Tortë e kripur me domate, vezë dhe qepë nga zonja Albana

20 Mars, 11:29

Tortë e kripur me domate, vezë dhe qepë

Përbërësit:

  • 60 gr gjalpë
  • 2 qepë të mëdha
  • 500 gr domate
  • 120 gr bukë e thekur e grirë
  • 4 kokrra vezë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht ngrohim furrën në 180°C. Shkrijmë pak gjalpë në një tigan dhe skuqim qepët në zjarr të ulët për 5 minuta duke i përzier. Lyejmë një tavë me pak gjalpë dhe vendosim një shtresë me qepë, hedhim kripë e piper. Mbi qepët vendosim një shtresë me domate, hedhim sërish kripë e piper dhe e spërkatim me bukën e thekur të grirë. Vendosim sipër gjalpin e mbetur dhe e vendosim tavën në furrë në pjekje për 40 minuta. Pas këtij minutazhi heqim tortën e kripur nga furra dhe me ndihmën e një luge bëjmë 4 gropa. Hedhim nga një vezë në secilën gropë dhe e vendosim tortën në furrë edhe për 15 minuta të tjera, derisa vezët të mpiksen.