Sallatë me brokoli dhe perime nga zonja Albana

20 Mars, 12:00

Sallatë me brokoli dhe perime

Përbërësit:

  • 1 boçe brokoli
  • 1 tufë majdanoz
  • 3 lgj misër
  • 3 lgj fasule të kuqe
  • 5 kastraveca turshi
  • 1 spec i kuq i pjekur
  • 1 grusht arra
  • 2 lgj vaj ulliri
  • Lëngu i 1 limoni
  • Pak kripë

Përgatitja:

E ndajmë brokolin në boçe pasi e kemi larë dhe e ziejmë në ujë të bollshëm me kripë për 6 minuta. E kalojmë më pas në ujë të ftohtë për të ruajtur ngjyrën dhe fortësinë. Kastravecat turshi i presim në kubikë, specin e pjekur ose gogozhare e presim gjithashtu në kubikë. Kalojmë perimet e konservuara në shpëlarje me ujë të ftohtë. Majdanozin e presim imët. Të gjithë përbërësit i vendosim në një tas ku i përziejmë me dresingun e limonit me vajin e ullirit dhe me pak kripë.