• VIDEO

    ‘Çudira shqiptare’- Spahiu: Pse protestuesit harruan 'Zvërnecin' te 5 kërkesat që publikuan përmes Dritan Goxhajt?

    Për juristin Kreshnik Spahiu, protestat që po zhvillohen kundër investimit në Zvërnec, po e humbasin dita ditës qëllimin e tyre. Sipas Spahiut, në 5 kërkesat e bëra publike nga Dritan Goxhaj, ishte harruar çështja e Zvërnecit.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 23 Qershor 2026 – Receta / Moti në verë, ditët më të nxehta/ Histori rrëqethëse: 4 herë betejë me kancerin

      Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qebap me mish, perime dhe erëza / Pica sufle me bukë tosti / Sallatë me fasule dhe vezë.

      Shqipëria po përballet me një nga periudhat më të nxehta të viteve të fundit, ndërsa temperaturat e larta dhe valët e të nxehtit po ndikojnë ndjeshëm në jetën e përditshme të qytetarëve. Sipas ekspertëve të meteorologjisë, javët në vijim pritet të karakterizohen nga temperatura mbi mesataren sezonale, si pasojë e ndikimit të fenomenit klimatik El Niño. Ky fenomen, i cili po ndikon në shumë rajone të botës, pritet të sjellë jo vetëm rritje të temperaturave, por edhe nivele më të larta lagështie në vend. Çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë, sa do të zgjasë kjo situatë dhe cilat janë parashikimet për ditët dhe javët në vazhdim? Për këtë flasim në “Rreze Dielli” me meteorologen Lajda Porja, e cila na tregon edhe hartën me qytetet që do të preken më shumë nga kjo valë e të nxehtit.

      Në programin tonë është bashkuar sot një grua shumë e fortë, me një histori jete që është një shembull force, shprese dhe kurajoje. Një luftë që ka nisur në vitin 2021 dhe që sot, fatmirësisht, është një betejë e fituar. Blerina Kalthi, 38 vjeçe, nënë e dy fëmijëve adoleshentë, një grua që ka luftuar katër herë me kancerin, ka bërë transplant gjaku dhe ka dalë fituese. Para disa viteve Blerina humbi edhe vëllain nga kjo sëmundje, ndërsa sot po lufton edhe nëna me këtë betejë, ndërsa babai është në demencë. Por pavarësisht kësaj gjendjeje, Blerina është frymëzim për shumë gra të tjera që përballen me të njëjtën sfidë. Ajo ka sjellë një art të veçantë që nuk është shumë i njohur në Shqipëri. Quhet arti me pika, të cilën ajo e promovon në rrjetet e saj sociale. Po ashtu, Blerina ruan me fanatizëm punën me grep, të cilën e ka trashëguar që e vogël nga gjyshja. Ajo punon çdo ditë, e përveçse bën detyrën si nënë e bijë që kujdeset për prindërit, Blerina punon edhe në një qendër me fëmijë autikë.

    • VIDEO

      4 herë përballë kancerit, rrëqeth 38 vjeçaria: Humba vëllain 20 vjeçar dhe sot shoh nënën të…

      E PLOTË/ Shtypi i Ditës, 23 Qershor /Protesta e Tiranës primitive, Dritan Goxhaj është ...

      Në Gazetën Shqiptare në numrin e datës 23 qershor 1994 zhvillimi kryesor kishte të bënte me hapjen e dosjeve të sistemit komunist. Tek Piramida do të zhvillohej një diskutim i madh edhe me ekspertë e politikanë të huaj ndërsa partitë ishte parimisht pro. Në titullin kryesor Gazeta Shqiptare shkruan : “ Të happen dosjet” por kur dhe si? Ndërsa në Koha Jonë shkruhej : “ Arbnori refuzon mocionin për shkarkimin e Meksit”.

    • VIDEO

      Alarm nga meteorologia: Shqipëria përballet me temperatura rekord /Sa do të zgjasë i nxehti?

      Shqipëria po përballet me një nga periudhat më të nxehta të viteve të fundit, ndërsa temperaturat e larta dhe valët e të nxehtit po ndikojnë ndjeshëm në jetën e përditshme të qytetarëve. Sipas ekspertëve të meteorologjisë, javët në vijim pritet të karakterizohen nga temperatura mbi mesataren sezonale, si pasojë e ndikimit të fenomenit klimatik El Niño. Ky fenomen, i cili po ndikon në shumë rajone të botës, pritet të sjellë jo vetëm rritje të temperaturave, por edhe nivele më të larta lagështie në vend. Çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë, sa do të zgjasë kjo situatë dhe cilat janë parashikimet për ditët dhe javët në vazhdim? Për këtë flasim në “Rreze Dielli” me meteorologen Lajda Porja, e cila na tregon edhe hartën me qytetet që do të preken më shumë nga kjo valë e të nxehtit.

    • VIDEO

      Sallatë me fasule dhe vezë të ziera nga zonja Albana

      Sallatë me fasule dhe vezë të ziera

      Përbërësit:

      • 2 filxhanë çaji fasule të bardha
      • 1 qepë mesatare
      • 4 degëza kopër
      • 4 degëza majdanoz
      • 1 tufë qepë të njoma
      • ½ lugë çaji kripë
      • 4 lugë gjelle vaj ulliri
      • 2 lugë gjelle uthull molle
      • 2 vezë të ziera
      • 4 domate qershi
      • 2 speca djegës (për dekorim)

      Përgatitja:

      Lërini fasulet në ujë gjatë natës. Në mëngjes kullojini. Ziejini në ujë të freskët derisa të zbuten dhe më pas kullojini. Vendosini në një tas sallate dhe shtoni qepën e prerë në feta të holla, koprën, majdanozin dhe qepët e njoma të grira imët. Shtoni kripën, vajin e ullirit dhe uthullën e mollës. Përziejini mirë. Pritini vezët e ziera në katër pjesë dhe domatet përgjysmë. Dekoroni sallatën me vezët, domatet dhe specat djegës.

    • VIDEO

      Qebap me mish, perime dhe erëza nga zonja Albana

      Qebap me mish, perime dhe erëza

      Përbërësit:

      • 2 qepë mesatare
      • 8-10 qepujka
      • 3 lugë gjelle vaj ulliri
      • ½ lugë çaji gjalpë
      • 1 kg mish qengji, pule ose viçi
      • 4 patate mesatare
      • 2 kunguj
      • 2 speca
      • 4 thelpinj hudhër
      • 2 degëza kopër, rigon dhe rozmarinë
      • 1 lugë çaji piper i zi
      • 1 lugë çaji kripë

      Përgatitja:

      Kaurdisni qepët e prera në katërsh dhe qepëzat e vogla me vajin e ullirit dhe gjalpin. Shtoni mishin të prerë në copa dhe vazhdoni skuqjen. Shtoni patatet në feta, kungujt, specat dhe hudhrat dhe lërini të zbuten pak. Rregulloni shijen me kripë, piper dhe bimë aromatike. Hiqeni nga zjarri. Shtroni dy fletë letre pjekjeje në një tavë dhe vendosni brenda gatimin bashkë me lëngun e tij. Mbylleni mirë paketën pa lënë ajër dhe piqeni në furrë të parangrohur në 180°C për 40 minuta.

    • VIDEO

      Pica sufle me bukë tosti nga zonja Albana

      Pica sufle me bukë tosti

      Përbërësit:

      • 6 feta bukë tosti pa kore
      • 5 feta proshutë
      • 3 feta bejkon
      • 2 filxhanë çaji djathëra të butë të grirë
      • 2 domate të prera në rrathë
      • 1 filxhan çaj qumësht
      • 3 vezë
      • Pak spec jeshil
      • Kripë, piper i zi, rigon
      • Gjalpë ose margarinë

      Përgatitja:

      Lyeni fetat e bukës së tostit me pak gjalpë nga të dyja anët. Vendosini në fund të një tave, mbulojini me fetat e proshutës dhe shpërndani sipër copat e bejkon-it (proshutë ose pançetë e tymosur). Shtoni djathërat e grirë, vendosni sipër rrathët e domates dhe copat e specit jeshil. Spërkateni me piper të zi dhe pak rigon. Rrihni vezët me qumështin dhe hidhini njëtrajtësisht mbi të gjithë sipërfaqen. Lëreni për disa minuta që buka të thithë lëngun dhe piqeni në furrë të parangrohur në 200°C për 20–25 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë. Shërbejeni menjëherë, sa është e ngrohtë.

    • VIDEO

      Çfarë shkruanin gazetat më 23 qershor 1994/ Diskutim i madh në Tiranë për hapjen e dosjeve me disidentë dhe ekspertë e politikanë të huaj

      Në Gazetën Shqiptare në numrin e datës 23 qershor 1994 zhvillimi kryesor kishte të bënte me hapjen e dosjeve të sistemit komunist. Tek Piramida do të zhvillohej një diskutim i madh edhe me ekspertë e politikanë të huaj ndërsa partitë ishte parimisht pro. Në titullin kryesor Gazeta Shqiptare shkruan : “ Të happen dosjet” por kur dhe si? Ndërsa në Koha Jonë shkruhej : “ Arbnori refuzon mocionin për shkarkimin e Meksit”.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 22 Qershor 2026 – Receta / Këshilla si të përballojmë vapën

      Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Makarona guackë me mish dhe salcë kremoze / Tavë me patëllxhanë dhe patate / Hallvë me miell misri, arra dhe susam.

      Jemi në ditët më të nxehta të verës, një periudhë kur temperaturat e larta ndikojnë ndjeshëm në organizmin tonë dhe kërkojnë më shumë kujdes për të ruajtur shëndetin. Vapa e fortë, ekspozimi i zgjatur në diell dhe humbja e lëngjeve mund të sjellin probleme të ndryshme, duke filluar nga lodhja, dehidratimi dhe ulja e tensionit, deri te komplikacione më serioze, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të popullatës. Për këtë arsye, në “Bima dhe Shëndeti” do të ndalemi te mënyrat më të mira për t’u mbrojtur nga i nxehti veror dhe për të përballuar temperaturat e larta pa rrezikuar shëndetin. Së bashku me specialistin e bimëve mjekësore, Ylli Merja, do të flasim për këshillat praktike që duhet të ndjekim gjatë ditëve të nxehta, si të kujdesemi për organizmin tonë dhe cilat janë shenjat që tregojnë se trupi po vuan nga vapa dhe mungesa e hidratimit. Një vëmendje të veçantë do t’ua kushtojmë të moshuarve dhe fëmijëve, dy grupmosha që janë më të rrezikuara nga temperaturat ekstreme. Do të mësojmë se çfarë masash duhen marrë për të shmangur goditjen nga të nxehtit, si të ruajmë ekuilibrin e lëngjeve në organizëm dhe cilat janë disa çajra dhe pije natyrale me bazë bimore, të cilat ndihmojnë në hidratimin e organizmit, freskimin e trupit dhe përballimin më të lehtë të vapës. Bimët mjekësore kanë qenë prej kohësh aleatë të rëndësishëm të shëndetit dhe gjatë stinës së verës ato mund të ofrojnë alternativa të thjeshta, natyrale dhe shumë të dobishme për mirëqenien tonë.

    • VIDEO

      Europa në valën e të nxehtit, preket dhe Shqipëria, Gjoni: Temperaturat maksimale këtë javë deri në 36 gradë celcius

      Vala e të nxehtit që ka goditur Europën, ka prekur gjithashtu edhe vendin tonë. Kështu tha Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv.

    • VIDEO

      Vapa mund të bëhet fatale! Ja si të mbroheni nga i nxehti / Merja: Mos iu ndani këtyre çajrave

      Jemi në ditët më të nxehta të verës, një periudhë kur temperaturat e larta ndikojnë ndjeshëm në organizmin tonë dhe kërkojnë më shumë kujdes për të ruajtur shëndetin. Vapa e fortë, ekspozimi i zgjatur në diell dhe humbja e lëngjeve mund të sjellin probleme të ndryshme, duke filluar nga lodhja, dehidratimi dhe ulja e tensionit, deri te komplikacione më serioze, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të popullatës. Për këtë arsye, në “Bima dhe Shëndeti” do të ndalemi te mënyrat më të mira për t’u mbrojtur nga i nxehti veror dhe për të përballuar temperaturat e larta pa rrezikuar shëndetin. Së bashku me specialistin e bimëve mjekësore, Ylli Merja, do të flasim për këshillat praktike që duhet të ndjekim gjatë ditëve të nxehta, si të kujdesemi për organizmin tonë dhe cilat janë shenjat që tregojnë se trupi po vuan nga vapa dhe mungesa e hidratimit. Një vëmendje të veçantë do t’ua kushtojmë të moshuarve dhe fëmijëve, dy grupmosha që janë më të rrezikuara nga temperaturat ekstreme. Do të mësojmë se çfarë masash duhen marrë për të shmangur goditjen nga të nxehtit, si të ruajmë ekuilibrin e lëngjeve në organizëm dhe cilat janë disa çajra dhe pije natyrale me bazë bimore, të cilat ndihmojnë në hidratimin e organizmit, freskimin e trupit dhe përballimin më të lehtë të vapës. Bimët mjekësore kanë qenë prej kohësh aleatë të rëndësishëm të shëndetit dhe gjatë stinës së verës ato mund të ofrojnë alternativa të thjeshta, natyrale dhe shumë të dobishme për mirëqenien tonë.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv