve në rrjetet sociale, e tillë është dhe videoja e lëvizjeve të barkut, e cila ka marrë shumë shikime dhe komente. Në studion e “Rreze Dielli” Klodi tregon teknikën sesi duhet bërë fillimisht tërheqja e barkut dhe më pas ushtrimi me muskujt e tij duke sjellë benefite shumë të mëdha për organizmin, pasi vendos në lëvizje të gjitha organet përfshirë dhe sistemin tretës si dhe ndihmon për të pasur një bark të sheshtë.

    • VIDEO

      Thirrje alarmante për gratë e vajzat: Zbrisni nga takat! Ja çfarë ju pret…

      Alarmante, pasojat që lënë takat e larta janë shumë të rënda për vajzat. Këtë mesazh do të japë Klodian Murati, instruktori i yogas në emisionin “Rreze Delli”. Por cilat janë problemet që shkaktojnë takat nga përdorimi i tepërt? Nga postura e trupit, tek problemet me gjunjtë, thembrat, gishtërinjtë e këmbëve, presioni i indeve nervore e shumë të tjera, të cilat çojnë në problematika të mëdha shëndetësore nga deformimet e këmbëve tek artriti e dhimbjet e shpinës. Po cili është kufiri më i mirë i takave që duhet përdorur?

    • VIDEO

      Musaka me dromsa dhe spinaq / Pispili çame me super shije nga zonja Albana

      Musaka me dromsa

      Përbërësit:

      • 500 gr spinaq
      • 1 gotë me dromsa
      • 1 kokërr qepë të thatë
      • 1 tufë hudhra të njoma
      • 1 filxhan kafeje qumësht
      • 4 vezë të freskëta
      • 2 lugë gjalpë të tretur
      • 1 lugë miell
      • Vaj ulliri
      • Kripë, piper

      Përgatitja:

      Lajmë mirë spinaqin, heqim bishtat dhe e lëmë të kullojë. Më pas grijmë gjethet me thikë. Ndërkohë, në një tigan të thellë kaurdisim me pak vaj ulliri një qepë të grirë hollë. Shtojmë më pas hudhrat e njoma të prera hollë si dhe në fund spinaqin. Sipas dëshirës shtojmë kopër, piper, kripë dhe e lëmë gatimin të ziejë derisa të shterojë uji që ka nxjerrë vetë spinaqi. Në fund hedhim dromsat e skuqura në gjalpë. I lëmë të marrin 2-3 valë dhe të gjithë masën e përgatitur e shtrojmë në një tepsi të vogël të lyer me vaj ulliri. Më pas skuqim me pak gjalpë miellin duke e përzier me lugë druri. E lëmë në zjarr të ngadaltë derisa të marrë një ngjyrë të artë. Pasi të jetë ftohur pak e tretim me qumësht të ftohtë. Ndërkohë në një tas rrahim vezët, shtojmë qumështin me miellin e skuqur dhe i përziejmë duke i rrahur. Kremin e përgatitur e hedhim mbi dromsat me spinaq duke patur kujdes që të përhapet në të gjithë tepsinë. E vendosim musakanë në furrë dhe e pjekim në temperaturën 180 gradë Celsius derisa sipërfaqja të marrë një ngjyrë të bukur.

    • VIDEO

      Bukë misri me hirrë nga zonja Albana/ Ja si ta përgatisni në 5 minuta, ka super shije

      Bukë misri e hirrëtuar

      Përbërësit:

      • 2 gota miell misri
      • 3 gota hirrë
      • 1 gotë qumësht
      • 2 lugë gjalpë të tretur
      • Vaj ulliri për të lyer tepsinë

      Përgatitja:

      Fillimisht vëmë hirrën të vlojë. Kur hirra ka arritur pikën e vlimit shtojmë gotën e qumështit. E kontrollojmë për kripë. Më pas me njërën dorë hedhim miellin e misrit duke e trazuar, me dorën tjetër e përziejmë me tel guzhine. Hidh e trazo derisa të trashet. Më pas shtojmë gjalpin e tretur dhe e përziejmë me lugën e drurit. E rrahim fort në tenxhere brumin derisa të bëhet i plotë, por as i fortë e as i butë. E lëmë të ftohet. Më pas e punojmë disa herë dhe në fund e shtypim duke i dhënë formën e bukës. Lyejmë tepsinë me vaj dhe shtrojmë brumin, e hapim pasi i kemi lyer duart me pak vaj. Më pas brumit i bëjmë disa dhëmbëzime me majën e pirunit dhe e vendosim drejt e në furrën e parangrohur në temperaturë 200 gradë Celsius.

    • VIDEO

      Rigonla/Mish viçi me salcë domate dhe gjalpë nga zonja Albana

      Rigonla - Mish viçi me salcë domate dhe gjalpë

      Përbërësit:

      • 700 gr mish viçi tul
      • 1 qepë mesatare
      • 2 kokrra domate
      • 3 lgj gjalpë të tretur
      • 1 lugë e gjysmë miell
      • 1 filxhan vaj ulliri
      • Pak piper të zi
      • Pak piper të kuq
      • Kripë, rigon

      Përgatitja:

      Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit dhe shtojmë 2 lugë gjalpë. Pasi gjalpi zë e shkrihet hedhim qepën e grirë në rende. E përziejmë me lugë druri derisa qepa zverdhet. Në këtë kohë hedhim mishin e viçit tul të prerë në copa të vogla. Pasi mishi ka filluar që të skuqet e shuajmë me domate të grirë në rende. Shtojmë kripë, piper të e zi e të kuq. I përziejmë mirë dhe I shtojmë ujë derisa të mbulohet mishi. E lëmë në zjarr të ngadaltë derisa të ziejë mishi. Në një tigan hedhim pjesën tjetër të gjalpit. E lëmë të shkrihet dhe i hedhim lugën e miellit. Kur mielli ka marrë ngjyrën e floririt i hedhim pak ujë dhe e tretim mirë. Masën e përftuar e hedhim në tenxheren me mish me lëng. I lëmë të ziejnë në zjarr të ngadaltë derisa mishi të jetë zier tërësisht. Pesë minuta para se ta heqim nga zjarri i shtojmë rigonin.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv