Eskallop viçi me domate nga zonja Albana

16 Maj, 12:15

Eskallop viçi me domate

Përbërësit:

  • 800 gr mish viçi kontrafileto
  • 1/2 fç vaj
  • Pak miell
  • Galetë e bluar
  • Vezë e rrahur
  • 8 domate të pjekura mirë
  • 1 qepë e madhe
  • 1 spec i madh
  • 2-3 thelpinj hudhra
  • 8 feta djathë
  • 5 lugë gjalpë
  • Kripë e piper

Përgatitja:

Pasi presim eskallopët në 8 feta, u hedhim kripë e piper, i kalojmë në miell, në vezë të rrahur ku hedhim dhe pak vaj, pastaj në galetë dhe i skuqim në tigan në yndyrë të nxehtë nga të dy anët, sa të marrin ngjyrën e kuqerremtë. Lyejmë me gjalpë një tavë të përshtatshme ku vendosim me rradhë eskallopët dhe sipër tyre vëmë një shtresë me feta domatesh pasi u kemi hequr cipën dhe farëzat. Në vijim presim imët qepën, specin, hudhrat, i trazojmë me kripë e piper dhe i hedhim të përhapura mbi eskallopët që të mbulohen mirë, ndërsa të gjithë sipërfaqen e mbulojmë prapë me feta të holla djathi. E vendosim tavën në pjekje në furrë mesatare sa të marrë ngjyrë të kuqerremtë. Eskallopët i shërbejmë të ngrohtë spërkatur me pak gjalpë.