• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e Martë 9 Korrik 2026.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 8 Korrik 2026 – Receta / Altin Joka përtej profesionit & Suplementet ‘Joka Holistic’

    Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Picë klasike me domate, hudhër, borzilok e sallam / Makarona me salcë peshku.

    Sot në "Rreze Dielli" një intervistë ndryshe me Altin Jokën. Përtej profesionit të naturopatit, nutricionistit dhe specialistit të mjekësisë holistike, do të zbulojmë njeriun pas figurës publike – rrugëtimin e tij, bindjet, idetë dhe pasionet që e kanë shoqëruar ndër vite. Një bisedë e hapur dhe e sinqertë për jetën mes Suedisë dhe Shqipërisë, për protestën që ka bërë jehonë, për ndikimin e rrjeteve sociale dhe sfidën e dezinformimit. Do të flasim gjithashtu për filozofinë që qëndron pas suplementeve "Joka Holistic", dashurinë për librat dhe muzikën polifonike, si edhe për projektet e reja që po përgatit. Një rrëfim personal, profesional dhe njerëzor, që premton të sjellë këndvështrime interesante dhe tema për reflektim.

  • VIDEO

    Halimi: Kurti nuk i ka votat, marrëveshja me opozitën vendimtare për qeverinë dhe presidentin

  • VIDEO

    ‘Di mbi 140 këngë polifonike’, Altin Joka na surprizon me kolazhin polifonik

    Përtej profesionit dhe angazhimit të tij në fushën e shëndetit, Altin Joka na zbulon një anë më pak të njohur të vetes. Në këtë pjesë të bisedës ai flet për jetën mes Suedisë dhe Shqipërisë, planet që ka për të ardhmen dhe pasionet që e shoqërojnë prej vitesh. Një vend të veçantë zë dashuria për librat dhe, mbi të gjitha, për muzikën polifonike shqiptare, të cilën e konsideron një thesar të identitetit tonë kulturor. Madje, ai sjell edhe një kolazh me këngë të vjetra polifonike, të përzgjedhura dhe të realizuara prej tij, si një homazh për këtë trashëgimi të vyer.

  • VIDEO

    Altin Joka prezanton linjën e tij të suplementeve: Pa kimikate, pa ngjyrues, çertifikuar në Angli

    Nga përvoja shumëvjeçare në fushën e shëndetit dhe mjekësisë holistike, Altin Joka ka sjellë edhe një projekt që mban emrin e tij. Në emisionin “Rreze Dielli” ai prezanton linjën e suplementeve bimore "Joka Holistic", duke shpjeguar filozofinë mbi të cilën janë ndërtuar, përzgjedhjen e përbërësve natyralë dhe synimin për të ofruar një mbështetje të balancuar për organizmin. Ai rrëfen gjithashtu rrugëtimin e krijimit të kësaj linje, arsyet pse zgjodhi të certifikohej sipas standardeve "hallall" dhe vizionin që ka për një qasje më të ndërgjegjshme ndaj kujdesit për shëndetin.

  • VIDEO

    ‘Ëndrra ime përtej profesionit’, Altin Joka rrëfen çfarë e stresoi në Tiranë dhe...

    Sot në "Rreze Dielli" një intervistë ndryshe me Altin Jokën. Përtej profesionit të naturopatit, nutricionistit dhe specialistit të mjekësisë holistike, do të zbulojmë njeriun pas figurës publike – rrugëtimin e tij, bindjet, idetë dhe pasionet që e kanë shoqëruar ndër vite. Një bisedë e hapur dhe e sinqertë për jetën mes Suedisë dhe Shqipërisë, për protestën që ka bërë jehonë, për ndikimin e rrjeteve sociale dhe sfidën e dezinformimit. Do të flasim gjithashtu për filozofinë që qëndron pas suplementeve "Joka Holistic", dashurinë për librat dhe muzikën polifonike, si edhe për projektet e reja që po përgatit. Një rrëfim personal, profesional dhe njerëzor, që premton të sjellë këndvështrime interesante dhe tema për reflektim.

  • VIDEO

    Picë me domate, hudhër, borzilok e sallam nga zonja Albana

    Picë klasike me domate, hudhër, borzilok e sallam

    Përbërësit:

    • 160 gr miell
    • 1 lugë çaji maja e thatë
    • 1 lugë çaji sheqer
    • ¼ lugë çaji kripë
    • 1 lugë gjelle vaj ulliri
    • 90 ml ujë i vakët
    • 400 gr domate të konservuara ose të freskëta
    • 1 lugë gjelle salcë domateje
    • 1 thelpi hudhër
    • 4–5 gjethe borzilok
    • 1 lugë gjelle rigon
    • 2 lugë gjelle vaj ulliri
    • 1 lugë çaji sheqer dhe pak kripë
    • 200 gr mocarela e grirë
    • Feta sallami pikant
    • Pak qepë e prerë hollë
    • Misër i ëmbël (sipas dëshirës)

    Përgatitja:

    Përgatisim brumin e picës. Përziejmë miellin me majanë, sheqerin dhe kripën. Shtojmë vajin e ullirit dhe ujin e vakët. E punojmë për 8–10 minuta derisa brumi të bëhet i lëmuar dhe elastik. E mbulojmë dhe e lëmë të vijë për rreth 1 orë, derisa të dyfishojë vëllimin. Më pas e hapim në formë rrethore me diametër rreth 30 cm. Përgatisim salcën duke kaurdisur fillimisht hudhrën në vaj ulliri për rreth 30 sekonda. Shtojmë domatet e shtypura, salcën e domates, rigonin, borzilokun, sheqerin, kripën dhe piperin. E lëmë të zieje në zjarr të ulët për 15–20 minuta derisa salca të trashet. E lemë të ftohet para përdorimit. Mbi brumin e hapur të picës vendosim një shtresë me salcë, djathë mocarela, feta sallami, pak qepë të prerë hollë dhe misër nëse kemi. Ngrohim furrën në 200°C dhe vendosim picën të piqet për rreth 10 minuta, derisa baza të marrë ngjyrë të artë dhe djathi të shkrihet e të marrë pak ngjyrë.

  • VIDEO

    Makarona me salcë peshku nga zonja Albana

    Makarona me salcë peshku

    Përbërësit:

    • 500 gr makarona
    • 300 gr domate të freskëta
    • 100 gr qepë
    • 100 ml uthull vere
    • 1 thelpi hudhër e grirë imët
    • 1 degë rozmarinë
    • 2-3 lgj vaj ulliri
    • Kokat e 1 kg kocash (ose peshk tjetër deti)
    • Pak miell për kokat e peshkut
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Vendosni makaronat në ujë të vluar me kripë dhe pak vaj dhe ziejini 2 minuta më pak nga ç'e shkruan paketimi. Ujin e makaronave ruajeni për salcën. Kaloni kokat e peshkut në miell dhe skuqini lehtë në vaj ulliri derisa të marrin ngjyrë të artë. Hiqini dhe lërini mënjanë. Në të njëjtën tenxhere shtoni qepën, domatet, hudhrën, rozmarinën, uthullën, ujin, kripën dhe piperin. Vendosni përsëri kokat e peshkut në tenxhere dhe ziejini në zjarr të ulët për rreth 40 minuta. Hiqni kokat e peshkut. Salcën kalojeni në blender, më pas kullojeni në sitë që të bëhet e lëmuar. Makaronat e ziera al dente përziejini me salcën. Hiqni mishin nga kokat e peshkut dhe vendoseni sipër makaronave. Spërkatini me pak vaj ulliri ekstra të virgjër dhe sipas dëshirës pak piper të zi të sapobluar.

  • VIDEO

    E PLOTË/ Shtypi i Ditës, 8 Korrik / Kush është koka e protestës, mos fshihet Berisha?

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 8 korrik 1997/ PS fiton 2/3 në zgjedhje e Tritan Shehu dorëhiqet si kreu i PD, Mejdani drejt presidencës e Nano kryeministër

    Në shtypin e shkruar të datës 8 korrik 1997 pasqyrohesin rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme. Opozita pra PS kishte fituar thellë me 2/3 e votave ndërsa PD kishte marrë vetëm 28 deputetë. 
    Gazeta Shqiptare shkruan : Kolltuqet e reja të Shqipërisë duke pasqyruar që Rexhep Mejdani do ishte Presidenti i ri e Nano kryeministri. Ndërkaq Tritan Shehu kishte dhënë dorëheqjen nga drejtimi i PD-së.

  • VIDEO

    ‘Arresti me burg’ për Veliajn u kthye nga Kushtetuesja, avokati Edmond Petraj: Gjykata e Lartë duhet të shprehet për masën e re ndaj kryebashkiakut

    Ish-prokurori Ervin Karanxha tha se në rastin e Erion Veliajt duhet të merren në konsideratë disa zhvillime, mes tyre vendimi i Gjykatës Kushtetuese, vendimi i Gjykatës së Lartë dhe përfundimi i hetimeve, të cilat, sipas tij, përbëjnë elementë që ndikojnë në vlerësimin e masës së sigurisë.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 7 Korrik 2026 – Receta / Ushtrime & lojra me top për fëmijët / Siguria ushqimore

      Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: "Peinirli", pite greke me pançetë, mozarela dhe vezë / Qofte pule në furrë me qepë të karamelizuara dhe shtresë djathi / Tarator me kungulleshka, kos dhe arra.

      Vera është koha ideale për të kaluar më shumë momente cilësore në familje dhe për të qenë sa më aktivë. Plazhi nuk është vetëm një vend për t'u relaksuar, por edhe një hapësirë perfekte për lojëra dhe ushtrime që i mbajnë në lëvizje si fëmijët, ashtu edhe prindërit. Në “Rreze Dielli” do të zbulojmë disa lojëra të thjeshta me top dhe ushtrime argëtuese që mund të praktikohen lehtësisht në bregdet, duke kombinuar aktivitetin fizik me argëtimin. Gjithashtu, do të dëgjojmë historinë e Einis Shpendit, atletit të vogël që prej tre vitesh stërvitet dhe garon me skuadrën e Tiranës, si edhe këshillat e instruktores së palestrës Matilda Çaushi për ta kthyer kohën me fëmijët në një përvojë të shëndetshme dhe plot energji.

      Siguria ushqimore është një çështje që na prek të gjithëve, veçanërisht gjatë stinës së verës, kur temperaturat e larta rrisin rrezikun e prishjes së ushqimeve. Si mund të sigurohemi që produktet që blejmë janë të freskëta dhe cilësore? Si të dallojmë mishin dhe bulmetin cilësor, pa u mashtruar nga produktet "pa hile"? Dhe cilat janë mënyrat më të mira për të ruajtur në frigorifer perimet, bulmetin dhe ushqimet e tjera, në mënyrë që të mbeten të sigurta për konsum? Për t'iu përgjigjur këtyre pyetjeve diskutojmë në “Rreze Dielli” me Prof. Dr. Abdyl Sinani, dekan dhe ekspert i teknologjisë ushqimore, i cili do të ndajë këshilla praktike për të qenë konsumatorë më të informuar dhe vigjilentë, si edhe do të tregojë disa mënyra të thjeshta për të dalluar produktet cilësore dhe për të shmangur rreziqet që lidhen me sigurinë ushqimore.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv