Piroshki me mish, receta ruse e piteve të mbushura nga zonja Albana

16 Maj, 12:22

Piroshki me mish      

Përbërësit:

Për brumin:

  • 1 kg miell
  • 30 gr maja birre
  • 1 ls sheqer
  • 1/2 fç qumësht
  • 1 vezë
  • Kripë
  • Gjalpë
  • Ujë sa të marrë

Për mbushjen:

  • 300 gr mish i grirë
  • 1 qepë mesatare
  • 1 vezë të zier
  • 1 tufë majdanoz
  • 100 gr djathë

Përgatitja:

Me majanë, sheqerin, 2-3 lugë miell dhe qumështin e vakët, përgatitim majanë duke e lënë në vend të ngrohtë që të fryhet. Pas këtij veprimi, majanë e ardhur e hedhim në miellin të hapur gropë në mes. Shtojmë vezën, kripën, gjalpin si dhe aq ujë sa të zihet një brumë mesatar, të cilin e vendosim në vend të ngrohtë mbuluar me pecetë që të vijë. Në vijim, brumin e ndajmë në dy pjesë dhe e hapim në petë në trashësinë e gishtit dhe me një gotë uji presim brumin në disqe të rrumbullakta. Në mes, vendosim mbushjen e kimasë që kemi përgatitur dhe palosim me kujdes anët. I lëmë që të fryhen në një pecetë të spërkatur me miell. I vendosim piroshkat në tavë që të piqen në furrë mesatare ose i skuqim me vaj në tigan.