-
VIDEO
Vëmendje! Bizneset që punojnë me enë nën presion duhet të pajisen me polic sigurimi/ Ja cilat…
Kultura e sigurimeve në Shqipëri! Flasim në studion e “Rreze Dielli” me Elvis Beqiri, Drejtor i Sigurimit të Përgjegjësive/Departamenti i Sigurimit të Pronës dhe Risigurimit në Albsig, në lidhje me VKM-në e fundit për sigurimin e pajisjeve nën presion, ku gjen zbatim dhe pse duhet. Sigurimi i përgjegjësisë civile, specifikisht enët, pajisje apo instalime nën presion, është bërë i detyrueshëm dhe ka një listë të gjerë subjektesh që duhet të pajisen… Cilat janë këto biznese dhe sa e kemi kulturën e sigurimeve në vend? Si jemi në krahasim me vendet e rajonit dhe me vendet e tjera europiane? Përse nevojitet sigurimi i përgjegjësisë së bizneseve? A e shohin bizneset në Shqipëri sigurimin si shpenzim të pa nevojshëm? Cilat janë avantazhet?
-
VIDEO
Fobi nga vjehrra? Njihuni me fobitë më të zakonshme dhe si t'i kapërceni ato
E ftuar në studion e “Rreze Dielli” hipnoterapistja e njohur Fleura Shkëmbi, na tregon fobitë më të pazakonta që mund të kenë njërëzit. Shpesh ne kemi frikëra të pa justifikuara dhe nuk e dimë nga na vijnë, Fleura Shkëmbi do të mundohet të na tregojë mekanizmat mbrojtës që ka truri ynë për të kaluar këto momente paqartësie për mendjen. Në studio analizojmë disa nga fobitë më të përhapura dhe rrugën për t’i kuruar ato.
-
VIDEO
Petë misri me jeshillëqe nga zonja Albana / Shije fantastike!
Petë misri me jeshillëqe
Përbërësit:
- 800 gr miell misri
- 3 lugë gjalpë të tretur
- 1 filxhan çaji vaj ulliri
- 3 tufa jeshillëqe
- 1 litër qumësht
- 4 kokrra vezë
- 2 tufa kopër
- 2 të verdha veze
- Dhiozmë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pastrojmë mirë jeshillëqet duke i larë me ujë të bollshëm. Më pas i shtypim fort me pak kripë dhe i shtrydhim që të kullojnë lëngun e tyre. Shtojmë dhiozmën dhe koprën të prerë imët si dhe vajin e ullirit. Më pas vezët e rrahura, qumështin, kripën dhe piperin. Në një tas përziejmë miellin e misrit me gjalpin e tretur, vajin e ullirit si dhe pakëz ujë me kripë. E zëmë si brumë byreku të fortë. Më pas lyejmë anembanë tepsinë me vaj ulliri. Brumin e bëjmë si petë të trashë, e shtrojmë në tepsi dhe anët i shtypim me pirun. E fusim në furrë për pak minuta që të piqet. Pasi e nxjerrim nga furra hedhim masën e përgatitur me jeshillëqe, vezë dhe qumësht, e nivelojmë mirë. Rrahim në një enë 2 të verdha veze, me pak qumësht e vaj ulliri dhe ja shtrojmë sipër tavës. E pjekim në furrë në 200 gradë.
-
VIDEO
Patëllxhanë të mbushur nga zonja Albana
Patëllxhanë të mbushur
Përbërësit:
- 4 patëllxhanë
- 1 karrotë
- 1 spec i kuq
- 1 spec jeshil
- 2 qepë
- 500 gr mish i grirë
- 2 lgj salcë domate
- 3 domate
- Vaj ulliri
- Kripë
- Piper i zi
- Piper i kuq
- Bimë aromatike
Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë patëllxhanët, i vendosim në ujë me kripë dhe më pas i skuqim me pak vaj. Ndërkohë presim të gjitha perimet në kubikë. Kaurdisim mishin e grirë derisa të kokrrizohet, shtojmë qepët, karrotat, pjesët e brendshme të patëllxhanëve dhe gradualisht domatet dhe specat. I kaurdisim të gjitha duke shtuar bimët aromatike dhe erëzat bashkë me salcën. Bëjmë mbushjen e patëllxhanëve dhe i vendosin në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 50 minuta.
-
VIDEO
Akullore me kos dhe banane nga zonja Albana/ Super e shëndetshme, përgatitet në çast
Akullore me kos dhe banane
Përbërësit:
- 2 banane
- 500 gr kos i trashë
- Çokollatë e shkrirë/ Reçel
Përgatitja:
Bananet i kalojmë në mikser, shtojmë kosin derisa të krijohet një masë homogjene. Shkrijmë çokollatën në banjo mari dhe e bashkojmë me masën e kosit me banane. Vendosim masën e akullores në kupa apo në forma duke i lagur në ujë më parë. I vendosim në frigorifer në ngrirje për disa orë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 20 qershor 2024
Titujt e gazetave për sot, nga Gaz Bardhi përjashton Berishën si kandidat për Kryeministër te pagat dhe pensionet deri te Shqipëri merr pikën e parë në Europian ndaj Kroacisë.
-
VIDEO
Turistët në Shqipëri dhe Europiani, sa para sjellin në vend! Flasin ekspertët (19 qershor 2024)
-
VIDEO
‘A je shqiptar a? Momente gazmore mes tifozëve dhe gazetarit të Report Tv në Hamburg
Gazetari i Report Tv Ernest Koçi i cili ndodhet në Gjermani për të ndjekur hap pas hapi kombëtaren shqiptare për Euro 2024, është ndalur edhe me atmosferën e tifozëve pas ndeshjes me Kroacinë. Një ndodhi e pazakontë ndodhi mes një tifozi shqiptar dhe gazetarit të Report Tv.
-
VIDEO
I biri i humbur prej vitesh, nëna fajëson djalin e dytë/ ’Doli nga dera e tij, më fsheh…’
Bardhyl Ruku rezulton i humbur që prej 28 prillit të vitit 2005 nga Patra e Greqisë, qytet në të cilin jetonte dhe punonte prej vitesh me vëllezërit e tij. 28-vjeçari asokohe, pas një konflikti të rëndë me kushërinjtë, zhduket në drejtim të pa ditur, megjithëse familjarve u kishte thënë se ishte nisur drejt Shqipërisë.Tashmë kan kaluar plot 19 vite nga zhdukja e tij dhe familjarët ende nuk kanë mësuar asgjë në lidhje me fatin e beratasit.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 19 qershor 2024 – Receta/ Si të ruani ushqimet gjatë verës/ Tatuazhet e verës
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gatim tigani me qepë të njoma dhe vezë / Gjellë vere me domate dhe perime / Bukëfiqe.
Në sezonin e verës duhet të tregojmë kujdes më të madh përsa i përket ushqimeve që konsumojmë, sepse rreziku i komplikacioneve në shëndet është më i madh se në stinët e tjera. Në fakt kjo është periudha më e mirë për të shijuar fruta dhe perime të freskëta të stinës, por gjatë kësaj kohe, ushqimet kanë tendencën të bëhen një vatër bakteresh që shumëfishohen shpejt dhe shkaktojnë një sërë helmesh. Moti i ngrohtë i prish ushqimet dhe ju detyron t’i hidhni ato në plehra, më shpejt se zakonisht. Për të shmangur një sërë sëmundjesh dhe efekte negative shëndetësore nga prishja e ushqimit dhe helmimi, është e rëndësishme që gjatë kësaj stine të mbahen parasysh dhe të ndiqen me kujdes disa rregulla dhe rekomandime. Ndaj në studion e “Rreze Dielli”, profesor Abdyl Sinani, na jep të gjitha këshillat e duhura, cilat janë ato ushqime që kanë rrezikun më të madh të kontaminimit dhe si të parandalojmë prishjen e shpejtë të ushqimeve në këto ditë përvëluese.
Tatuazhi, trendi që nuk njeh moshë… Nëse dikur para viteve ’90 ishin të paktë ata që mbanin nga një tatuazh në shpatull apo në gjoks dhe të gjithë meshkuj, në ditët e sotme duket se tatuazhet janë kthyer në trend, jo vetëm për të rinj, por për çdo moshë e çdo gjini. Në rrugët e Tiranës sheh të rinj, meshkuj dhe femra, të cilët kanë ‘skalitur’ në trupin e tyre vepra arti. Të tillë janë Mandi dhe Stela, të ftuarit e sotëm në “Rreze Dielli”, të cilët i bashkon pasioni i tatuazheve, por jo vetëm… se çfarë, na e zbulojnë në studion tonë. Stela Nikolla na tregon më shumë për kuptimet e tatuazheve të saj plot ngjyra, momente pikante nga jeta e saj, ndërsa Armand Jaho, një nga tatuatorët e parë në kryeqytet na tregon trendet e momentit si dhe rrëfen se është i surprizuar nga preferencat e turistëve të huaj që kërkojnë të kenë një kujtim nga Shqipëria për tërë jetën në trupin e tyre. Shprehjet shqiptare 'bes a bes', 'tu pa tu bo', tatuazhe me piramidën e Tiranës apo Shqiponjën, simbolin tonë kombëtar, janë disa nga punimet më të fundit që Mandi ka realizuar për turistët e huaj.
-
VIDEO
Kroaci -Shqipëri, Hamburgu vishet kuq e zi atmosfera në stadium
-
VIDEO
Habisin turistët 'Bes a bes', 'Tu pa tu bo' dhe…/ Njihuni me tatuazhet më të preferuara këtë verë
Tatuazhi, trendi që nuk njeh moshë… Nëse dikur para viteve ’90 ishin të paktë ata që mbanin nga një tatuazh në shpatull apo në gjoks dhe të gjithë meshkuj, në ditët e sotme duket se tatuazhet janë kthyer në trend, jo vetëm për të rinj, por për çdo moshë e çdo gjini. Në rrugët e Tiranës sheh të rinj, meshkuj dhe femra, të cilët kanë ‘skalitur’ në trupin e tyre vepra arti. Të tillë janë Mandi dhe Stela, të ftuarit e sotëm në “Rreze Dielli”, të cilët i bashkon pasioni i tatuazheve, por jo vetëm… se çfarë, na e zbulojnë në studion tonë. Stela Nikolla na tregon më shumë për kuptimet e tatuazheve të saj plot ngjyra, momente pikante nga jeta e saj, ndërsa Armand Jaho, një nga tatuatorët e parë në kryeqytet na tregon trendet e momentit si dhe rrëfen se është i surprizuar nga preferencat e turistëve të huaj që kërkojnë të kenë një kujtim nga Shqipëria për tërë jetën në trupin e tyre. Shprehjet shqiptare 'bes a bes', 'tu pa tu bo', tatuazhe me piramidën e Tiranës apo Shqiponjën, simbolin tonë kombëtar, janë disa nga punimet më të fundit që Mandi ka realizuar për turistët e huaj.