-
VIDEO
Kujdes nga këto ushqime në verë! Eksperti apel: Burim bakteresh dhe sëmundjesh, merrni këto masa…
Në sezonin e verës duhet të tregojmë kujdes më të madh përsa i përket ushqimeve që konsumojmë, sepse rreziku i komplikacioneve në shëndet është më i madh se në stinët e tjera. Në fakt kjo është periudha më e mirë për të shijuar fruta dhe perime të freskëta të stinës, por gjatë kësaj kohe, ushqimet kanë tendencën të bëhen një vatër bakteresh që shumëfishohen shpejt dhe shkaktojnë një sërë helmesh. Moti i ngrohtë i prish ushqimet dhe ju detyron t’i hidhni ato në plehra, më shpejt se zakonisht. Për të shmangur një sërë sëmundjesh dhe efekte negative shëndetësore nga prishja e ushqimit dhe helmimi, është e rëndësishme që gjatë kësaj stine të mbahen parasysh dhe të ndiqen me kujdes disa rregulla dhe rekomandime. Ndaj në studion e “Rreze Dielli”, profesor Abdyl Sinani, na jep të gjitha këshillat e duhura, cilat janë ato ushqime që kanë rrezikun më të madh të kontaminimit dhe si të parandalojmë prishjen e shpejtë të ushqimeve në këto ditë përvëluese.
-
VIDEO
U vra gjatë luftës nga forcat serbe, shtatore për 7- vjeçarin Leotrim Mehmeti, skulptori i veprës për Report Tv: Frymëzimi nga rrëfimi prekëse i nënës së tij
Teksa tregon për kohën që i është dashur për të realizuar këtë shtatore, në një lidhje skypër për Sot Live në Shqipëri me gazetarin Nertil Agalliu, skulptori tregoi se ky projekt është mbështetur dhe nga nëna dhe familjarët e Leotrimit.
-
VIDEO
Gjellë vere me domate dhe perime nga zonja Albana
Gjellë vere me domate dhe perime
Përbërësit:
- 1 qepë mesatare
- 5 thelpinj hudhra
- 5 domate
- 300 gr bamje
- 3 speca
- 3 lgj vaj ulliri
- Piper i zi, piper i kuq
- Kripë, rigon
Përgatitja:
Skuqim qepën e prerë imët me hudhrat, më pas shtojmë bamjet e prera në rondele. Hedhim pak piper të kuq pluhur dhe kripën. Shtojmë domatet dhe i lëmë të gatuhen së bashku me bamjet. Kaurdisim specat dhe i shtojmë në fund të gatimit. Rregullojmë shijen me pak piper të zi dhe rigon.
-
VIDEO
Gatim tigani me qepë të njoma dhe vezë nga zonja Albana
Gatim tigani me qepë të njoma dhe vezë
Përbërësit:
- 500 gr qepë të njoma
- 3 kokrra vezë
- 4 lgj miell
- 3 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Lajmë qepët dhe i presim imët. I vendosim në një tas duke u shtuar kripë dhe i lemë për 15 minuta. Në vazhdimësi i kullojmë që të largohen lëngjet. Shtojmë miellin, vezët dhe piperin dhe i përziejmë mirë. Në tigan vendosim vaj të nxehet dhe shtojmë masën duke e mbuluar me kapak, e lëmë të mpikset dhe e kemi gati për t'a servirur.
-
VIDEO
Bukëfiqe nga zonja Albana
Bukëfiqe
Përbërësit:
- Fiq të thatë
- Disa pika uthull
Përgatitja:
Fiqtë e thatë i zbusim në ujë. I presim me thikë imët. E lëmë si masë të mpikset dhe më pas i japim formë të rrumbullakët petashuqe.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 19 qershor 2024
-
VIDEO
Pjesë e grupit të Bashës, Hasa: E identifikojmë veten si demokratët euroatlantikë! Berisha deshi luftë civile brenda partisë! Alimehmeti: Deputetët po lëvizin nga kahu i PD-së (18 qershor 2024)
Vendimi i gjykatës së Apelit për t’i lënë vulën Sali Berishës, ka krijuar ndarje të reja ndërmjet demokratëve. Ish-deputeti Endri Hasa pjesë e grupimit të Lulzim Bashës, në emisionin Repolitix në Report Tv thotë se tashmë ato e identifikojnë veten si demokratët euroatlantikë
-
VIDEO
Pjesë e grupit të Bashës, Hasa: E identifikojmë veten si demokratët euroatlantikë! Berisha deshi luftë civile brenda partisë! Alimehmeti: Deputetët po lëvizin nga kahu i PD-së
Vendimi i gjykatës së Apelit për t’i lënë vulën Sali Berishës, ka krijuar ndarje të reja ndërmjet demokratëve. Ish-deputeti Endri Hasa pjesë e grupimit të Lulzim Bashës, në emisionin Repolitix në Report Tv thotë se tashmë ato e identifikojnë veten si demokratët euroatlantikë
-
VIDEO
Britania rikonfirmoi non gratën për Berishën, Poli Hoxha në 'Frontline Interview': Pagoi zyrën nga më të shtrenjtat në botë! Procese të tilla shkojnë deri 1 mln paundë
Analisti Poli Hoxha shprehet se Berisha ka paguar një nga zyrat më të shtrenjta të avokatisë në Britaninë e Madhe për procesin në Komisionin e Apelimit. Ndërsë më tej, ai shtoi se Metës i kanë investiguar thellësisht edhe familjarët dhe këtë e tregoi me akuzat e veta kur tha që në SPAK i hoqën të gjitha pantallonat.
-
VIDEO
Sa kushton heqja e 'Non Grates'? Gazetari jep detaje për gjyqin e Berishës (18 qershor 2024)
Analisti Poli Hoxha shprehet se Berisha ka paguar një nga zyrat më të shtrenjta të avokatisë në Britaninë e Madhe për procesin në Komisionin e Apelimit. Ndërsë më tej, ai shtoi se Metës i kanë investiguar thellësisht edhe familjarët dhe këtë e tregoi me akuzat e veta kur tha që në SPAK i hoqën të gjitha pantallonat.
-
VIDEO
Prindërit vijnë nga Italia, djali largohet nga shtëpi/Babai:Pas tre ditëve gjeta në pyll… (18 qershor 2024)
Ermal Ngucaj nga Lepenica e Selenicës, baba i një djali rezulton i zhdukur që prej datës 12 tetor të vitit 2020.
Makina e tij u gjet e braktisur në fshatin Mavrorë dhe brenda saj vetëm sendet personale.
Report tv mori fillimisht dëshminë e nënës dhe babait ndërsa udhëtoi në fshatin ku banonin. Prindërit hodhën dyshime tek një pengmarrje e mundshme, dyshim të cilin e kishte edhe bashkëshortja e cila hodhi poshtë pistën e konfliktit për të cilën po hetohej lidhur me një sasi kanabisi. Në një lidhje telefonike për programin, Nertila Ngucaj tregoi se në telefonatën e fundit që pati me bashkëshortin ai nuk i komunikoi asgjë përveçse i kërkoi ta mbyllte telefonin pasi ishte në makinë dhe kishte ngatërruar rrugën. Pak orë më pas, telefoni i tij rezultoi i fikur.
Pa gjurmë solli edhe dëshminë e motrës së tij, Jetmira Ngucaj. Ajo bëri apel për ndihmë duke hedhur poshtë çdo lajm se i vëllai ishte i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
Për emisionin Pa Gjurmë ajo zbuloi të tjera tragjedi që kanë ndodhur në familjen Ngucaj, për të cilën pas ndarjes nga jeta të dy vëllezërve të tjerë heshtja për këtë ngjarje është një tjetër vdekje e ngadaltë
-
VIDEO
Apeli e la pa vulën e PD, Basha në Report Tv: Vendimi skandaloz! Berisha të bëj hap pas, po mban peng opozitën për ankthet e veta personale (18 qershor 2024)
Vetëm një javë nga gjyqi i Apelit, ku vula e PD-së i kaloi ish kryeministrit Berisha dhe grupimit të Rithemelimit, Lulzim Basha në një intervistë ekskluzive për Report Tv e cilësoi vendimin e gjykatës si skandaloz. Basha tha se ishte një 'tango' mes kryeministrit Rama dhe ish kryeministrit Berisha