Tava e Iftarit me pure patate, mish pule, speca dhe beshamel nga zonja Albana

9 Prill, 11:40

Tava e Iftarit me pure patate, mish pule, speca dhe beshamel

Përbërësit:

Për purenë:

  • 600 gr patate
  • 2 gota qumësht
  • 1 lç kripë

Për mbushjen:

  • 3 gjokse pule
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil
  • 1 qepë
  • 3 lgj vaj luledielli
  • 1 ls kripë
  • 1 lç kerri
  • Pak piper

Për beshamelin:

  • 3 lgj miell
  • 3 lgj gjalpë
  • 3 gota qumësht
  • Kripë
  • Arrë moskat
  • 200 gr djathë pice

Përgatitja:

Ziejmë patatet që i kemi prerë në kubikë në ujë të bollshëm me kripë. Më pas i  kalojmë në frulator me pak qumësht. E vendosim masën e puresë në tava individuale. Gjokset e pulës i presim në kubikë të vegjël, i kaurdisim në tigan sikurse edhe specat  me qepën. Shtojmë erëzat dhe i lëmë për 10 minuta në zjarr të gatuhen. E kalojmë këtë mbushje në tava sipër puresë. Në një tigan shtojmë gjalpin dhe miellin për të bërë beshamelin. E trazojmë miellin derisa të unifikohet me gjalpin, shtojmë qumësht dhe arrë myshk me kripë. E shtojmë beshamelin sipër gjokseve të pulës me speca. E spërkasim në fund me djathë të butë të grirë dhe i vendosim tavëzat të piqen në furrë të parangrohur.