Qofte me narden nga zonja Albana

21 Maj, 12:01

Qofte me narden

Përbërësit:

  • 500 gr mish i grirë
  • 1 qepë
  • 1 vezë
  • 1 lgj nenexhik
  • 1 lgj oriz
  • 1 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj salcë domate
  • 1 lgj narden
  • 500 ml buljon
  • 1 lgj gjalpë
  • Miell
  • Kripë, piper i zi
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Marrim një enë ku shtojmë mishin e grirë, qepën, vezën, nenexhikun, orizin, miellin dhe vajin. I përziejmë mirë dhe i mbulojmë me një membranë kuzhine. Në një tigan me vaj të nxehtë skuqim qoftet të cilat i kemi spërkatur me pak miell. Pasi i skuqim kullojmë vajin e tepërt dhe kaurdisim 1 lugë miell. Më pas shtojmë buljonin së bashku me nardenin dhe e lemë të marrë valë. Shtojmë qoftet dhe i lëmë në lëng për 10 minuta. Këtë masë e kalojmë në furrë për 10 minuta të tjera në temperaturën 220 gradë Celsius.