Sallatë fshati me misër nga zonja Albana

22 Mars, 11:37

Sallatë fshati me misër

Përbërësit:

  • 1 qepë e kuqe
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil
  • 1 kastravec
  • 1-2 domate
  • Sallatë jeshile
  • Ullinj
  • Misra të zier
  • Kripë
  • Vaj ulliri
  • Uthull

Përgatitja:

Pasi i kemi larë mirë presim sallatën jeshile, qepën e kuqe, specat, domatet, kastravecin në copa të mëdha. Kompozojmë sallatën duke i alternuar përbërësit ndërmjet tyre. Shtojmë ullinjtë dhe misrat e zier dhe e marinojmë sallatën me kripë, vaj ulliri dhe uthull.