-
VIDEO
Mandati i Xhaçkës, Saimir Korreshi në 'Studio Live': Partia Socialiste t'a dërgojë në Gjykatë Kushtetuese! Edhe unë do desha 10 mijë m2 plazh...
Deputeti Saimir Korreshi foli për ‘Studio Live’ në Report Tv drejtpërdrejtë nga parlamenti, ku po mbahet seanca plenare. Tema e ditës ka qenë mandati i deputetes socialiste Olta Xhaçka. Korreshi shprehet se Partia Socialiste duhet ta lërë çështjen të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 11 Prill 2024 – Receta/ Këshilla prindërimi nga Lira Gjika / Prapaskenat e ‘Ferma vip’ rrëfehet Rigelsa Cybi
Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Yshmer i kripur, qumështor me petë të pjekura / Paçe e Dibrës / Qofte me fasule.
Të rrisësh fëmijë në ditët e sotme është vërtetë një sfidë e madhe për prindërit për shkak të shumë faktorëve të ndryshëm si teknologjia, konkurimi dhe presioni shoqëror, stresi dhe orari i ngarkuar, ndikimi i mediave sociale por dhe ndryshimet në familjet moderne. Roli i prindërit bëhet gjithnjë e më i vështirë për të siguruar një mbështetje emocionale dhe një mjedis të dashur dhe të sigurtë për fëmijët e tyre. Në studion e “Rreze Dielli” pediatrja e njohur Lira Gjika tregon se cilat janë tre gabimet më të mëdha që bëjnë sot prindërit në rritjen e fëmijës. Cili është ‘çelësi’ i suksesit?
Nga jeta në Romë dhe eksperienca në një fermë, Rigelsa Cybi rrëfen eksperiencën e saj në ‘Ferma Vip’ banorët me të cilët do ketë miqësi jashtë dhe rolet në dy filma si protagoniste kryesore... Rigelsa Cybi, një talent i ri 27 vjeç, me origjinë nga Shqipëria por e rritur në Romë, fituese e ‘Miss Earth Albania’ në vitin 2022 dhe ‘Miss Bikini’, e dashuruar pas artit dhe aktrimit. Së fundmi Rigelsa ishte pjesë e formatit “Ferma Vip” ku u spikat në sfidat dhe në interaktivitetin e saj me banorët e tjerë. Në studion e “Rreze Dielli” Rigelsa na rrëfen eksperiencën e saj në fermë, marrëdhëniet me banonët e tjerë dhe pengun e saj më të madh… Gjithashtu mësojmë se së shpejti në kinematë Italiane do të shfaqet dhe filmi “La Pietra della Veggenza” ku pjesë e kastit të aktorëve më të famshëm italian është dhe Rigelsa. E apasionuar pas roleve aksion, Rigelsa shquhet për praninë e saj në skenë dhe përkushtimin ndaj ekselencës interpretuese.
-
VIDEO
Rrëfehet Rigelsa, prapaskenat e ‘Ferma Vip’ dhe roli në filmin Italian që pritet së shpejti në kinema
Rigelsa Cybi, një talent i ri 27 vjeç, me origjinë nga Shqipëria por e rritur në Romë, fituese e ‘Miss Earth Albania’ në vitin 2022 dhe ‘Miss Bikini’, e dashuruar pas artit dhe aktrimit. Së fundmi Rigelsa ishte pjesë e formatit “Ferma Vip” ku u spikat në sfidat dhe në interaktivitetin e saj me banorët e tjerë. Në studion e “Rreze Dielli” Rigelsa na rrëfen eksperiencën e saj në fermë, marrëdhëniet me banonët e tjerë dhe pengun e saj më të madh… Gjithashtu mësojmë se së shpejti në kinematë Italiane do të shfaqet dhe filmi “La Pietra della Veggenza” ku pjesë e kastit të aktorëve më të famshëm italian është dhe Rigelsa. E apasionuar pas roleve aksion, Rigelsa shquhet për praninë e saj në skenë dhe përkushtimin ndaj ekselencës interpretuese.
-
VIDEO
Nëna dhe babai rimartohen për së dyti? Lira Gjika: Kujdes, ja si duhet t’ia komunikoni fëmijëve
“Në divorcin e një çifti apo vdekjen e njërit nga bashkëshortët shpesh ka inate, qejfmbetje dhe deri hakmarrje. Pala që ndihet e fyer përpiqet të bëjë sa më shumë keq duke përdorur deri fëmijët apo harruar ata, që janë më të prekurit në këtë histori. Kulmi arrin kur njëri nga prindërit rimartohet. Edhe pse këto situata nuk janë të lehta, të rriturit duhet të mendojnë përpara se të flasin. Të mendojnë në interesin e fëmijës, të mos ia fyejë apo t’i shtojnë gjëndjen e rëndë emocionale që përjetojnë nga ngjarje të tilla. Ata nuk e dinë se çfarë do të ndodhë me ta dhe kush është gjëja më e mirë për të bërë dhe si të sillen. Ata presin nga të rriturit që i besojnë” shprehet pediatrja Lira Gjika. Si duhet në rradhë të parë t’ia komunikojmë fëmijëve këtë ndryshim në jetën e tyre dhe si t’i ndihmojmë për ta përballuar dhe pranuar sa më shëndetshëm këtë situatë.
-
VIDEO
Kujdes! 3 gabimet më të mëdha të prindërve që dëmtojnë shëndetin mendor të fëmijëve
Të rrisësh fëmijë në ditët e sotme është vërtetë një sfidë e madhe për prindërit për shkak të shumë faktorëve të ndryshëm si teknologjia, konkurimi dhe presioni shoqëror, stresi dhe orari i ngarkuar, ndikimi i mediave sociale por dhe ndryshimet në familjet moderne. Roli i prindërit bëhet gjithnjë e më i vështirë për të siguruar një mbështetje emocionale dhe një mjedis të dashur dhe të sigurtë për fëmijët e tyre. Në studion e “Rreze Dielli” pediatrja e njohur Lira Gjika tregon se cilat janë gabimet më të mëdha që bëjnë sot prindërit në rritjen e fëmijës. Cili është ‘çelësi’ i suksesit?
-
VIDEO
Yshmer i kripur i Myzeqesë, qumështor me petë të pjekura nga zonja Albana
Yshmer i kripur, qumështor me petë të pjekura
Përbërësit:
- 3 gota miell gruri
- 4-5 gota qumësht
- 3 kokrra vezë
- 2-3 filxhan kafeje gjalpë
- 1 lugë supe kripë
Përgatitja:
Përgatisim brumin e petëve si për byrek të zakonshëm. I hapim petët dhe i vendosim të piqen në furrë duke lënë 3-4 petë të papjekura mënjanë. Në një tavë të lyer me gjalpë shtrojmë si fillim petët e papjekura. Pasi i spërkatim me gjalpë, vendosim petët e pjekura mirë dhe të thërrmuara. Në një tas rrahim vezët, shtojmë qumështin, gjalpin dhe kripën. E trazojmë mirë dhe e hedhim mbi petët e pjekura. e vendosim tavën në furrë dhe e pjekim derisa sipërfaqja të marrë një ngjyrë të bukur.
-
VIDEO
Paçe e Dibrës nga zonja Albana, shije si nga dora e gjyshes
Paçe e Dibrës
Përbërësit:
- 3 lgj miell misri
- 2 lgj gjalpë
- 5-6 garuzhde lëng mishi
- 1 kokërr vezë
- 3-4 thelpinj hudher
- 2 lgj uthull
- Piper i kuq
- Kripë
Përgatitja:
Miellin e misrit e skuqim me gjalpë derisa të marrë ngjyrë kafe të çelur, më pas e shuajmë me lëng mishi dhe e përziejmë që të mos krijohen kokrriza. E lemë të ziejë për 10-15 minuta duke përgatitur një masë në trashësinë e supës. Më pas e largojmë nga zjarri dhe e presim me një kokërr vezë, shtojmë hudhrat e shtypura, uthull, piper të kuq (djegës ose të ëmbël) dhe gjalpë.
-
VIDEO
Qofte me fasule servirur në shtrat pureje nga zonja Albana
Qofte me fasule
Përbërësit:
- 250 gr fasule të ziera
- 1 qepë mesatare
- 1 lgj salcë speci
- 3 vezë
- 50 gr djathë kaçkavall
- Miell
- Galetë
- Majdanoz
- Kripë, piper
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Pasi i kemi zjerë groshët i shtypim mirë. Kaurdisim qepën e grirë imët derisa të zbutet dhe më pas e bashkojmë me groshën e shtypur. Hedhim një të verdhë veze, pak miell, kripë, piper dhe majdanoz të grirë imët. Nga masa e përgatitur formojmë qofte të cilat i kalojmë fillimisht në miell, më pas në vezë të rrahura dhe në fund në galetë të trazuar me djathë kaçkavall të grirë. I skuqim qoftet në vaj të nxehtë nga të dyja anët dhe i shërbejmë me pak sallatë jeshile ose në pure fasulesh të shtypura me vaj ulliri.
-
VIDEO
Repolitix -Berisha, sërish në arrest, a rrezikon mandatin? (10 prill 2024)
-
VIDEO
Arben Meçaj: Sali Berisha i djegur në politikë, PD ta harrojë! Pas Partizanit do t'i hapen Cez Dia e Gërdeci
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e dhënë nga Apeli i Posaçëm dhe vulos arrestin në shtëpi për Sali Berishën, nën akuzë nga SPAK për korrupsion pasiv në aferën “Partizani”. Arben Meçaj në emisionin Repolitix në Report Tv tha se Berisha është i djegur në politikë. Pas aferës për Partizanin për të cilën i është caktuar një masë sigurie Berishës do t’i hapet çështja e Gërdecit dhe e CEZ DIA-s.
-
VIDEO
Avokat Çaça: Nëse Gjykata nuk i jep leje të shkojë në Kuvend Sali Berisha e humb mandatin në qershor
Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për të shkur në seanca plenare. Avokati Përparim Çaça i ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv ka deklaruar se nëse ish kryeministrit nuk i japin leje në qershor e humb mandatin e deputetit.
-
VIDEO
Lavrdim Krashi: Sali Berisha është e shkuara! Krijoi përplasje të padrejtë me drejtësinë, me dy standarde
Sali Berisha është e shkuara. Kështu tha në Repolitix në Report Tv deputeti i PS Lavdrim Krashi.