Supë iftari me perime dhe makarona nga zonja Albana

28 Mars, 12:07

Supë iftari me perime dhe makarona

Përbërësit:

  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  • 1 spec
  • 2 lgj miell
  • 2 lgj gjalpë
  • 1 fç makarona për supë
  • 1 litër ujë
  • 1 ls kripë
  • 1 lç piper i kuq
  • 1 tufë majdanoz

Përgatitja:

Kaurdisim qepën e grirë hollë me gjalpë, shtojmë karrotën e grirë në rende dhe specin e kuq të prerë në kubikë. Pas një kaurdisje të mirë shtojmë miellin dhe e shuajmë me ujë ose lëng mishi. Shtojmë makaronat fidhe që të ziejnë rreth 6 minuta. Në fund rregullojmë shijen me erëza dhe bimë aromatike.