Oriz i kaurdisur me qepë me mish qingji në furrë nga zonja Albana

22 Mars, 10:55

Mish qingji me oriz në furrë

Përbërësit:

  • 1 kg mish qingji
  • 2.5 filxhanë oriz
  • 2 qepë mesatare
  • 2-3 lgj vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Ndezim furrën në temperaturën 200 gradë Celsius dhe vendosim mishin e qingjit të marinuar me kripë dhe piper. E lemë mishin për 30 minuta në furrë dhe më pas për 20 minuta të tjera në temperaturë të ulur në 80 gradë. Grijmë qepët hollë dhe i kaurdisim mirë derisa të zbuten dhe të lëshojnë aromë. Hedhim më pas orizin dhe vazhdojmë kaurdisjen. Heqim mishin e pjekur nga furra dhe vendosim racionet në një pjatancë duke i mbuluar me letër kuzhine ose me kapak që mishi të qëndrojë i butë. Vendosim orizin e kaurdisur tek tava, shtojmë ujë të vluar në raport 1-2 me orizin dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celisus për 25-30 minuta dhe më pas e servirim orizin së bashku me mishin e qingjit.