• VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 16 Maj 2024 – Receta/ Mjeshtri i Tangos/ Femra në motor/ Maskë për qepallat e varura

    Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Piroshki me mish / Sfoljata të tiganisura me sherbet / Eskallop viçi me domate.

    Vetëm dje në Tiranë ka mbërritur mjeshtri argjentinas i tangos Maximiliano Paradiso, multiartist me përvojë, life designer, balerin, koreograf, mësues vallëzimi, Drejtor Artistik i kompanisë argëtuese ‘Bar/Studio’ me përvojë në industrinë e argëtimit. Ai është një profesionist në vallëzim si koreograf në kërcimet latine dhe bashkëkohore gjithashtu mësues/trajner i stilit të ‘StreetTango’, ku ndër të tjera ka qenë mësuesi personal i Richard Gere dhe Pamela Anderson. I shoqëruar në studion e “Rreze Dielli” nga instruktorja e Tangos Olta Canka, së bashku performojnë një tango magjike si dhe tregojnë disa hapa bazë të thjeshta kërcimi që çdokush mund t’i perfeksionojë vetë në shtëpi dhe në çdo ambjent dëfrimi.

    Ajo është vetëm 22 vjeç, studente në vitin e fundit në arkitekturë, Leticia Djala, vajza nga Tirana e fiksuar pas sporteve ekstreme, motorristike, garat me makina, sportet e driftit, qitje me armë, sportet e fitnessit, të gjitha disiplinat kryesisht weightlifting ose peshat e rënda. Gjithashtu pasionante e psikologjisë, por dhe nutricionit. E ftuar në ‘Rreze Dielli’, Leticia tregon si arrin t’i menaxhoje të gjitha pasionet e saj në të njëjtën kohë për më shumë në një moshë kaq të re. Leticia si pjesëmarrëse në shumë aktivitete sportive motorrash dhe makinash ka fituar disa kupa si ‘pilotja femër më e shpejtë’.

    Amvisa virale që jeton në Amerikë e njohur për gatimet e saj speciale tradicionale dhe maskat e vjetra të gjysheve, Xheni Fundo, këtë herë për studion e “Rreze Dielli” na prezanton një nga metodat më efikase për eleminimin e qepallave të varura, trajtimi në shtëpi për t’i luftuar me vetëm një përbërës që të gjithë në çdo stinë e kemi në shtëpi. Xheni ka dhe një këshillë për të gjitha zonjat në lidhje me aplikimin e maskave natyrale.

  • VIDEO

    Besimi te drejtësia i lartë, por çështjet janë ulur... sot Frontline në Report Tv ora 21:00

    Besimi te drejtësia i lartë, por çështjet janë ulur..

  • VIDEO

    'Babai mbajti peng fëmijët, nëna e mohon', Alarmi i avokates për babain me kallash - Përballje (16 maj 2024)

     

    ‘Përballje’ trajton tema të aktualitetit politik dhe social me impakt të gjerë në shoqëri. Në fokus është analiza, debati dhe përballja e argumenteve të ndryshme me ekspertë dhe protagonistë të fushave përkatëse.

  • VIDEO

    Sondazhi/ Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot PS fiton mandatin e katërt, Zaloshnja : Merr 81 mandate (15 maj 2024)

    Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot (15 maj), Partia Socialiste do të fitonte një mandat të katërt. Sipas të dhënave të nxjerra nga sondazhi i Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin e njohur Eduard Zaloshnja, të publikuar në emisionin ‘Repolitix’, PS del forcë e parë, ndërsa forcë e dytë del PD e Berishës.

    • VIDEO

      ‘S’shihja dot veten në pasqyrë” Xheni na tregon maskën natyrale që eleminon qepallat e varura

      Amvisa virale që jeton në Amerikë e njohur për gatimet e saj speciale tradicionale dhe maskat e vjetra të gjysheve, Xheni Fundo, këtë herë për studion e “Rreze Dielli” na prezanton një nga metodat më efikase për eleminimin e qepallave të varura, trajtimi në shtëpi për t’i luftuar me vetëm një përbërës që të gjithë në çdo stinë e kemi në shtëpi. Xheni ka dhe një këshillë për të gjitha zonjat në lidhje me aplikimin e maskave natyrale.

    • VIDEO

      ‘Bisha e Tironës’ arkitektja qitëse, pilotja më e shpejtë femër me motor e makinë, por dhe me 2 biznese

      Ajo është vetëm 22 vjeç, studente në vitin e fundit në arkitekturë, Leticia Djala, vajza nga Tirana e fiksuar pas sporteve ekstreme, motorristike, garat me makina, sportet e driftit, qitje me armë, sportet e fitnessit, të gjitha disiplinat kryesisht weightlifting ose peshat e rënda. Gjithashtu pasionante e psikologjisë, por dhe nutricionit.  E ftuar në ‘Rreze Dielli’, Leticia tregon si arrin t’i menaxhoje të gjitha pasionet e saj në të njëjtën kohë për më shumë në një moshë kaq të re. Leticia si pjesëmarrëse në shumë aktivitete sportive motorrash dhe makinash ka fituar disa kupa si ‘pilotja femër më e shpejtë’.

    • VIDEO

      Magjike | Mësuesi i tangos së Richard Gere, argjentinasi i mëson Nikit hapat bazë të tangos

      Vetëm dje në Tiranë ka mbërritur mjeshtri argjentinas i tangos Maximiliano Paradiso, multiartist me përvojë, life designer, balerin, koreograf, mësues vallëzimi, Drejtor Artistik i kompanisë argëtuese ‘Bar/Studio’ me përvojë në industrinë e argëtimit. Ai është një profesionist në vallëzim si koreograf në kërcimet latine dhe bashkëkohore gjithashtu mësues/trajner i stilit të ‘StreetTango’, ku ndër të tjera ka qenë mësuesi personal i Richard Gere dhe Pamela Anderson. I shoqëruar në studion e “Rreze Dielli” nga instruktorja e Tangos Olta Canka, së bashku performojnë një tango magjike si dhe tregojnë disa hapa bazë të thjeshta kërcimi që çdokush mund t’i perfeksionojë vetë në shtëpi dhe në çdo ambjent dëfrimi.  

    • VIDEO

      Piroshki me mish, receta ruse e piteve të mbushura nga zonja Albana

      Piroshki me mish      

      Përbërësit:

      Për brumin:

      • 1 kg miell
      • 30 gr maja birre
      • 1 ls sheqer
      • 1/2 fç qumësht
      • 1 vezë
      • Kripë
      • Gjalpë
      • Ujë sa të marrë

      Për mbushjen:

      • 300 gr mish i grirë
      • 1 qepë mesatare
      • 1 vezë të zier
      • 1 tufë majdanoz
      • 100 gr djathë

      Përgatitja:

      Me majanë, sheqerin, 2-3 lugë miell dhe qumështin e vakët, përgatitim majanë duke e lënë në vend të ngrohtë që të fryhet. Pas këtij veprimi, majanë e ardhur e hedhim në miellin të hapur gropë në mes. Shtojmë vezën, kripën, gjalpin si dhe aq ujë sa të zihet një brumë mesatar, të cilin e vendosim në vend të ngrohtë mbuluar me pecetë që të vijë. Në vijim, brumin e ndajmë në dy pjesë dhe e hapim në petë në trashësinë e gishtit dhe me një gotë uji presim brumin në disqe të rrumbullakta. Në mes, vendosim mbushjen e kimasë që kemi përgatitur dhe palosim me kujdes anët. I lëmë që të fryhen në një pecetë të spërkatur me miell. I vendosim piroshkat në tavë që të piqen në furrë mesatare ose i skuqim me vaj në tigan.

    • VIDEO

      Eskallop viçi me domate nga zonja Albana

      Eskallop viçi me domate

      Përbërësit:

      • 800 gr mish viçi kontrafileto
      • 1/2 fç vaj
      • Pak miell
      • Galetë e bluar
      • Vezë e rrahur
      • 8 domate të pjekura mirë
      • 1 qepë e madhe
      • 1 spec i madh
      • 2-3 thelpinj hudhra
      • 8 feta djathë
      • 5 lugë gjalpë
      • Kripë e piper

      Përgatitja:

      Pasi presim eskallopët në 8 feta, u hedhim kripë e piper, i kalojmë në miell, në vezë të rrahur ku hedhim dhe pak vaj, pastaj në galetë dhe i skuqim në tigan në yndyrë të nxehtë nga të dy anët, sa të marrin ngjyrën e kuqerremtë. Lyejmë me gjalpë një tavë të përshtatshme ku vendosim me rradhë eskallopët dhe sipër tyre vëmë një shtresë me feta domatesh pasi u kemi hequr cipën dhe farëzat. Në vijim presim imët qepën, specin, hudhrat, i trazojmë me kripë e piper dhe i hedhim të përhapura mbi eskallopët që të mbulohen mirë, ndërsa të gjithë sipërfaqen e mbulojmë prapë me feta të holla djathi. E vendosim tavën në pjekje në furrë mesatare sa të marrë ngjyrë të kuqerremtë. Eskallopët i shërbejmë të ngrohtë spërkatur me pak gjalpë.

    • VIDEO

      Petulla të mbushura me sherbet nga zonja Albana

      Petulla/Sfoljata të tiganisura me sherbet

      Përbërësit:

      • Brumë sfoljate
      • 300 gr bajame të grira
      • 2 kokrra vezë
      • 75 gr sheqer
      • 1 kg sheqer
      • 500 ml ujë
      • Vaj për skuqje
      • Kanellë

      Përgatitja:

      Presim brumin sfoljat në copa sa një arrë e madhe. Vëmë në një tas porcelani 75 gr sheqer, kanellën, hedhim vezët dhe së bashku me bajamet i punojmë që të bëhet një masë. Hapen copat e sfoljatës në peta të holla dhe u japim formë të rrumbullakët, vëmë në mes nga një lugë mbushje, mbyllim mirë anët që të mos dalë mbushja dhe i skuqim në tigan. Më pas hedhim shurupin e përgatitur me 1 kg sheqer dhe 1/2 litër ujë. I kullojmë nga shurupi, i vëmë në pjatancë në formë piramide dhe i spërkatim me kanellë.

    • VIDEO

      Sondazhi/ Takimi i Ramës në Athinë, 50% e qytetarëve e cilësojnë normal, 19% provokim! Reformë qeveri-opozitë anti-korrupsion? 60% thonë ‘po’

      Në Repolitix në Report Tv, publikohen të dhënat e sondazhit politik për muajin maj në bashkëpunim me sondazhistin e mirënjohur Eduard Zaloshnja. 

      • VIDEO

        Kosova në zgjedhje të parakohshme brenda vitit, Ramabaja zbulon planin e Kurtit

         

        Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv