Pa Gjurme-17 vjeçarja braktiset nga partneri dhe prindërit/’Djalin dua ta lë në jetimore, vetë jam…’

30 Prill, 19:54

Pas denoncimit të disa ditëve më parë në emisionin ‘’Pa Gjurmë’’ ku një 54-vjeçare kërkoi të dorëzonte në jetimore mbesën, pasi kjo e fundit ishte braktisur nga prindërit. Një tjetër rast i ngjashëm do të denoncohet pasditen e sotme në program. Bëhet fjalë për një 17-vjeçare nga kryeqyteti, e cila për shkak të braktisjes nga partneri dhe kushteve të vështira për të rritur djalin 2-vjeçar kërkon të dërgoj të voglin në instuticion. Në vitin 2021 Ina vetëm 14-vjeç njihet me një djalë 4 vite më të madhe se ajo në rrjetet sociale. Pas bisedave të shumta virtualisht, të dy vendosin ta zyrtarizojnë lidhjen e tyre. Prindërit e Inës nuk ishin dakord për këtë lidhje, pasi ajo ishte ende në një moshë të vogël. I dashuri e saj vendos ta rrëmbej atë dhe nisin bashkëjetesën në shtëpinë e prindërve të djalit. Fryt i kësaj dashurie të ndalur do të ishte djali i tyre.