Tavë verore me mish të grirë dhe speca nga zonja Albana / Super shije, pak kosto!

27 Maj, 12:07

Tavë verore me mish të grirë dhe speca

Përbërësit:

  • 500 gr mish i grirë
  • 2-3 qepë
  • 2-3 speca me tul
  • 50 gr gjalpë
  • 300 ml verë e bardhë
  • 1 gotë qumësht
  • Domate ose salcë domateje
  • Kripë, piper, arrë moskat
  • Majdanoz, koper
  • Vezë sipas dëshirës
  • Peksimadhe
  • Djathë kaçkavall

Përgatitja:

Skuqim në gjalpë qepët dhe specat të prerë në kubikë të vegjël. Shtojmë mishin e grirë, kripë, piper dhe vijojmë me kaurdisjen. Më pas e shuajmë me verë. Sapo alkooli të avullojë shtojmë domatet e qëruara nga cipa dhe të prera në kubikë, kopër, majdanoz dhe më pas ujë. E lëmë sa të ziejë mishi, e largojmë nga soba dhe pasi është ftohur pak shtojmë qumështin. E kalojmë gatimin në tavë pjekjeje. Me ndihmën e lugës hapim vendet për të hedhur vezët. Spërkatim sipërfaqen me kripë, piper, arrë moskat, peksimadhe dhe djathë kaçkavall të grirë. E vendosim të piqet në furrë të ndezur më parë në 200 gradë për 15 minuta.