Speca të mbushur me mish të grirë dhe oriz nga zonja Albana

7 Maj, 11:51

Speca të mbushur me mish të grirë dhe oriz

Përbërësit:

  • 1 kg speca
  • 500 gr mish të grirë
  • 2 qepë mesatare
  • 2-3 domate
  • 2 karrota
  • 2 speca të kuq
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 ls oriz për çdo spec
  • 1 lç nenexhik
  • 4 lgj vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë specat duke larguar farat e tyre. Në një tigan me 2-3 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim vetëm pak qepën, sa të ulë volumin pa i dhënë ngjyrë. Në tas pëgatisim mbushjen duke vendosur mishin e grirë të pa gatuar, qepën, karrotën të grirë në rende, specat e kuq të prerë në kubikë, domaten të qëruar dhe të prerë në kubikë të vegjël, orizin e shpëlarë, kripën, piperin e zi dhe nenexhikun e thatë. Lyejmë tepsinë me pak vaj dhe vendosim specat duke i mbushur. I spërkasim sipër me pak vaj dhe pak fare kripë dhe i vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 35-40 minuta.